Ndreca: Njësia 14 po ndryshon përditë, investimet në infrastrukturë dhe shkolla po e transformojnë Astirin

27 Mars 2025, 09:05Politika TEMA
Ndreca: Njësia 14 po ndryshon përditë, investimet në

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, i njohur për angazhimin e tij të palodhur në zonën e Njësisë 14, ka deklaruar se “presioni pozitiv” për ndërtimin e shkollave në Astir është më shumë se një premtim elektoral – është një angazhim që po merr formë konkrete.

I ftuar në “Programin e Drekës” me Ola Brukon në News 24, Ndreca ndau me publikun bilancin e punës së katër viteve të fundit si drejtues politik në një nga zonat me ritmin më të lartë të zhvillimit urban në Tiranë.

“Janë ndërtuar tashmë 45 shkolla të reja në Tiranë, por ne kemi insistuar që edhe Astiri të marrë atë që i takon – dy shkolla të reja sapo janë kontraktuar nga Bashkia Tiranë dhe pritet fillimi i shpejt i punimeve në Astir”, tha Ndreca.

Ai theksoi se transformimi i Astirit nuk është rastësor, por rezultat i një politike të qëndrueshme zhvillimi dhe presioni të vazhdueshëm institucional. “Astiri dikur ishte një zonë e lënë pas dore, me problematika të mëdha në legalizime, mungesë shërbimesh dhe infrastrukturë të degraduar. Sot, falë investimeve të mëdha publike, është një zonë që ka dyfishuar vlerën e pasurive dhe po kthehet në një nga lagjet më të urbanizuara të kryeqytetit,” tha ai.

Në një kohë kur zgjedhjet afrohen dhe votuesit presin më shumë se fjalë, Ndreca vjen me një histori të ndërtuar mbi rezultate konkrete. Fokusi në arsim, infrastrukturë dhe transformim urban e pozicionon si një nga zërat më të besueshëm të mazhorancës – veçanërisht për qytetarët që kërkojnë zhvillim real dhe investime të prekshme në komunitetet e tyre.

6 Komente

  1. 0
    007

    Eveniment nje hajdut me license si Ndreca po numeron tenderat e shkollave qe ka vjedh... Suksese kusari hajduti monster...

    Përgjigjjuni

            1. N
              Nardi

              Akoma jashte edhte ky hajdut pordhac.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje