Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka folur mbi anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Në një intervistë për Radio Televizionin Slloven është shprehur me nota pozitive për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian ku thotë: Shqipëria në vitin 2027 do të mbyllë procesin e negociatave.
“Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi që renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026.
Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për ti mbyllur negociatat në fund të vitit 2027.
Vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së. Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, shteti anëtar do të thoshte jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian, prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi”, - u shpreh Marta Kos.
Bo kur ta lexojne kete lajm te bukur per shqiptaret gerdalla Edithththththghth harxhi me bythet si te teta ollges dhe laraska e zhulalit me turinjte si te kalit do te ndihen shume keq dhe tre dite do vajtojne si kukuvajka derisa te marrin ftese per pjesmarrje ne konferencat ditore te vampirit te vicidolit nga floriana me trupin e shpifur si te bleona qerretit.