“Tani që Bordi i Paqes na shpëtoi nga Ramaduro dhe FBI-ja” - Ironia e Manjanit: Çfarë mendje ka bordi i AKSH-it dhe i kadastrës?

19 Shkurt 2026, 10:00Politika TEMA
“Tani që Bordi i Paqes na shpëtoi nga Ramaduro dhe

Me tone ironike, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet politike të ditës, duke i zhvendosur më pas vëmendjen tek problemet e përditshme të qytetarëve me administratën. Teksa tallet me zhurmën rreth “Bordit të Paqes së Gazës”, Manjani ngre shqetësimin për vonesat dhe pengesat burokratike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe sistemin e AKSHI, duke kërkuar akses të drejtpërdrejtë dhe funksional në dokumentet e pronës.

"Ky Bordi i Paqes së Gazës, shyqyr që u mblodh më në fund se na e plasi buzën. U enjtëm me teori konspiracioni mbi Ramaduron, Trumpin, bordin, FBI, helikopterët, izolimin ndërkombëtar e turlilloj teorihanesh.

Ja ku mblidhet bordi sot e shpëtuam!

Tani, ky bordi i kadastrës këtu a do mblidhet të bëjë ndonjë punë apo jo? Sot hyjmë në muajin e dytë të pritjes paqësore së një kartele të freskët që pasurisë sonë familjare!!!!

Po bordi i e-albanias do e ngrejë atë sistemin që bie çdo ditë?!

Prap nuk e kuptoj, përse për të shkarkuar dokumentat e pronës sime duhet të pres pa fund, deri sa ti mbushet mendja nuk e di se kujt aty në kadastër që të ma nisë në postë elektronike?!

Përse nuk kam akses ta shkarkoj direkt sa herë të dua dokumentin e pronës sime, gjithnjë përkundrejt tarifës?!

A kanë ndonjë mendje bordi i AKSH-it dhe ai i kadastrës të na lehtësojnë nga pengesat hajvaneske sipas të cilave, një punonjës kadastre në Kukës duhet të japë miratim të një kartele të freskët, që kërkohet në Sarandë?!

Jepuni ore njerëzve akses direkt në dokumentat e regjistruara të pronës së tyre!

Ooo, digjitalizim o!

Ooo heejjjjjj!" - shkruan Manjani me tone ironike.

3 Komente

  1. M
    Munika

    Duhet gjet menyra qe ti behet e qarte Trumpit se Ramen e ka derguar Saliu. Si prove Saliu mund te dergoje edhe ca miljona a miljarda, por duhet theksuar se ne ket vend askush nuk zgjohet pa u lutur per surratin e dhier te non grates. Ketu ka arritur cmenduria.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje Hallexhi nga Berati

      Mire ja ke bere Manjani eshte bere gangrene ky problem , na grin nga paret duke na kerkuar Po te njejtat dekumenta per te mare certifikaten e prones qe me takon ? Nuk e di ku fle SHEJTANI jane bere shume ??? Problemi qe ke ngritur eshte shume i drejte sa aktual Po aq dhe i vjeter ne pritje , prej 30 vjetesh ? Shembull ke Beratin edhe pse e nderuan kryetarin e Bashkise Po e njejta gjendje per te mos thene me keq , se na kerkojne ti persrisim nga e para kur AMTP- ja eshte dhene qe ne vitin 1996-te ? Bashkija do vetem taksen e TOKES ta mbledh per te tjerat nuk i intereson ? Perderisa e ke regjistruar pronen thote une te vjel taksen di ???? Sdo me dite sec behet ne KADASTER ? Turp e faqen e zeze pacin se na cmenden ????

      Përgjigjjuni
      1. H
        Heejheeej qeveri,zgjohu

        Bravooo Manjani

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje