VIDEO/ “Dumani ka të gjithë solidaritetin përballë sulmeve kafshërore”, Rama: Drejtësia të ndërhyjë edhe për të pastruar shtëpinë tonë

25 Mars 2025, 09:47Politika TEMA
VIDEO/ “Dumani ka të gjithë solidaritetin përballë

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, nga rubrika “Sy m’sy” iu përgjigj një komentuesi që e pyeste se çfarë ka bërë për luftën kundër korrupsionit.

“Por mirë mo, kjo lufta kundër korrupsionit që po zhvillohet. Këto hetimet që po zhvillohen, si thua ti, nuk kanë lidhje me asnjë plan, me asnjë program dhe me asnjë vullnet timin dhe të Partisë Socialiste.

Po mos të isha unë dhe PS, ti nuk do i shihje këto. Altin Dumani, për të cilin kam respekt dhe që ka të gjithë solidaritetin tim dhe solidaritetin tonë përballë sulmeve kafshërore, edhe deri kundër familjes së tij. Dumani nuk ka ardhur nga hëna, as nuk e kanë sjellë me avion nga Amerika ose Europa kur u ngrit institucioni i SPAK. Ka qenë këtu, ka qenë prokuror.

E kishe dëgjuar ti ndonjëherë. Jam i bindur se i tillë ka qenë dhe atëherë. I ndershëm dhe kurajoz. Pse nuk kishte thirrur më parë ndonjë politikan? Si mendon? Kjo është pyetje e thjeshtë?

Sepse nuk kishte ardhur akoma koha që solla unë dhe PS, që bëmë reformën në drejtësi, që vumë veten në dispozicion të drejtësisë për të përshkallëzuar luftën kundër korrupsionit. Për t’i kërkuar drejtësisë të ndërhyjë ku është e nevojshme, edhe për të pastruar shtëpinë tonë. Po bufin e kënetës.

Po bufin e kënetës dhe këta ‘Lulërat’ i ke parë ti çfarë bënin kur unë doja të bëja reformën në drejtësi? I ke parë si reagonin? E dëgjon Bufin të thotë më jepni votën të shkrij SPAK-un. Si ka mundësi që kaq gjë të mos kuptohet? Apo bën sikur”, u përgjigj Rama.

2 Komente

  1. I
    I indinjuari 35 vjeçar

    Zoti Rama: Arrestimi i Veliajt eshte shume dyshus dhe ka ngritur shume pikpyetje ,kemi lexuare se per arestimin e tije eshte marre edhe firma e Dumanit. Me keto qe shikojme dhe lexojme po Dumani ne çfar pozicioni eshte duke pasur nen hyqem prekuror si Olsi Dadon etj????????????????????? Kur nje person pa akuze mbahet ne burg dhe nje kryeqytet si Tirana pa drejtus çfar pergjegjesije kini ju si shqiptare dhe si KM, po Dumani si shqiptar dhe si kryeprekuror i SPAK-ut, dua te pyes i shkon mendja para gjumit se personi ne burg eshte pa akuze dhe Tirana bie ne gjume pa drejtus dhe zgjohet po ashtu.Mos me ngaterroni me njerzit qe bejne krime se ata vertete e kane vendin aty dhe me tej por me kete çfar do behet dhe kush do pergjigjet veç Dumanit. Se dumanit i kujtohen keto atehere ato replikat e tua zoti Edi zene vend vertet dhe ne populli i ndjeme si edhe ti. Pershendetje.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Harroje Dumanin tash e tutje z.Rama

      Keshtu vetem humbet pike o Ed Rama, fiton jashte por hmbet votat e popullit. Mos e permend me Dumanin sepse edhe ti vete e di mire se Spak tashme asht kthy ne nje organizate te organizuar kriminale ligjore per te luftuar krimin jo ligjor, pra me shurre te lahet muti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje