“Nuk keni asnjë program”, Rama replikon me qytetarin: Ti mendon se në BE futesh pa pasur program për çdo fushë?!

27 Mars 2025, 09:49Politika TEMA
“Nuk keni asnjë program”, Rama replikon me qytetarin: Ti mendon

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve teksa doli live në “Facebook”, në rubrikën “Sy m’sy”.

Një komenti se Partia Socialiste nuk ka asnjë program, Rama iu përgjigj: “Ardjan, asnjë program nuk kemi, futja në BE nuk të duket program, mendon se në BE futesh pa pasur program për çdo fushë.

Përkundrazi! Më e bukura është që ju që thoni s’ka program, kur ne flasim për program, nuk e shihni dhe nuk e dëgjoni”.

Një tjetër qytetar e pyeti se si do rimëkëmbet ekonomia që po shkon poshtë e më poshtë.

“Po të ishte kështu, rrogat nuk do shkonin lart e më lart, vlerësimet e institucioneve nuk do të shkon lart e më lart. Por, ti i përket një kampi tjetër, ku merret aroma dhe mendja pa mendje e kënetës”, tha kryesocialisti.

 

 

3 Komente

  1. P
    Pallosh

    Si ke Kushtet o Pallosh Groshe me hi ne Evrop qa na ban si i Mequn se te kena pa qa bane dhe ti Tan vjelli ti thu une nuk di gja Lene mar Kodosh hap krahun dhe del me rrespekt Une e di se ti ske Konkurrent pranej ba si i Meqem se Sali Matufi han Mut kot dhe ata qe i shkojn mrapa ai ka kry pun per ket dynja At vetem Varreza e Pret

    Përgjigjjuni
    1. P
      Përrallat e Bablokut

      Nuk futesh në BE por spate program. Po kush tha që Rama ka program? Programi më i madh që keni është vjedhja, mjafton yë shikosh raportet e KLSH apo si janë pasuruar qeveritarët apo kryebashkiakët socialistë. Jei në 2025 dhe akoma nuk ka ujë 24 orë në ditë. Në Shqipëri rrogat në shtet janë më të larta se në privat. Skandal! Në cilin vend të BE ndodh kjo? Po të kishte rritje reale të ekonomisë (dhe jo rritje artificiale me informalitet, drogë, trafiqe) privati do kishte rritur direkt rrogat pas rritjes që bëri Rama. Dmth nuk ka fuqi të rrisë rrogat. Ku është vlerësimi këtu? Që paraja e pisët zhvlerësoi euron dhe varfëroi bizneset? Pyetja është: Për vit të Ri 2025 dole te Kryeministria me Top në dorë (çudi e madhe që vetëm një klloun cirku mund ta bëjë), dhe Spaku ta bëri topin, ta futi në burg Veliajn e Topit. Mot në 2026 si do i urosh shqiptarët?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arlindi

        Qe ti nuk ke nuk do dhe të duket gjë fare pa rëndësi programi kjo është e qartë si drita e diellit. PS ndërtoi program vetem në 2013 kur donte të vinte në pushtet pas 8 viteve opozitë. Pas 2013 nuk ka pasur asnjëherë program elektoral të mirëfilltë në kuptimin e fjalës, sepse ty te duken budallalliqe ato, këtë formim ke. Në 2017 programi yt ishte tepsia që nuk duhej ndarë me të tjerët Në 2021 programi yt ishte tallavaja dhe citianet Në 2025 programi yt është bufi dhe këneta.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje