Kryeministri Edi Rama thotë se përafrimi i legjislacionit të BE, do të bëhet me inteligjencën artificiale.
Gjatë fjalës së tij me fituesit e startup-eve, Rama u shpreh se me inteligjencën artificla, do zhvillohen edhe prokurimet publike, teksa shtoi se platforma e-Albania do kalojë në tjetër nivel.
“Ne kemi në punë modelin e AI, që bën trasnformimin e ligjit dhe atyre 250 mijë teksteve të BE, për të cilat, vendet e tjera para nesh, kanë punësuar një armatë, vendi ynë e bën brenda pak minutash. Kroacisë, vetëm kjo punë i mori 7 vjet. Ne po e bëjmë shumë shpejt, për 5-6 muaj do e kemi të përfunduar.
Po kështu, me prokurimet publike jemi duke punuar me Microsoft, për prokurime publike pa pjesëmarrjen e njeriut. Është një projekt shumë ambicioz. Ne po përpiqemi me Microsoft të bëjmë një model që e bën të gjithën, shpresojmë ta kemi deri në fund të 2026.
E-Albania do kalojnë në një tjetër nivel, ajo diella që del aty dhe flet, do e bëjë të gjithë shërbimin. Kjo do të realizohet me kërkesë, do i thuhet diellës dua këte, të gjithë punën do ta bëjë diella, asistenti virtual”, theksoi ai.
Rama tregoi disa të dhëna interesante nga një audit për platformën e-Albania. Sipas kreut të qeverisë, 620 milionë euro janë kursyer në total nga shërbimet që janë bërë online përmes platformës.
“Pashë një audit, marrë një grup ekspertësh që të bënin një audit analitik për çfarë ka ndryshuar platforma e-Albania në jetën e shqiptarëve. Dhe më mbetën në mend 3 të dhëna, e para që nga platforma janë kursyer shqiptarëve 620 milionë euro në total që përndryshe do t’i kishin harxhuar për të marrë shërbimet që kanë marrë në këto vite. E dyta, janë kursyer 75 mln fletë letre që nuk është pak. E treta, më domethënësja, koha e kursyer 25 mijë rrotullime rreth Tokës”, tha kryeministri.
Beje fiks ashtu sic bere ate legjislacionin e BE. Qe e “perktheve” me AI. U cuditen ata ne Bruksel nga shpikja jote komandant. Edhe atehere per Mira Muratin na fole shoku delirium.
Respekt per modernizimin e aparatit qeverises ne ndihme te qytetarit,por mos harro qe qytetaret i ke jashte kufirit Shqipetar e qytetet i kane zaptuar mali or tej.Ndaj kethe qyteterimin qe i mungon ketij vendi. ;
Plako mir morjau 620M€ atehere futi tek pensionet.Fati jot eshte se ke ca koqe opozitw dhe nongraden qe se Ruanda per politiken por ka hallin e miliardave.Dhe populli nuk i plas per monologet e tuaj por don Drejtesi dhe suveranitet kunder Krimit .Dhe ju nuk jeni ne gjendje te vendisni Drejtesi dhe fshiheni pas Spakut te Nongrades duke leshuar fabulen qe ja kemi lene ne dore Drejtesise. Une me mire do votoja nje Pastrues lulishtes se ju.Si s‘ju vjen turp harxhoni miliona qe te merni voten e diaspores qe e degdiset.Hahaha tragjikomedi dyfishuat reogat e Deputeteve qe u kane zene bythet kallo dhe djwgin Parlamentin e ankoheni se s‘ska buxhet per pensionet.Keto bibat Deputete shkojne me chofer e me Bodyguard ne Parlament 300m larg.Kurse ne Berlin ministrat vijne me Biciklete Lere kete Ministren e Tueizmit qe s‘ka lidhje ju ka bere Ftyra si qen stani duke henger Qyl gjithe diten peshk mbas njgjale.
E Albania eshte kthyer ne nje kasaforte qe nuk ka celes qe e hap Me kerku nje vertetim gjallese nuk ke rezultat ndersa komunikimi onlaine me institutin e sigurimeve shteterore eshte bravosur aq shume sa nuk mund ta sigurosh. Zyrat postare te pensioneve punojne sipas oreksit te punonjesve dhe nuk pyesin as per ligj e as per Maliq Drejto qeverine dhe administraten se per ate paguhesh e leri llogjet