Ish-deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO

19 Shkurt 2026, 16:25Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, është propozuar si kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO-s.

Ditën e hënë, më 23 shkurt, Komisioni për Punët e Jashtme do të shqyrtojë kandidaturën e tij për postin e ambasadorit të Shqipërisë pranë NATO.

Në të njëjtën mbledhje do të shqyrtohet edhe kandidatura e Jeta Krekës si ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Shqipërisë në Katar, rezidente.

Lini një Përgjigje