Rama në Shkodër: Përballë nesh janë njerëz kot, pa lidhje…

26 Mars 2025, 11:17Politika TEMA
Rama në Shkodër: Përballë nesh janë njerëz kot, pa

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Shkodër, ku ka prezantuar kandidatë socialistë për zgjedhjet e 11 majt.

Rama tha se në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë PS garon me një skuadre të re, të projektuar për PS e 2030 dhe gjeneratës tjetër.

“Kemi bërë atë që asnjë parti s’e ka bërë dhe s’e bën dot, kemi bërë një transfuzion shumë domethënës të gjakut në PS, kemi hedhur bazat e PS 2030 për gjeneratën tjetër.

Ajo që filluam me Benetin, që rezultoi një histori suksesi, përtej llogoreve partiake është sot edhe në këtë skuadër ku ka njerëz që vijnë nga një histori e gjatë në PS, nga një rrugë e nisur nga PD, nga emigracioni, nga territori por edhe pasionet”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se PS nuk ka përballë asnjë kundërshtar, duke iu referuar kandidatëve të PD në këtë qark të cilët sipas tij janë riciklim figurash që nuk kanë lidhje fare me të ardhmen.

4 Komente

  1. M
    Maro

    Kjo nuk eshte fushate.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Rama ka te drejte. Tani do na tregoj edhe planin sipas programit te PS qe te meritoje voten e shqiptareve. Ku eshte plani/ programi, apo e ka sekret se mos e merr vesh populli shqiptar….lol!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Titi

      Ke te drejte qe jane njerez pa lidhje,Si ti rame je lidh por ama me krimin me drogazhit me vrasesit,Te jap te drejt kur thua qe deputetet e Shkodres jane njerez pa lidhje

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tika

        Doshi eshte me lidhje apo jo Rameee

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje