Nga Ylli Pata
Fushata elektorale nuk ka hyrë në kulmin e saj, pasi zyrtarisht ajo nis një muaj para 11 majit. Por edhe tani mund të konfigurohen në vija të trasha grupet politike që kanë në duar apo do të mbajnë peshën politike në fushatë.
Natyrisht në këtë sistem pyramidal drejtimi, nuk kemi vetëm një one man show, sidomos, duke pasur parasysh edhe modelin që përhap Edi Rama edhe në pjesën tjetër politike.
Megjithatë, një opozitë që kërkon të jap një model ndryshe dhe alternativ, nuk ka gjë të keqe që ta sfidojë edhe Edi Ramën, në stilin e tij të protagonizmit.
Thënë kjo, Rama, edhe pse është thuajse një one man show, në politikën e mazhorancës, prej javësh tashmë, kryeministri arrin një frenezi takimesh të dendura, nga jugu në veri.
Takime, ku edhe pse është aktori kryesor, ka një interaktivitet zërash dhe opinionesh mjaft të dendura, të cilat e rrisin sadopak diversitetin e nj fushatee, ku mungojnë figurat e nivelit të dytë. Që megjithatë janë ose ministra ose kryebashkiakë, pasi mazhoranca ka kontrollin gjeografik të pushtetit ekzekutiv në të gjitha nivelet.
Ndërkaq, opozita nga ana e saj, ka të gjitha mundësitë për të dhënë një model të ndryshëm, duke zgjeruar zërat e përfaqësimit të saj politik. Ku përveç zërave të liderëve, duhet të dukeshin, apo të elaboronin tezat e tyre profesionistë në profesione të ndryshme për të folur mbi programin.
Gjatë ditës së sotme, Sali Berisha, kreu i opozits foli mbi programin e shëndetësisë, por nuk kishte asnjë mjek apo profesionist tjetër që të diskutonte, apo nj town hall, ku së paku të dëgjohen grupet e interesit.
Kjo në fakt nuk ndodh vetëm te partia e Berishës, pore dhe partitë e tjera, që nga Basha te ato të voglat, nuk dëgjon një zë të ndryshëm numri dy apo numri tre. Në shesh janë vetëm figurat kryesore, që kanë krijuar një kakofoni PR gjatë gjithë fushates.
Nga ana tjetër, bie në sy një zbehje të rolit të grupit parlamentar që iku nga PD-ja e Lulzim Bashës dhe ju bashkua Berishës, duke u bërë edhe një shkas për dhënien e vulës.
Dy emrat më të njohur të atij grupi, Gazmend Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, ishin nga më të zëshmit në debatin publik. Ndërsa sot, nuk i shikojmë jo vetëm në aktivitetet që Berisha zhvillon në seli, pore dhe në takimet në diasporë, ku i vetmi zë ndryshe që del në publik është Flamur Noka.
Nuk duket se është një dëshirë e tyre, por një vullnet i Berishës, i cili po i lë siç duket në hije, siç bëri edhe me të ashtuquajturat primare. Si Bardhi, Gjekmarkaj, apo edhe Tabaku, në faqet e tyre në rrjetet sociale, merren kryesisht me takimet e tyre në zonat elektorale dhe jo në debatin e nivelit kombëtar.
O Patok ho me Berisha non stop 24/7 ka vetem një problem se nuk e pjerdh njeri më saliun vetëm ata militantët e sëmurë. Po per ato 300 mijë $ që pagoj lali fiku amerikonin me ardh me bo 1 xhiro para SPAK-ut kishe noj Gjo? Apo strafullah nuk lejohen ato gjona
po kush ju jep. vote. ketyre. kermave. qe shkojn. pas kriminelit. halese. shpellarit. gomarit. sali flamur muti me nok e shok. ata do marin nje mender m m m ta hane me gjith. kermen. sali berish
Aman, ke ka profesioniste opozita Flamurin apo Gjekmarakaj, Bardhin e zi apo ate te bardhe... na haen zorret edhe kur i shikojme fytyrat e tyre si bythe evgjiti tere lesh
Fajin nuk e ka Berisha, por njërëzit që vijnë pas tij(nuk janë pak) që si profesion të parë kanë zvarritjen si zvarranik në fushën e politikës. Jargaviten, zvarriten, lëpijnë çdo lloj... për pak pushtet. Kur në pazar nxjerrin veten çfarë nuk mund të presësh nga këta që veç njerëz nuk mund të quhen. Largoni këto vemje nga drejtimi i shtetit shqiptar! Pastrojeni politikën shqiptare për të shpëtuar veten dhe Shqipërinë!
Ne ushtri eshte dhe komanda ; shtrie hapin; pra keta nuk e shtrijne dote hapin se nuk ju eshte dhene komanda kure ta marrin do fillojne te na lodhin