Çim Peka premton imunitet për bandat kriminale nëse fiton Sali Berisha

27 Mars 2025, 17:15Politika TEMA
Çim Peka premton imunitet për bandat kriminale nëse fiton Sali

Sondazhet dhe analizat po nxjerrin çdo ditë e më shumë Partinë Demokratike të Sali Berishës si forcë humbëse në zgjedhjet e 11 majit, dhe kjo po tmerron familjen Berisha dhe median e saj familjare.

Gati për çdo kompromis, vetëm për t’u rikthyer në pushtet, Berisha ka vënë në zbatim një strategji të re elektorale përmes zëdhënësit të tij familjar, Çim Peka.

Në një editorial të transmetuar mbrëmë në Syri.TV, Çim Peka arriti kulmin e skandalit duke premtuar imunitet për bandat kriminale në rast se fiton Sali Berisha.

Një mesazh me kod që Çim Peka e ka kamufluar kështu, por që u paraqit me entuziaszëm nga Syri.net: "Çim Peka ka bërë një deklaratë epike për 'çunat' e krimit në të gjithë Shqipërinë që janë pjesë e ‘batalionit’ të vjedhjes së votave në Rilindje."

Ja editoriali i Çim Pekës:

"Për çunat e Durrësit, çunat e Shkodrës, çunat e Elbasanit, çunat e Fierit, çunat e Vlorës, për çunat e Dubait (...).

Keni një gjë parasysh. Edi Rama po negocion, para apo pas zgjedhjeve. Nuk ka SPAK që ju fal dhe ju mbyll dosjet, thjesht po negociohet koha.

Rama ju do pas zgjedhjeve sepse para zgjedhjeve i duheni për të bërë atë që bëtë në 2023 dhe 2021.

Vetëm se duhet të bëni një analizë fare të thjeshtë. Në qoftë se Rama nuk është kryeministër, prozhektorët drejtohen mbi të dhe ndoshta radha juaj vjen ose nuk vjen.

Por nëse ju e bëni prapë Ramën kryeministër, prozhektorët janë mbi ju. Ju do bëni burg për Ramën, ai do vazhdojë të vjedhë sërish."

Nëse Edi Rama mbetet kryeministër, thotë Çim Peka, bandat kriminale do të vazhdojnë të goditen dhe arrestohen, ndërsa nëse fiton Sali Berisha, drejtësia e tij do të merret me Ramën dhe nuk do të ketë kohë për t’u marrë me krimin e organizuar.

Është një mesazh delirant apo nje supergafë, sepse sido që të interpretohet, konfirmon planet kriminale të shpallura tashmë nga Sali Berisha në rast fitoreje: të çmontojë SPAK-un dhe të rikthejë drejtësinë nën kontrollin e tij, për të përdorur prokuroritë dhe gjykatat për të goditur kundërshtarët politikë, ndërsa krimit të organizuar t’i japë dorë të lirë dhe imunitet.

Në praktikë, Berisha dëshiron të hapë një pazar me bandat: votoni për mua dhe askush nuk do t’iu prekë. Kush e di nëse SPAK-u dhe Prokuroria, të cilat kanë krijuar një task-forcë të posaçme, do të merren me këto mesazhe të lëshuara në prag të fushatës elektorale. (Shqiptarja.com)

18 Komente

  1. V
    Vala

    Problemi eshte edhe me i thelle. Me c'shohim deri tani, drejtesia eshte pjese e ketyre bandave.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veliaj ohhh olele bytha

      Pse eshte pjese e bandave drejtesia o vala e Veliajt? Apo se te rrasi brenda surratin me te ndyre ne Shqiperi partizanin Velo?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Vala,mendoj se ka te drejte. Drejtesia eshtte pjese e ketyre bandave dhe do perdoret nga Sali Berisha per te denuar Edi Ramen dhe te tjere qe vijn pas tij.,kane apo nuk kane faj.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shishtaveciani

        Vete Cim Peka eshte nje gafe e madhe njerezore!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku nga Xhomlliku

          Hahahaha, o Shishtaveciano, mos vdeksh ishallah. Je i modh

          Përgjigjjuni
        2. d
          dinjiteti

          O zot car degjon... Ky duhet proceduar per lajme te tilla Hak thu Hak thu Katunar i ndyre

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjeli i Peqinit

            Mjafton te shohesh foton ne krye te ketij shkrimi i bere nga nje qebaze gazetar si Cim mut Peka e kupton se c'fare bande terrorite jane , shkurt fare jane banda me e rrezikshme ne kete vend . Goditeni me vote kete bande terroriste me Sali halene ne krye .

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iso

              Ndersa une e lexoj keshtu:- skapi eshte i imi (salehit) dhe edhe po fitoi Rama skapi do ju a fusi!

              Përgjigjjuni
              1. s
                sapa

                Shqiptareve te ndershem qe jane aty ju ka mbetur vetem nje shans:te ikin sa me pare nga ky vend ku fjala shtet eshte vetem ne enderr!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Babale

                  Jo ore dua te rri ne shqiperi ne vendin tim.ti po deshe ik ne pith te sateme te lash pjatat.

                  Përgjigjjuni
                2. O
                  Opionisti

                  Amund te arestohete cim beka

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zyko

                    Ha ha. Po kur kane pasur imunitet me te madh bandat dhe hajdutet se sa nen qeverrisjen e ramush hajdutit??!! Popull Votoni partite e reja!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arma Vlora.

                      Majmuni me pallto,

                      Përgjigjjuni
                      1. b
                        bashkimi per drejtesi

                        Prej fund viti 1990 ju jeni në skenë politike me banda, mercenar, vagner e me terror kundër shtetit forcave demokratike në Shqipëri. Nuk doni ta dëgjoni të vërtetën se juve iu ka rekrutuar UDA serbe dhe kasapi i Ballkanit, Millosheviqi i cili në Mbledhjen e Kuvendit serb kur iu për përgjigj një pyetje për miliona DM tha: "A...po shihni si po digjet Shqipëria, tash mund ta marrim me pushka gjuetie...". Mendoni si çka i ndodhi shkatërrimi i Shqipërisë nën sundimin tuaj PD, banda me mija vrasje, skema piramidale drogë, IKJE masive rreth 1 milion veta, ngjarjet 1990 - 98 kur u vra dhe u plagosën nga ju PD-ja mija të rinj, Gërdeci, 21 Janari etj. etj. dogjët dhe plaçkitet vendin dhe shitet e falet tokë e det armiqve dhe po shpenzoni qindra miliona e ulërini poshtë e lartë dhe krijoni aleanca me armiqtë e kombi dhe shtetit. TURP për ju dhe për SPAK që nuk ndan drejtësi.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drenioti

                          Obo .bo.bo.bo Ça fytyra të shplara, Tipik shpellar,

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Votuesi për Shqipërinë Evropiane

                            Këta po shkojnë në vaki, në funeral? Pamjet e saliKërmës flasin vet. Ai është e ardhmje e shkuar prej vaktit...

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dursakja

                              Sali Berisha është profesionist i bërjes dhe i zbatimit të planeve kriminale, këtë e ka provuar në gjithë praktikën e tij të drejtimit të pushtetit, kush nuk e kupton këtë është i marrosur, ose kush e ka harruar është fatkeq.

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                durrsaku

                                Po me sa di e lexoj ne gazetat shqiptare, ato te rilindjes se gazetat e djathta jane eliminuar te gjitha , bandat jane te gjitha pjese e pushtetitm Rama te cilat SPAK po i rrallon perdite duke filluar mga bandat e ministrive dhe te bashkive qe nuk kane lene gje pa vjedhur, kuptohet mbas shpines se Rames sepse ky i shkreti nuk di gje se ç'behet .

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje