
Nga Adriatik Doçi
Përfaqësuesit e partive politike kanë deklaruar objeksione të guximshme për zgjedhjet e 11 majit. Kujtim Gjuzi, i cili mori vetëm dy vota si kandidat për deputet në 2021, ka deklaruar se do të marrë 71 mijë vota.
Rezultati në 2021 i Gjuzit mund të konsiderohet si progres pasi në zgjedhjet e 2019 mori zero vota. Me sa duket kishte harruar të votonte për veten e tij!
Selami Jenisheri, i dënuar për mashtrim, pretendon se do të marrë 25 mijë vota. Mbetet e paqartë se ku do t'a çojë Jenisheri këtë thes me vota pasi ka paralajmëruar se do të padisë në SPAK kreun e koalicionit, Sali Berishën, i cili i bëri 'diss' Bashës me këngën e Unikatil, por jo me këngën e Hysenit.
Tedi Blushi i ish- LSI-së thotë se do marrin 12 mandate, duke sfiduar sondazhet që e nxjerrin 1 %. Gjithsesi, shifra u korrigjua nga shefi i tij nga qelia, Ilir Meta, i cili tha se koalicioni i madhështorëve mund të marrë 84 mandate. Përfshirja e foljes jokalimtare 'mund' tregon se i ka dalë rakia në qeli.
Adriatik Lapaj ka deklaruar se do të marrë 71 mandate. Ky objektiv merr një tjetër dimesion pas dorëzimit të listës në KQZ, e cila dukej si listë dasme.
Përfytyroni për një moment Kuvendin dhe qeverinë e Lapajt nëse do të merrte 71 mandate: Babi kryetar Kuvendi, daja ministër i Brendshëm, tezja ministre e Jashtme, halla zv.kryeministre, gruaja e Shabanit ministre e Arsimit etj.
Të vetmit që e kanë të panevojshme për t'i hyrë parashikimeve zgjedhore janë Tritan Shehu dhe Fatmir Mediu. Në një kohë kur Jorida Tabaku, fituese e primareve, u zhvendos në listë të hapur dhe sot detyrohet të dalë të blejë speca për të siguruar votat, për Shehun dhe Mediun zgjedhjet nuk kanë kuptim.
Nëse një ditë PD-ja do mbetet me tre deputetë; ata do të jenë Shehu, Mediu dhe Berisha. Arsyet se pse vendi i sigurtë në listën e PD i Shehut dhe Mediut nuk është vënë dhe nuk do të vihet kurrë në diskutim nga Berisha, e dinë vetë ata!

o kujtemooo rri shpi or ti mos u nakatos fare me pulitiken ti
Saliu , kujton se do tja hedhe problemit qe ka me Gerdecin , prandaj Fate qejflliu qe e di se ku fle lepuri i hallit te Sales , do te jete deputet , sa kohe qe ai ta kete kete hall . Ndersa Tritani i preshit , qe i di mire pislliqet e shkeljes se embargos se Serbise nga Saliu , edhe kete radhe e ka siguruar mandatin ne qarkun e Gjirokastres. Bile me kete rastvte rralle , grupi i Lazaratit per kete "legjende te PD"-se , ka bere nje kenge labe me humor dhe ironi te holle . Shpresoj qe se shpejti do te hidhet ne treg .
po per ps, pidhin e sat eme nuk ke ndonje gje per te shkruar?
Po Sajme Worri,Ben tigri,Lali Eri dhe dy Iliret sa vote do marrin?
Ne e kemi komshi kte karin kujtimin si ka mundesi te ngeli pd ne dore te ktyre tipave me.kte tallnin trapin dhe kalamajt e lagjes te bilardo se aty rinte non stop.te fala nga selvija
Po ka të drejtë Gjuzi kur nje hale me gazetarë e marrin në çdo studio televizive, dhe asnjë nuk i thotë z.gjuzi nuk të voton as familja juaj ca k*** n kërkon nga shqiptarët??
Gjuzi eshte nje personazh humori ,qenie qesharake dhe idiot
Parashikimi eshte I sakte . Ama eshte edhe ogurzi . A mund te qendroje trekendeshit me kembe vetem me Berishen , Tritanin dhe Mediun ?!?!