Çupi: Berisha “non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

18 Shkurt 2026, 19:30Politika TEMA
Çupi: Berisha “non grata” edhe në BE, nuk e njohin si

Analisti Frrok Çupi në “Tirana Live” në ABC News Albania tha se delegacioni i Parlamentit Europian ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare: mbështetja për drejtësinë duhet të vijojë pa asnjë lëkundje, ndërsa theksi u vu te pavarësia dhe llogaridhënia e institucioneve të reja.

Sipas Çupit, përfaqësuesit e Parlamenti Europian nënvizuan se drejtësia duhet të zhvillohet e pavarur, duke kërkuar njëkohësisht përgjegjësi dhe transparencë në veprimtarinë e saj.

Ai theksoi se mesazhi ishte i drejtpërdrejtë si për mazhorancën, që të përmbushë detyrimet e saj, ashtu edhe për opozitën, nga e cila u kërkua të luajë rolin e vet konstruktiv dhe të jetë në krah të reformave.

Në analizën e tij, Çupi u ndal edhe te shmangia e një takimi mes delegacionit europian dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë politik. Ai përmendi refuzimin e eurodeputetit McAllister për ta takuar Berishën, duke e interpretuar si konfirmim se në sytë e BE-së ai nuk konsiderohet si përfaqësues legjitim i opozitës.

“Delegacioni tha që duhet të vazhdojë përkrahja, mbështetje dhe puna e drejtësisë, ashtu edhe sikur llogaridhënia e drejtësisë. PE e tha fare qartë që drejtësia duhet të zhvillohet e pavarur, ashtu siç kërkon llogari të japë edhe llogari. Thelbi ishte që mazhoranca të kryejë detyrat e saj, kurse nga opozita kërkoi me ngul që të luajë rolin e vet, të jetë krah reformave. Më tej ishte shumë ironike, që u shmang Berisha.

Mcallister refuzoi që ta takonte Berishën. Ky ishte një konfirmim që edhe në BE, Berisha është ‘non grata’. BE nuk e njeh Berishën si udhëheqës as të Shqipërisë, as të opozitës. Për ata Berisha nuk është kryetar i PD. Ajo që Mcallister tha për dhunën në protesta është një alarm. Akti i fundit i Berishës është dhuna, në një vend demokratik. Kjo do të thotë që Europa është e gatshme të veprojë nëse kjo gjë do të bëhet një njollë e zezë për ecurinë e Shqipërisë përpara. Nëse vazhdojnë me dhunë dhe vrasje padyshim që do të jetë një organizatë kriminale”, tha Çupi.

3 Komente

  1. M
    Munika

    Dakort o zoti Frrok, po kjo hale drejtesie a do zgjohet ndonjehere? Kane 9 muaj qe kane perfunduar zgjedhjet dhe akoma s'dime nga dolen miljonat qe u derguan ne Amerike per makiazhin e surratit te non grates. Kjo drejtesi mafioze duhet shkrire nga themeli e kurre mos u futshim ne Evrope.

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1997

      Per derisa e njeh Spak e Gjkko, per te tjeret Saliu nuk e can trapin fare, ishte Spak e Gjkko qe i hoqen mesen e sigurise me arrest shtepie, duke e motivuar qe si lideri i opozites do bente fushaten elektorale. E morret vesh?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Peshtanaku ( bashkefshatar i Mero Bazes )

        Kur jep mend edhe spiuni i sigurimit , sa veta ka mar ne qaf ky palo surat , qe deshte te lante mekatet e tij dikur tek PD dhe kur e pa qe nuk i eci u kthye perseri tek profesioni i vjeter

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje