Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me të rinjtë, ku së bashku me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, prezantuan fituesit në startupin ‘Grant2024’.
Gjatë fjalës së tij Rama tregoi edhe një histori nga koha kur ai ishte ministër kulture, në vitin 1998, teksa tha se i kishte dërguar një letër drejtorit të bankës gjermane, Deutche Bank, ku i kërkonte që t’i sillnin në Shqipëri edhe disa kompjutera, nga ata që i kishin nxjerrë jashtë përdorimit nga zyrat e tyre.
Letrën e tij, Rama tha se drejtori më pas e kishte vendosur në murin e bankës, pasi ishte një kërkesë e pazakontë.
“Më kujtohet kur u bëra ministër kulturë, në 1998 në ministri kishte një zyrë që ishte zyra e daktilografimit ku shkonin shkresat të shkruara me dorë ose thuhej me gojë dhe ishin tre punonjëse që shkruanin në tre makina të lodhura, që tek shkronja ë, e cila ishte sajuar me forca të brendshme sepse makina origjinale nuk e kishte, makina që bënte ë bënte vrima.
Unë kisha kujtimet të freskët nga një ekspozitë në Gjermani në një qendër kultura ku kishin ardhur kompjuterë që Deutche Bank i nxirrte jashtë përdorimit dhe ia falte qendrave të kulturës që nuk kishte.
Unë i shkrova një letër drejtorit të bankës dhe i thashë që nëse do të ishte mundësia të na jepnin edhe ne disa kompjuterë. Më pas na kontaktoi Ambasada Gjermane dhe na sollën disa kompjuterë. Në atë kohë ajo letër përfundoi në murin e drejtorit të bankës sepse ishte e paimagjinueshme”, tha ai.
Ke filluar me tregu barcaleta sa posht ke rene psikollogjikisht mor edo,po e ndjen lageshtiren,Ska gje mor edo sa keni vjedhur ju i blini te ri kompjuterat,
Me gjithë kompjuterat modernë dhe Inteligjencën Artificiale që ke sot, prap administrata jote nuk di të shkruaj dhe menaxhojë punët për të cilat paguhet
Qysh në vitin 1996 kena pas kompjuter për me shkrujt në zyrë shteti. Edhe printer por jo laser. Kena pas edhe makina shkrimi elektrike. Prralla po tregon tani ???