Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, komentoi video-postimet e fundit me mesazhe ironike dhe dissing me kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se kjo ishte mënyra për ta vënë para përgjegjësive kreun e qeverisë, të cilit shokët i kanë përfunduar në burg për korrupsion dhe vjedhje.
Madje ai pranoi ftesën e moderatorit Denis Minga që nga Report TV t’i jepte një mesazh live nga studio kryeministrit dhe jo me video-postim.
“E Rameee, ku i ke shokët Rameeee? Pse nuk përgjigjesh, ku i ke shokët? Është vrima ku ke futur shokët Rame. S'është faji im se të dhëmb vrima. Ky fyelli ka më shumë vrima se çfarë ta pret ty mendja, se ke mbledh shumë në ato vrimat e fyellit…
Merre me qetësi, mos ma shmang përgjigjen. Unë jam live, s’merrem me montime, se thonë i ka rënë batuta, unë e di pse i bën këto gjëra, pse i shmangesh të vërtetës. Unë jam live këtu te Report Tv te Denis Minga…
Ti erdhi më 2013 Rame dhe ça solle, ça modeli? Ti solle Sajen, Ben Ametajn, Ilir Metën, Lefter Kokën dhe shokët e tij, ti solle njerëz që sollën trafikantë, banditë, hajdutë.
Ça modeli solle ti Rame, modelin e hajdutit, kriminelit, mashtruesit, ça modeli solle ti? Përgjigju njerëzve këtu nga studio e Report Tv, përgjigju shqiptarëve pyetjes time? Ku i ke shokët Rame, sa bëjnë 7 herë 7 Rame?”, u shpreh Basha në mesazhin e tij.
Moderatori Minga e pyet nëse është i gatshëm për një debat publik televiziv me kryeministrin Rama dhe Basha e pranoi duke thënë se ka 15 vite që është i gatshëm, por Rama e refuzon vazhdimisht dhe video-postimet i kanë mbetur si një strategji për ta nxjerrë zbuluar para popullit. Madje Basha ftoi edhe moderatorin Minga që “t’i bënte diss edhe ai Ramës”.
“Ka që në vitin 2000 që nuk bën debati ai, po futi një diss edhe ti. Unë jam i gatshëm çdo minutë të ditës dhe natës me të që prej 15 vitesh por ai e shmang debatin. Derisa të mbajë përgjegjësi e të japë llogari, unë këtë punë kam”, tha ai.
Kurve mbas zgjedhjeve ke rradhe per te ciceruar ne spak.ke telashe baxhelle me xhel.rames i vje turp te debatoje me nje kamarjer Dibre.
O lulo o me kur ke me ik me deshmu per 21 Janarin ?
We nuk behet debat kjo ndodh vetem ne Shqiperi. Te bejne debat perballe njeri tjetrit e me gazetare. Kaq di une.
O luli o hajdut, ti qe i fshihesh drejtesise me proçedura nuk ke goje te flasesh. Sajmire Tahiri ka qene prurja me e PS, zhduku Lazaratin qe e kishe krijuar ti bashke me saliun. E gjeti policin me kepuce te grisura dhe e beri dinjitoz, komisariatet i gjeti si hane, qe vinin era shurre dhe i beri institucione moderrne, si ne gjithe Europen, dhe ju keni goje te flisni per Sajmir Tahirin, ... pthu fare e keqe, ... do je zere nje dite haka e Sajmirit, ...
Majft Mo mor kelluf se po le nom !