Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sulmeve ndaj Marjana Koçekut, e njohur si "Neomalësorja", e cila kandidon në listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër. Në takimin me kandidatët socialistë, kreu i qeverisë sqaroi se përse PS pranoi ftesën e saj për të hyrë në politikë. Ai pranoi që Marjana Koçeku ka shprehur më herët dëshirën e saj për të hyrë në politikë, por kur të vinte koha. Sipas Ramës ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Shkodrën dhe sektorin e turizmit dhe problematikat rurale.
“Më ka rënë në sy bullizimi që i bëjnë disa burime e personazhe groteskë nën petkun e analistëve komentatorë deri dhe intelektualëve që kanë kurajon ta quajnë veten, duke e ekspozuar si një simbol të banalitetit të së shkuarës. Unë e di shumë mirë që Marjana është e fortë, madje është aq kokëfortë sa do të jetë problem më vete.
Dua t’u kthej përgjigje atyre që nuk e kanë idenë kush është Marjana e nisen nga fakti që është malësore. Dhe nuk kuptojnë, fare, zero, provokimin e fotografisë me kecin. Që është imazh i bukur dhe harrojnë të pyesin nga vjen Marjana e çfarë ka bërë në jetë. Nuk është vajza me qingja e keca që u mor thjesht për panoramën apo fasadën, por është personalitet në kuptimin e vërtetë të fjalës për moshën e ka. Personalitet i vetë krijuar me shumë ambicie, kokëfortësi dhe shumë peripeci.
Jam i bindur se nuk e dinë që ka studiuar shkenca politike jashtë, ka pasur trajektore të veçantë për të ardhur deri këtu e politikën e ka pasur ambicie shumë kohë më parë. Marjanën e kam njohur më parë në podcast. Më ka thënë që kam dëshirë të merrem me politikë, por kur të vijë dita. Mbi të gjitha është njeri që vjen nga puna e suksesi, ku të tjerët 99% do të ishin dorëzuar, në mes të asgjëkundit, ku i ka qëlluar të ketë shtëpinë dhe tani ka ngritur destinacion turistik.
Pse ne kemi pranuar aplikimin e Marjanës është se besojmë se do të jetë vlerë e shtuar për qarkun e Shkodrës dhe sektorin e turizmit dhe Shqipërisë rurale. Do të jetë vlerë e shtuar si dikush që ka studiuar shkenca politike e prodhuar me duart e veta nga toka. Ka parë të dyja anët e medaljes, varfërinë, suksesin, bashkëfshatarët e vet por dhe turistët nga e gjithë bota në derën e vet.
Është e kotë t’ju them se atyre që kanë krijuar gjithë atë ‘pocaqi’ t’ju vijë turp. Ata s’kanë lidhje me turpin, thjesht për të tjerët mendoj se Marjana e meriton këtë shpjegim për filozofinë dhe qasjen që kemi ndërtuar", tha ai.
“Neomalësorja” u krahasua me Lenka Çukon e cila u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33-vjeçare pasi u mor nga fshati.
Ik o me kte katunaren
Turp dhe faqja e zezë që sulmoni këtë vajzë të punës, brilante. Por ju doni Krifca e shoqet e saj për model. Nëse gjithçka thotë Rama në spiegimin që jep është e vërtetë, (nuk di pse zëmra dhe shpirti ma do që të jetë e vërtetë) atëherë kjo vajzë është modeli për politikanët në këtë vënd. Mjafton të krahasosh këtë vajzë me modelin si ka hyrë në politikë një mori politikanësh nga të gjitha krahët e politikës, për të kuptuar se kjo vajzë është modeli i vërtetë si duhet të jetë një politikan. T'a krahasosh atë me modelin e shëmtuar komunist i cili kriter bazë kishte servilizmin e pështirë, ku mender politikani vlerësohej vetëm nga besnikëria kundrejt diktatorit, kjo jo vetëm është e padrejtë, por jashtë çdo përfytyrimi për kohën që jetojmë. Zoti Rama, jeni treguar me të vërtetë i drejtë në zgjedhjen që keni bërë në këtë rast.
Eshte e paragjykuar thjesht se e ka zgjedhur po ai qe ka zgjedhur Krifshen.
Keta tipa preferojne tipin e Vokshit, Adriana Kalase, Ina nga Saranda, telendare, llapaqene. Te na fali Lorani, po PS nuk i gjen dot si ato, nuk ka. Ne PD nuk gjen vajze si Mariana Koceku, ne PS nuk gjen dot si Vokshi.
O Loran! A mund te pergjigjesh se nga e ka origjinen qyteti?! A korrka njeri si nje insekt moçalesh.
Po mere fute ne liste o shoku Rama profesoren e karit dhe lepirjes Edit Xhajanka ne Fakultetin e Stomatollogjise se vdes per kesi punesh bashke me bashkeshortin e saj nje ylberist dhe sigurims i njohur qe e perkedhelni ne cdo dallaver qe ben si bandit ndones fsheh doren per interesa korruptive dhe per lavdine e gruas se tij kurve e QSUT.
Z Kryeminister : mos i dil ne mbrojtje dhe mos fyej komentuset , po analizoj vetem dy fakte : e para Marjana jote qe ti e ngre ne qiell ka shume difekte ne te folur me dialektin e rende qe do te perfaqesoj nje popull ne kuvend ku duhet folur gjuha zyrtare do apo nuk do ti apo Marjana qe ta kuptojne te gjithe ?Dialektin e rende ta perdore tek Bujtina ? E dyta doli me nje shkrim ku kerkonte dy sherbetore per te jemen qe te mos i falimentonte BIZNESI ??? E gjithe Shqiperia po mbijeton me keto Bujtina nga veriu ne juge , ndersa Marjanes tende nuk i del roga e majme e parlamentit qe e ka sa per dhjete bujtina ??? Prandaj nuk je perpara nje populli budalla apo lulushit qe ben llogje Kavaje ??? Per mua ajo eshte nje tru Laraske perderisa nxjer lajmerim me shkrim qe kerkon sherbetore per punet e bujtines kur fare mire i kish gjetur aty ku eshte lindur e ritur pa zhurem e pa buje per tu bere objekt komentesh ???Njerzit kane te drejte te reagojne eshte e drejta e tyre dhe nuk mund ti detyrosh te votojne patjeter marjanen kur ka plot si Marjana pa ze e figure qe ti si kryeminister nuk i shikon dot se jane njeres puntor intelektual te pa koruptuar ???? Edi Rama mos i dil ne mbrojtje se neser behesh pishman dhe e con ne SPAK ? Ne i ke bere te gjitha keshtu zgjedhjet si Marjana je i humbur te kemi ngritur ne qiell por nuk e meriton me kete shkrim qe ke bere ??? Komentuset perfaqesojne popullin dhe japin mendime te vyera meritojne me shume sherbim nga ana juaj se jemi treguar shume te duruar me padrejtesite qe u jane bere nder vite pasqyre jane dosjet e pa perfunduara ne APEL aty jane njerzit e ndershem kur HAJDUTET jane jashte dhe bejne DASEM
Hajdut......! Besoj se fol me mire se Zhelefina Tapalli ?
H......Qenke njeri i trashe, por jo ne trup se s'te njohe, por ne mendje. Gjuha shqipe ka dialekte qe nga jugu ne veri dhe seicili flet dialektin e tij me kushtetute dhe kanun. Ti ne qoftese nuk e kupton kur te flase, merr nje perkethyes privat, ose mos e degjo fare nuk te detyron njeri, vete kruhesh. E dyta qe paska kerkuar dy punonjes, kjo eshte krejt normale; por ti qenke dhe bosh e nuk jeton kohen dhe e treta, komentuesit nuk perfaqesojne popullin, perfaqesojne veten e tyre dhe ndermjet komenteve tregojne se ç'karakter kane, ç'njohuri kane, dhe personalitetin e tyre, ndersa popullin e perfaqesojne deputete qe zgjedh vete populli me vote. Dhe nje tjeter, ti nuk i perfaqeson dot njerezit, pikerish edhe mua, prandaj nje arvanitase ne Greqi dikur thoshte se dinte vetem dy fjale: "mbile me mut" . Jeni bere boze ju kompetentet pas ferrave.
Patjetër. Kur të bëhet konkurs bukurie, Sala, udhëheqësi ynë i dashur do të dalë ku e ku më i bukur se kjo goca nga malësia. Kështu e kërkon zakoni, udhëheqësat duhet të jenë jo vetëm trima, të zgjuar po edhe sexy! Sala është super sexy. Rinia cool duhet të votojë për Salën se është sexy!
He ju QR, rracista te qelbur. Marjana eshte nje vajze nga Malesia, vend qe shume shqiptare e urrejne , disa nga fanatizmi fetar, disa nga injoranca, disa nga keqinformimi. Eshte nga fshati, ashtu sic jane shumica e shqiptareve, dhe ktu nuk ka asgje per tu nencmuar. Nuk jane qytetet shqiptare si New York apo Dubai, qe te vetngriten ne piedistalin e zhvillimit. Mi te gjitha nuk vlersohet njeriu se nga vjen, por kush eshte. Marjana Ka studiuar ne perendim, dhe ka vendosur te kthehet ne token e saj, ka vendosur te mbaj gialle shtepine e saj, nje veprim qe cdo shqiptar duhet te bene per atdheun e token e tij. Por Sic e dime, shume pak persona e bejne. Kjo vajze eshte per tu admiruar per kurajon, atdhedashurine, dhe forcen me te cilen Ka arritur cdo gje ne jete.
Jo te gjithe jane nga fshati o zoteri , ne e kishim fshatin si qytet o burre
Jo vetem ajo, qe eshte nje Lenka moderne, por edhe ti ja ke kaluar Dulles.
Enver Hoxha Tungjatjeta! Sa këto male e sa këto shkrepa! Zërin Shqipes lart ia ngrite! Gjithë këtë popull në dritë e qite!
....per Salen po kendon ?!
Disa kolone turq me banim ne Shkoder te cileve stërgjyshat e neomalsores u vinin hakut e kane shenjestruar. Pjesa tjeter jane indiferent fare.
Me te Lumte Djali po te quaj kryeminister sa trajton kete figur te shquar Vajze,MALSORE* Kreatyre e Vajzave te sotme qe jetojme. Ju lumte sa beni. 89 vjecari -rrugeve te EMIGRACIONIT ; me medie e Zemer ne Atdhe Ju uron...! ne krah ka mbi 100 *Pasardhes Veterane* te Torontos. me Ju dhe Atdheun. 89 vjecari-*Guri Naimit D.*
Respekt per te gjitha malesoret tona nga Veriu ne Jug. Po te mos kishin qene keta malosoret tona raca shqiptare do ishte shuar ose asimiluar me kohe.
Mos e rruj fare,kur thote Monika Kryemadhi . Ai qe te krahason me Lenka Cukon ,do te jete ndonje debil i PD,i cili vetem se perserit fjalet qe degjon. Une te uroje " " Qofshe e dashur me popullin ,ashtu si e donte Lenka. Qofsh e ditur dhe e shkathet ,ashti si ishte Lenka Cuklo. Ai qe e mori Lenka Cukon ne komitetin Qendror .dhe e emroi Sekretare dhe antare e Burose, i kishte koqet sa koka e atij qe te krahasonte ty me Lenka Cukon. Ata qe nuk kane argumenta per te kundershtuar,gjejne fjale ,qofte edhe pa kuptim. Une nuk e di cili eshte,por kam besim se po ta shohi foton e Lenkes do ngrihet ne kembe. Idiotet perserisin fjalet e te tjereve.
Pa dashje injorantet i kane bere nder “Neomalësores” duke e krahasuar me Lenka Çukon, nje zonje grua, e cila u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33-vjeçare pasi u mor nga fshati dhe e ruajti deri ne fund figuren e saj si politikane, nene dhe shoqe.
Nuk eshte kjo neomalsorja qe nuk pranonte turiste shqipatare vetem te huaj ?
Eshte kokeforte kjo katunarja thote edvini, xanxare; qe do te thote qe vetem edvin poturja do merret me te ta zbuse te tjeret s’kane pune
Kjo goca mund të jetë shumë e mirë,por njohja në podcastin e Kr.nuk e bën atë një njeri të suksesshëm,por një ‘mollë sherri’ në hierarkinë e karrierës politike,kur gjerat duhet te funksionojne ndryshe dhe jo se tha Rama,vet vendos e vet vulos.Pikerisht kjo e bën atë ‘të vogël’ ,një ‘Lenka Çuko’ ( që i marrshun te keqen,por edhe kjo ra ne gracken e polites se djeshme te ‘njeshit’),që në vend qe te mos pranonte,ka rene ne grackë dhe ajo jo vetëm do te zhgenjehet,po mbase edhe biznesi i saj ka per te marr tatëpjeten.
Komentuesit jane populli. E kuptojme nuk ju vjen mire. Por sugjerinet e komentuesve duhen vleresuar, jo ti hedhesh ne kosh te plehrave per nje kandidate. Komentuesit qe shkruajne e njohin jeten me shume se kushdo. Ju dhimset vendi se dhe ato kane kontribuar me shume se parlamenti juaj, apo Marjana. Komentuesit ja dine hallet popullit me shume se qeveritaret, te cilet po turperojne veten duke vjedhur pasurine e te gjitheve, edhe te atyre komentuesve qe kane vene nje tulle ne ndertimin e vendit ne sektore shume te veshtire e te rendesishem. Ka nga ata qe kane studjuar jashte por jane kthyer ne familjet e tyre per te mos i lene prinderit vetem per kushtet te disfavoreshme qe ju afrohen. Komentet duhen vleresuar se jane zeri i popullit, jane nje rubrike qe ndihmojne ne ecurine e puneve per ato qe dine ti lexojne. Edhe ish presidenti Ilir Metaj ishte nder me te miret, por sot kush eshte? Kjo nuk mund te komentohet deri sa te shprehet drejtesia, por rastet si Marjana nuk mund ti mbyllet goja askujt. Mehjithate i uroj suksese. Ishalla nuk shkon ne gjurmet e zhozit, se dhe ajo shkoi deri kryetare Kuvendi e shqip nuk mesoi te fliste.
Rrugetim te mbare malesores.I uroj ta gezoje deputetllekun dhe te kenaqet me rrogen e bonuset.Mos korruptohet si shoket e rilindjes
Nje vajze qe meriton respekt! Per ata qe shqetesohen se flet me dialekt, eshte nga malsia etj. u them mos u beni merak. Kjo do te na perfaqesoje ne malesoreve dhe kemi shume besim ne aftesite e saj e kuptojme gjuhen e saj. Me vjen keq qe shumëkënd e verbon gegnishtja e bukurite e mrekullueshme te malsise por edhe historia e lavdishme e kesaj popullsie . Ju duhet te krenoheni me kete treve siç jeni ne malsoret krenar me trevat e krahinat tjera shqiptare.
Eshte per te ardhur keq kur shikon ende njerez qe ende vazhdojne te paragjykojne te tjeret pa i njohur fare,pa asnje informacion per shkollimin eksperiencat,kapacitetin intelektual dhe tere angazhimin e tyre ne biznes,politike,shoqerine civile apo komunitet.Keshtu po ndodh jo vetem me Marjanen dhe me shume te rinje te tjere qe promovohen ne politike.Vini re Europen Veriore Vendet e Ulta,Francen,Italin qe kane dekada qe promovojne ne politike 25-30 vjeçare,madje dhe ne poste te larta te kryeministrit(Femra) Kjo ka ndodhur ne Itali me Xhorxhia Melonin, Konservatoret e Djathte Europian,e cila fare e re u angazhua ne politike.Ne vitin 2006 ajo pa bere 30 vjeç ishte deputete e ekstremit te Djathte italian dhe sot kryeministre e shtetit te peste ne bote.Edhe ne vendin tone duke filluar nga Ahmet Zogu,Bashkim Fino,Majko,Meta ishin fare te rinj kur u zgjodhen kryeministra. Askush nuk foli kur nje provincial,pa ndonje kontribut(Salianji) u be deputet dhe mori poste drejtuese ne PD.Sot tere borite dhe vuvuzelat e pernateshme televizive i bien avazit idiotesk se kjo malesore i ngjane komunistes Lenka Çuko! Askush nuk thote qe ka arsim universitar,disa eksperienca pune nga Zvicra,Italia dhe disa vende te Europes Veriore,flet disa gjuhe dhe manaxhon me sukses nje biznes.Ky mentalitet komunist,provincial nuk e demton protagonisten,por tregon niveli e ulet njerezor dhe qytetar te sharesve publik recidiviste.
JEPI RAME SE PO VJEN ORA FRONIN TA LESHOSH NGA DORA DO TE THONE DHE PER TY QE E MBETI AXHAMI
O Loni : thua ne komentin tend , te krahasosh ate vajze me modelin e shemtuar KOMUNIST i cili Kriter baze kishte SERVILIZMziN e peshtire , ku me nder politikani vleresohej vetem nga besnikeria kundrejt DIKTATORIT ???? O Loni sot me nder Ai politikan futet ne PARLAMENT ne saje te pazareve qe bejne me kapo banden qe eshte dhe kryetar partie po nuk u puqen pazaret nuk ka vend ne parlament eshte ma zi se ne kohen qe ti e quan diktatur , servilizmi korupsioni paraja jane baza per nje vend ne parlament??? Nuk jane per popullin na eshte mbush mendja jane vetem per XHEPAT e tyre per popullin eshte vetem lemosha pasqyre ke pensionistet me page minimale ??? Po te isha pensionist ne ate kohe qe ti e quan diktature do te isha me i nderuar dhe respektuar plus sherbimin shendetesor qe per ne te moshuarit eshte kryesorja ? Keshtu qe dhe ajo vajze bukuroshe Marjana nuk ben perjashtim nga te tjeret ? Nuk ke ca mbron u bene 35 vjet qe jetojme me genjeshtra ????
U kerkoj ndjese shoqeve Lenka Cuko, Tefta Cami dhe Themie Thomai sepse kur isha i ri edhe nuk kuptoja asgje i kam nepergojuar.
Flase : I ra vlera FLORIRIT ?
Le te fitoje Malesirja! Por nuk eshte fyerje krahadimi me Lenka Cukon, etj., pasi ato ishin zonja dhe meritojne respect.