Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

18 Shkurt 2026, 18:56Politika TEMA
Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

Nga Igli Hasani

Ka momente kur një vend duhet të ndalet dhe të pyesë veten jo vetëm çfarë po bën, por si po përfaqësohet. Për Shqipërinë, një nga këto momente është sot. Sepse mënyra se si flasim dhe veprojmë jashtë kufijve tanë nuk është thjesht çështje protokolli apo imazhi, por pasqyrë e seriozitetit të shtetit dhe e ambicies sonë si vend evropian.

Një shërbim i jashtëm që funksionon mirë nuk u shërben diplomatëve si një trupë e mbyllur dhe e privilegjuar, as partive politike, por qytetarëve kudo që ndodhen, përfshirë diasporën shqiptare: investimeve që vijnë në vend, vendeve të punës që krijohen, sigurisë që garantohet, interesave ekonomike që mbrohen dhe zërit që Shqipëria ka në tryezat ku merren vendime që na prekin drejtpërdrejt.
Shërbimi i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë është një nga institucionet më përfaqësuese të shtetit. Përmes tij ndërtohet besimi, krijohen aleanca dhe mbrohen interesa afatgjata.

Ky shërbim ka traditë dhe përvojë. Ka diplomatë që ndër vite kanë përfaqësuar vendin me seriozitet dhe dinjitet, shpesh në rrethana jo të lehta. Ky kontribut meriton respekt dhe vlerësim.
Por realiteti ndërkombëtar ka ndryshuar rrënjësisht dhe diplomacia nuk zhvillohet më sipas modeleve tradicionale. Sot ajo ndërthuret drejtpërdrejt me sigurinë, ekonominë, zhvillimin, energjinë, migracionin dhe mjedisin. Në këtë realitet gjithnjë e më kërkues, Shqipëria ka marrë mbi vete përgjegjësi konkrete dhe të dukshme në skenën ndërkombëtare.
Përvojat e viteve të fundit e kanë bërë këtë të prekshme.

Kryesimi i OSBE-së në vitin 2020, në një periudhë veçanërisht sfiduese, dhe angazhimi ynë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së treguan qartë se Shqipëria ka kapacitete njerëzore për t’u përballur me sfida diplomatike të mëdha. Por ato nxorën në pah edhe diçka tjetër: se kuadri ligjor dhe institucional ishte ndërtuar për një realitet tjetër, më pak kompleks dhe më pak kërkues.


Ndërsa vendi hyn në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kjo nevojë për ndryshim bëhet edhe më e qartë. Diplomacia sot kërkon njohuri të thelluara dhe ekspertizë konkrete në fusha që deri dje nuk ishin gjithmonë në qendër të shërbimit të jashtëm: nga politikat e brendshme të BE-së te çështjet rregullatore, ekonomike dhe të konkurrencës, përfshirë diplomacinë ekonomike, energjinë, mjedisin dhe klimën, apo edhe hapësira gjeografike ku tradicionalisht nuk kemi qenë të fokusuar.

Por mbi të gjitha, diplomacia sot kërkon një shkathtësi të re veprimi. Aftësi negociuese të thella dhe teknike. Përshtatshmëri. Koordinim efektiv. Dhe kapacitet për të vepruar dhe komunikuar shpejt në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më kompleks dhe te ndryshueshëm.

Shqipëria nuk është më thjesht vëzhguese e proceseve ndërkombëtare; ajo është një aktore që kontribuon realisht në tryezat ku merren vendime. Ky status kërkon pjekuri institucionale dhe përgjegjësi, si edhe një diplomaci që prodhon përmbajtje dhe rezultate, jo thjesht prani formale.

Në këtë fazë, Shqipëria ka nevojë për më shumë substancë sesa imazh, për më shumë ndikim sesa ekspozim publik dhe për një diplomaci që shkon përtej fasadës, përdorimit për konsum të brendshëm dhe logjikës së “business as usual”.

Reforma e shërbimit të jashtëm synon pikërisht këtë: krijimin e një sistemi që funksionon më mirë, shpërblen meritën, nxit performancën dhe investon seriozisht në formimin profesional. Një shërbim i jashtëm modern nuk mund të bazohet vetëm në precedentë apo në kohë shërbimi, por duhet të garantojë përputhjen e kapaciteteve profesionale me kërkesat reale të diplomacisë së sotme.

Projektligji pasqyron realitetin e diplomacisë bashkëkohore, ku politika e jashtme nuk zhvillohet më në ngrehina institucionale, por ndërthuret gjithnjë e më shumë me fusha të tjera të veprimit shtetëror. Për këtë arsye, ai forcon koordinimin ndërinstitucional, duke synuar koherencë dhe qartësi në përfaqësimin e qëndrimeve të Shqipërisë. Një shtet i besueshëm flet jashtë vendit me një zë të vetëm, të qartë dhe të koordinuar.

Një element i rëndësishëm i kësaj reforme është vendosja e standardeve të njëjta për të gjithë, përmes një vlerësimi profesional të rregullt dhe të besueshëm. Jo si masë ndëshkuese, por si garanci për cilësi, besueshmëri dhe zhvillim të drejtë të karrierës diplomatike. Në mungesë të standardeve të qarta, as performanca dhe as përgjegjësia nuk mund të maten realisht.

Por një reformë e shërbimit të jashtëm nuk mund të mbështetet vetëm në rregulla dhe mekanizma vlerësimi; ajo kërkon investim të qëndrueshëm te formimi i njerëzve. Pikërisht këtu hyn roli i Akademisë Diplomatike, jo më si një strukturë trajnimi sporadik, por si hapësira ku ndërthuren formimi akademik, përgatitja praktike dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional. Një shërbim i jashtëm modern ndërtohet përmes një kulture shërbimi publik të bazuar në njohuri, etikë dhe standarde evropiane, dhe Akademia Diplomatike duhet të jetë vendi ku kjo kulturë formohet dhe konsolidohet.

Po aq e rëndësishme është edhe një pasuri që Shqipëria e ka tashmë: profesionistët shqiptarë që prej vitesh punojnë në organizata ndërkombëtare dhe institucione multilaterale. Një shërbim i jashtëm modern duhet të jetë një alternativë serioze dhe afatgjatë edhe për ta, duke vënë përvojën dhe njohuritë e tyre drejtpërdrejt në shërbim të interesit kombëtar.

Asnjë ligj nuk zgjidh gjithçka me një akt të vetëm. Reformat kërkojnë kohë, lidership të përkushtuar, vazhdimësi dhe përgjegjësi institucionale. Por ato vendosin themele.

Sepse diplomacia nuk ndërtohet për një moment politik. Ajo ndërtohet për breza.

*Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme

21 Komente

  1. A
    A.K

    Shume e drejte, po pyetja eshte kush do ti beje gjithe kete reforme e motivoje diplomatet, Mamica qe e ka mendjen te pozoje per Instagram e sdi cfare flet?!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Angela

      Fix ????

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhezo Smokthina

        Për çfarë Akademie diplomatike e ka fjalën shoku Igli? Ne kemi shumë Akademi, si ajo e Brinjëve dhe Akademia e Partisë Socialiste; e para u mësonë brinjëve si tu shërbejnë deleve, kurse e dyta u mëson deleve si ti shërbejnë bariut... Po mirë more zotëri, u shuan akademitë dhe univeritetet qindravjeçare anë e kënd botës ku të shkojnë për t'u diplomuar studentët tanë? Dhe tek e fundit, ne kemi Akademinë e Shkencave, nuk mund të hapet një sektor për diplomacinë, me kohë të pjesëshme, për t'u kulturuar diplomatët tanë? Dhe në fund fare, pse të mos kthehen përsëri format e edukimit në ministrinë e jashtme, duke ringjallur traditën tonë të mrekullueshme të formimit të njeriut të ri me mësimet diplomatike të Partisë dhe veçanërisht të mësuesit tonë të dashur e të pa gabueshëm, shokut Edi Rama?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komentuesi

          Shumë të drejtë ke ti A.K. kur përmend Mamicln apo Mamicat. Po pse nuk thua po vetë ky autori, si sot dhe veçanërisht kur ishte "ministër", e plotëson këtë nivel kualifikimi për të përfaqësuar vendin????!!!!

          Përgjigjjuni
        2. A
          A. Bekteshi

          Shkrimi prek një të vërtetë thelbësore. Por për fat të keq diplomatët e karrierës shqiptare, me përjashtime të pakta, kanë qenë ndër vite njerëz mediokër të cilët janë përpjekur vetëm të përfitojnë dhe të pozicionohen mbi të tjerët, pa pasur asnjë intelekt, formim apo arritje të veçanta. Ata e kanë parë diplomacinë si një monopol të tyre dhe çdo njeri nga jashtë sistemit si kërcënim të privilegjeve të tyre dhe të familjeve të tyre. Uroj që ligji i ri ta ndryshojë këtë realitet dekadash dhe të afrojë të rinj të ditur dhe idealistë që i shërbejnë vendit.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Une

            @A.Bekteshi Ne kohen e shokut Enver dipllomatet duhet te kishin kushtet politike dhe ato profesiaonale. Ne kohen e Saliut, te gjithe dipllomatet u kethyen ne atdhe dhe Saliu dergoi si dipllomate jashte vendit "maloqet" qe vinin era perc dhe jo vetem qe nuk flisnin gjuhe te huaja, por edhe shqipen e flisnin me dialekt maloqian.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Ana

            Cdo fjali ketu eshte mese e drejte, dhe mbi te gjitha vizion I qarte! Por, z. Hasani, " nuk vjen pranvera me nje lule" Nuk besoj se do te ndryshojne gjerat vetem me vullnetin tend te paster, te drejte.

            Përgjigjjuni
            1. M
              MEPJ

              Po te kishit vazhduar ju si minister mbase, por me Elisen Ministria ka per te shkuar vetem poshte e me poshte.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Brunner

                Shiko ambasaden ne Austri. Eshte kthyer ne sherbim te librave e pikturave te ambasadorit. Konflikt i paster interesi. Mjaft te shikoni face bukun e ambasades.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tiku pe llastiku

                  Ua sa bukur e ke shkrujt...ceshtja se dhe ti dhe spirupalja jeni komplementar, si ti si ajo nuk ndrysho gjo

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fjalori

                    Tiku na fal qe po te hap driten po komplementar nuk do te thote te ngjashem, kur te kesh kohe mos u merr vetem me llastiqe po meso noi fjale te re.

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    D

                    Nje analize dhe shkrim shume real. Nje nga Ministrat Jashtem me te suksesshem.

                    Përgjigjjuni
                    1. h
                      himariotiqis

                      Ha ha ha .. ky ndoshta di shume por vetem kryediplomat nuk ishte, paraqija e tij ne takime dukej sikur te ishte ndonje spektator ose .......

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        UCK

                        paske qene te keto takimet ti shoku? Se varet ca quan ti kryediplomat, mbase te duket Edi Paloka me i denje.

                        Përgjigjjuni
                    2. D
                      Destani

                      Nje shkrim shume real. Ministri i Jashtem me i suksesshem.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Efti

                        Ouuu sa mir e njifke mo Destan, D, me i suksesshmi? cna shkrive, nqs ka patur MPJja ministra te suksesshem dhe te formuar, dy kan qene, ai djali nga Kosova dhe Ditmir Bushati, ne keto vite te demokracise.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Erioni

                          Efti per ate djalin nga Kosova jam dakord i mire ka qene, po jo Bushati qe mbushi ministrine me qoka e nepotizem.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Haneme

                            Aq i mire paska qene ai djali nga Kosova sa as emrin s'ia mban mend.

                            Përgjigjjuni
                          2. S
                            Soli

                            Keni 13 vjet ...ju rilindni gjithnje...si oppzite nuk keni te share. Nese keni nje ambasador mbi 50 vjec na e thuaj. Nje vetem.

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Isli Suedi

                              Kur u be minister nuk e kisha degjuar ndonjehere dhe mendova qe eshte nga ato shpikjet e Rames. Por kur kam tastisur njehere me nje diplomat te huaj we e kishte njohur gjate kohes qe kishte qene ne OSBE me beri shume pershtypje qe fliste ne superlativa. Duket qe kishte nje reputacion te jashtezakonshem ne qarqet diplomatike jashte vendit. Por si gjithmone ne Shqiperi bie ne sy kush bertet me shume e jo ata qe bejne punen. Shkrim shume i mire po e dyshij qe ndonje gje ka oer te ndryshuar.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Doktori plastik

                                Eeee nuk qenka imazh diplomacia, po pse kot ka be gjith ate investim Elisa per te rregulluar surratin qe te shkelqeje neper ballo e foto. Ti po na thua qe i ka shkuar kot? Ncncncnc

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje