“GJKKO ndërhyri në kompetencat e Kryeministrit” - Balla: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump (VIDEO)

19 Shkurt 2026, 10:35Politika TEMA
“GJKKO ndërhyri në kompetencat e Kryeministrit” - Balla:

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i është përgjigjur Gazment Bardhit i cili kërkoi t’i hiqet imuniteti Belinda Ballukut dhe kërkesa të futej në rend dite. Balla i tha se Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën më 23 shkurt, ndërsa shtoi se GJKKO ndërhyri në kompetencat e Kryeministrit.

“Në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka kërkesë për heqje imuniteti, se as deputetët dhe as ministrat nuk kanë imunitet. Ka kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie. Sa i përket kërkesës për dhënie autorizmi, si anëtar i atij këshilli, jeni njoftuar në datën 23 ora 10:00 për të vijuar me mbledhjen. Të gënjesh është edhe profesion dhe ju e ushtroni në mënyrë shembullore. Thatë që ka vendim të Kushtetueses 8 me 0, se unë di dhe publiku di, ja ku i kemi dhe gazetarët aty lart që nuk ka një vendim. Sa i përket 8 me 0, po ka një vendim në leximin pa jurisprudencë vendim 8 me 0, ka 4 anëtarë që thonë që GJKKO ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit, parlamentit dhe presidentit, por nuk kanë rënë dakord për mënyrën se si zgjidhet. 4 thonë të zgjidhë Kuvendi, 4 thonë ta zgjidhë Gjykata”, tha Balla.

Gjithashtu, duke iu përgjigjur Gazment Bardhit, Taulant Balla u ndal tek Bordi i Paqes.

“E mban mend çfarë thoje në seancën e 23 Janarit? Edi Rama thoje nuk shkon dot kurrë në Uashington. Merr procesverbalin edhe shihe ç’ke thënë. Ndërkohë po ju them: Në orën 16:00 mbani telefonët dhe televizorët ndezur. Kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin Donald Trump do të firmosin në Bordin e Paqes…” – tha Balla.

8 Komente

  1. M
    Munika

    Mos?!... Amanet qelbesiren non grata se do e haje veremi

    Përgjigjjuni
    1. B
      BE eshte kunder shqiptareve, kuvendi te mbylle Gjk

      Bravo Taulant, bjere sektit zombi te ndyre te Sali vrasesit! Gjkko eshte pjese e ketij sekti qe po pin gjakun e popullit nepermjet rrogave e benefiteve maramendese per disa prokurore te kapur edhe nga sherbimet serbe e greke nepermjet Sali Udbashit.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tea

      Hahahahaaaaaaaa.....skane imunitet thote....o Tao mos na bej lojra fjalesh. Kryeministri genjeu kur tha Gjermania ka imunitet per deputetet...vetem njoftohet parlamenti. Duhet hequr fare dhe aitorizimi. Nese nje debutet ben krim te trajtohet si cdo qytetar....nuk jane mbi te tjeret.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mance

        Sa para ka premtuar? Cdo lek qe jeoet cenon sherbimet per qytetaret Shqiptareqe u vjen uji me orar ne mes te Tiranes.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bravo

          Bravo ngjarje e madhë shoku Enver takohet sot me Salin dhe do na jape faren e misrit Gjoegjjan!!! SPAK jemi me ju kunder ketyre horrave pa dallim partije.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            Ky eshte shkak i mjaftushem qe kryeministri ti beje kashte e koqe keta minj te hales berishiste

            Përgjigjjuni
            1. k
              kasem gahinji

              Jo kryeministri, por jemi ne, zgjedhesit qe kemi mbushur parlamentin me bythqire e qelbesira si Gazgej Bythqirbardhi, Agron Veshlepuri, Gjakmarrka, kaobojsit me pistolete, Qin Qeni, etj. Jemi ne qe duhet ti nxjerrin per bythe jashte Ata qe duan te vrasin dhe ti vene zjarrin Tiranes.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erdogan

                hhahahahaha do takohet i vogli me te madhin gomar! Servilizem i peshtire nga halli. Nejse nuk eshte se ke rruge tjeter.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje