SHËNIM/ Ish-presidenti i Koresë së Jugut në burgim të përjetshëm për një kryengritje 6 orë, Sali Berisha i lirë e i pandëshkuar për vite të tëra dhune!

19 Shkurt 2026, 14:40Politika TEMA
SHËNIM/ Ish-presidenti i Koresë së Jugut në burgim të

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-Yeol, 65 vjeç, është shpallur fajtor për tentativë kryengritjeje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata Qendrore e Seulit e ka shpallur Yoon fajtor për përpjekjen për të marrë kontrollin e Asamblesë Kombëtare, të drejtuar nga opozita liberale, për të arrestuar politikanë dhe për të vendosur një pushtet të pakontrolluar për një periudhë të konsiderueshme kohe.

Një prokuror special kishte kërkuar dënimin me vdekje, duke deklaruar se Yoon meritonte ndëshkimin maksimal për kërcënimin serioz që veprimet e tij përbënin ndaj demokracisë së vendit.

Yoon, një konservator i bindur, e kishte mbrojtur dekretin e gjendjes së jashtëzakonshme të 3 dhjetorit 2024 si një akt të domosdoshëm qeverisës kundër progresistëve, të cilët i kishte quajtur “forca antishtetërore” që pengonin programin e tij përmes shumicës parlamentare. Dekreti qëndroi në fuqi rreth gjashtë orë, derisa një kuorum deputetësh arriti të thyejë bllokadën e qindra ushtarëve dhe policëve të armatosur rëndë dhe votoi unanimisht për shfuqizimin e tij.

Gjykata dënoi gjithashtu disa ish-zyrtarë ushtarakë dhe policorë të përfshirë në zbatimin e dekretit, mes tyre edhe ish-ministrin e Mbrojtjes Kim Yong-hyun, i cili u dënua me 30 vjet burg për rolin e tij kyç në planifikimin dhe mobilizimin e ushtrisë.

Në praktikë, ish-presidenti korean, sot në burg, për gjashtë orë bëri atë që Sali Berisha ka bërë në mënyrë të përsëritur mes viteve 1997 dhe 14 shtatorit 1998. Në atë kohë, si president në detyrë, ai shpalli shtetrrethimin dhe gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin, mobilizoi ushtrinë, policinë dhe rezervistët civilë, duke ia besuar komandën kreut të shërbimeve sekrete. Ai urdhëroi sulme ndaj depove të armëve, provoi të përdorte avionët MIG kundër popullsisë së Jugut, duke shkaktuar mbi 2800 të vdekur vetën për të mbrojtur pushtetin e vet pas akuzave për grabitjen e kursimeve të shqiptarëve përmes skemave piramidale.

Një vit më pas, si lider i opozitës, tentoi të rimerrte pushtetin duke pushtuar institucionet me tanke të marra nga ushtria, duke zaptuar Televizionin Shtetëror, duke tentuar t’i vinte flakën selisë së qeverisë dhe të pushtonte Parlamentin, duke detyruar kryeministrin në detyrë të largohej.

Për të gjitha këto veprime, shumë më të rënda se ajo që Yoon Suk-yeol bëri për gjashtë orë dhe për të cilën u dënua me burgim të përjetshëm, Sali Berisha nuk është marrë kurrë as në pyetje.

Për këtë arsye, sot atij i lejohet ende të kërcënojë institucionet me dhunë dhe të imponojë retorikën e tij iliberale dhe agresive në debatin politik, duke mbajtur peng edhe opozitën përmes shantazhit dhe kërcënimeve.

Është një turp për demokracinë e këtij vendi që kjo të ndodhë. Po aq i turpshëm është fakti që Sali Berisha shtiret sikur feston fitoren e UÇK-së kundër pushtuesve serbë në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, kur dihet se ai dhe Partia Demokratike furnizuan me karburant ushtrinë serbe që shtypte kosovarët, duke shkelur embargon e OKB-së të vendosur pikërisht për mbrojtjen e tyre.

Një tjetër krim për të cilin Berisha nuk ka dhënë kurrë llogari, por nga i cili u pasurua.

Le të thuhet sa të duan se qeveria e Edi Rama është e korruptuar. Por për aq kohë sa alternativa e vetme mbetet një personazh kriminal si Sali Berisha dhe drejtësia vazhdon ta ketë frikë nga ai, Rama dhe ministrat e tij mbeten e vetmja garanci e mundshme për mbrojtjen e lirisë së këtij vendi.

Pa kujtesë nuk ka drejtësi, dhe pa drejtësi nuk ka demokraci./Shqiptarja.com

8 Komente

  1. m
    mero

    po kari po, ai ishte president dhe donte te instalonte junte. opozita ska ca instalon, pervdc se mudn te heqe kete palle kari qe ehste ne krye

    Përgjigjjuni
    1. n
      na myten hajvanat

      ik mer injorant pabuks e debil, shko meso abetaren ...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po ketu??

        Shume e sakte..Po pse gazetari leshit nuk thote per ish zonjen e 1Te Korese Jugut?Per nje dhurate te dhene nga nje Ojq vetem 200 mije usd ,u denua disa vite burg.Keto shkerdhatat tane qe erdhen nga rrogozi po bejne korace ligjesh qe mos preken

        Përgjigjjuni
      2. M
        Munika

        Ka drejtesi bota e jo qelbesira shpellare qe lepijne bythen e kriminelit non grata

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ne Kore ka Drejtesi, ne Shqiperi sundon Padrejtesi

          Ne Korene e Jugut ka Drejtesi te Vertete. Ne Tirane ka drejtesi te diktuar ne BE qe i sherben vetem Sali nongrates dhe falangave te tij. Drejtesia jone eshte tmeresisht e koruptuar, e paafte, dhe me sy te skuqur qe vetem drejtesi nuk dine te japin. Drejtesia jone e re i sherben vetem Saliut per te turperuar dhe permbysur rendim demokratik ne Shqiperine. Kjo i volet BEse qe jo vetem nuk don te na integroje, por dhe te na ndeshkoje meqe shqiptaret jane populli me pro-amerikan ne Bote! Por demokracia do mbijetoje ne Shqiperi, nderkohe qe BE po shuhet!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tropoja

            Në 500 vjet, kur i kemi zgjidhur ndonjëherë problemet me ligj? Por asgjë për t'u mërzitur, dardha e ka bishtin prapa, thotë populli. Njëra nga dy Profecitë u përmbush; Zotëria e pa' për së gjalli , që u shporr me neveri drejt gropës së jashtëqitjeve të historisë nga gjithë Perëndimi dhe shqiptarët nga Kosova në Shqipëri. Në atë gopë hodhi edhe familjen bashkë me nderin e femrave të veta. Ndërsa Profecia e dytë, ka akoma kohë. Siç thotë populli; Shqiptari nuk lë gjak pa marrë dhe hak pa larë! Atë faturë gjaku shqiptar që derdhi dhe nuk pagoi vetë si frikacak i pabesë që është, tradhëtinë ndaj kombit dhe zhdukjen e Shqipërisë nga harta në 1997, ka lënë bisht prapa për të paguar. E dinë se çfarë prostitute pabukse është. Nuk është as Gebelsi që t'i marrë me vete dhe as Mehmet Shehu, që iku vetë si komandant i LANÇ, si kryeministëri më i mirë i historisë, si luftëtar i Spanjës, si Hero i Popullit, duke ja dhier edhe Zeusit.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tirana e Re

              E kush do ta ndeshkoje kete pseudokriminel, ata qe e antagonizonin dhe e njihnin mire natyren e rane Frroku, Prenga, Lala, Bushati, Bardhi, Tahiri, Rraja me shoke

              Përgjigjjuni
              1. n
                ne shqiperi denohen njerzit. qe punojn. nuk denohe

                po sali berisha dunes denuar me vdekje qe ne 97 po ku ka pasur drejtesi ne shqiperi

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje