Berisha kërkon ndihmë nga Policia kundër Bashën: Merrni masa

26 Mars 2025, 18:04Politika TEMA
Berisha kërkon ndihmë nga Policia kundër Bashën: Merrni masa

Partia Demokratike ka depozituar në KQZ një kërkesë ku kërkon që të ndërhyhet nga Policia e Shtetit  për të hequr logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës.

Kërkesa është depozituar nga Franc Nuri, përfaqësues ligjor i PD-së, më 21 mars, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, drejtuar kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, si dhe Policisë së Shtetit.

“Jemi vënë në dijeni për keqpërdorimin e simboleve dhe logove të partisë tonë dhe Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Kemi marrë raportime nga mbështetësit tanë se veçanërisht në Njësinë nr. 5 në Tiranë, në rrugën “Nikolla Tupe”, ka logo dhe simbole të partisë tonë te zyra e vjetër”, thuhet në ankesën e depozituar.

Më tej, në letër thuhet se “përdorimi i këtyre simboleve në prag të fushatës dëmton interesat e ligjme të subjektit tonë”.

“Kërkojmë nga KQZ dhe Policia e Shtetit marrjen e masave për heqjen e këtyre simboleve, logove dhe stemave nga këto zyra”, theksohet më tej.

Më herët ka pasur edhe një kërkesë tjetër për heqjen e logove nga një prej zyrave me qira të degëve të marra nga Basha për zgjedhje, ku kishte tabela të PD-së. Ato u hoqën menjëherë pas urdhrit të KQZ-së.

Lulzim Basha aktualisht e ka dërguar rekursin e vulës në Gjykatën e Lartë dhe pret një vendim prej saj.

8 Komente

  1. M
    Munika

    Wow!... Tani ju dashka policia e jo Sali Lusha me shkopinj e me hanxhare. Varu hebet. Pune shpellaresh!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kulluri

      Sale shume gjate i ke ra. Thui Dumdumit te çoj Olsi Dadon ti fusi nje te arrestueme dhe mbyllet gjithçka. U bo edhe Lul Shumezimi me te bo ty pordhe ,apo e ka kuptue qi nu i aaktivizon dot bandat per ndonji aksident automobilistik tani qi fillon edhe fushata e ka kuptue qeni qi ty sta mban.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhepisti gjate

        Kerkon ndihme se Basha ta ha karin direkt sa te sheh prandaj

        Përgjigjjuni
        1. B
          BËJE MIRË, BËJE VETË DOKTOR !

          Doktor , po strukturën “8Janari” me kryekomandant Mulin , pse e ushqen ? Ç’të duhet policia , ç’i fut në bela të shkretët , pak dru kanë ngrene nga Muli në protesta , tashti t’ë hanë dru dhe nga Luli , mbaro punë vetë , mos prit nga policia ! BËJE MIRË , BËJE VETË !

          Përgjigjjuni
          1. s
            sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

            ik o lul o kok tul. mos dil. me. se. te. ka dale. boja. po lere kriminelin. se. ai. do vdesi. rugeve. si qen. sali krimineli kerma i shqiperis

            Përgjigjjuni
            1. B
              Banda

              Gazetaaaar, të hëngërt dheri. Mirë kur përktheni , po dhe kur shkruani në shqip bëni gabime trashanike???!!!. ....Berisha kërkon ndihmë nga Policia "kundër Bashën": Merrni masa.............. Thuhet "kunder Bashes", o gazetar kokloqe, që u rrite dhe nuk u poqe.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Banda

                Gazetaaaar, të hëngërt dheri. Mirë kur përktheni , po dhe kur shkruani në shqip bëni gabime trashanike???!!!. ....Berisha kërkon ndihmë nga Policia "kundër Bashën": Merrni masa.............. Thuhet "kunder Bashes", o gazetar kokloqe, që u rrite dhe nuk u poqe.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  VLONJATI

                  Saliu ka marr vesh qe Basha ka ber kallezim ne spak se vrasjet ne 21 janar ,urdherin e mora nga sali berishaSali mos u bej merak se derdimeni i spakut nuk ben asgje pa urdherin tend .Ke gjykaten shqiptare qe e themelove vehte dhe do jete besnike deri sa ti te kthesh b....n nga dielli

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje