Peleshi i përgjigjet Bardhit:Jemi brenda afateve, të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve

19 Shkurt 2026, 10:30Politika TEMA
Peleshi i përgjigjet Bardhit:Jemi brenda afateve, të hënën

Pas akuzave që lëshoi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për çështjen Balluku se Kuvendi po bëhet pengesë për heqjen e imunitetit të saj, kërkesë që është bërë nga SPAK, vjen reagimi nga Niko Peleshi. Kryeparlantari e ka cilësuar patetik deklaratën e Bardhit.

“Lexoni Rregulloren para se të bëni fjalime patetike. Asnjëherë nuk e ke kontestuar interpretimin që kreu i Kuvendit i bën Rregullores, nuk do zgjuarsi. Nuk është shkelur asnjë nen i Rregullores jemi brenda të gjitha afateve. Të hënën do mblidhet Këshilli i Mandateve pasi është respektuar e drejta e të gjitha palëve. Nuk jemi organ vendimmarrës, por këshillimor.
Nëse doni ta çoni në jo normalitet Kuvendin…Puna ime është ta mbaj në normalitet”, shprehet Peleshi.

Lini një Përgjigje