Fushata për 11 majin/ Gjikondi: Berisha kaotik, po ndjek ‘vallen’ e Ramës, tregon mungesë vizioni

25 Mars 2025, 19:02Politika TEMA
Fushata për 11 majin/ Gjikondi: Berisha kaotik, po ndjek

Për juristen Brizida Gjikondi, La Civita në Tiranë, duhet verifikuar në radhë të parë nga KQZ si edhe nga struktura e ngritur nga SPAK, për krimet zgjedhore. Në një bisedë në studion e Neës Line, në ABC Neës, Gjikondi tha se nuk mund të presim nga Berisha të jetë I sinqertë lidhur me kontratën me La Civita dhe se paratë e hedhura në fushatë nga partitë politike kanë qenë gjithmonë një problem

“Berisha është mësuar të thotë të pavërteta. La Civita duhet verifikuar nga KQZ në radhë të parë por edhe struktura e ngritur nga SPAK, problemi më i madh janë paratë që hidhen në fushata, dhe kjo është dicka që duhet parë seriozisht” – tha ajo, ndërsa komentoi edhe fushatën e deritanishme nga figurat kryesore politike.

“Stili i z.Rama e ka ctensionuar fushatën, agresivitetin dhe luftën e ashpër që është gjithmonë simbol i Berishës.

Fushata mendoj se ende nuk i ka ndezur motorët e asaj të ashpër. Berishën e shoh kaotik, merret edhe ai me Unikatil, po ndjek vallen e Ramës, tregon paafatësinë e tij për një vizion të vetin.

Mendoj se Rama ka bërë gjënë e duhur me pak dinakëri duke ditur që votat e të djathtës janë të fragmentarizuara mendon se me Bashën dëmton Berishën. Jo se Basha do marrë PD dhe do bëjë rekord votash, por është në një frymë dhe moshë që është më afër Evropës se sa Berisha me gjuhën e tij përcarëse, agesive dhe vëllavrasëse

Do të doja të dëgjoja më shumë programe, jo vetëm nga partitë e mëdha por edhe nga partitë e vogla. Do doja të kishte një risi në zgjedhjet e 11 majit, një program, projekt gjëra të bëshme” përfundoi Gjikondi./abcnws.al

3 Komente

  1. R
    Risena Xhaja - qe spjerdh per ty Mirelke

    Eh moj nusja aksidentale e bllokut...menopausa eshte plot surpriza. Mire eshte shoku .....Simon ? Se Spiro Koleka na la shendene qekur amerikonet e lane ne vend te letres bythfshirese....

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama hajduti

      Hahahaha Doli kjo qe mbulon sektorin e lepirjes se bythes se Rames , te beje lepirjen e radhe. Ca krijese e neveriteshme eshte kjo

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dursakja

        Si gjithnjë Brizida Gjikondi e vërtetë, realiste dhe kontribuese e shquar në mendimin kritik të politikës shqiptare. Faleminderit Brizida!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje