Rama: Të degraduarit që përsërisin burgu, burgu do ta marrin përgjigjen me 11 maj

25 Mars 2025, 09:11Politika TEMA
Rama: Të degraduarit që përsërisin burgu, burgu do ta marrin

Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe një herë se hyrja në BE ka rëndësi për kombin, paqen dhe sigurinë. Po ashtu nënvizoi se integrimi në BE ndihmon edhe ekonominë.

Kreu i qeverisë u shpreh se “të gjithë ata që si njerëz të degraduar dhe dëshpëruar rrinë e përsërisin çdo ditë ‘burgu, burgu’, kush e ka radhën, u futën të gjithë në burg etj etj, duhet ta marrin përgjigjen më 11 Maj”, referuar arrestimeve në radhët e PS-së.

“BE, sot është domosdoshmëri jetike për të konfirmuar dhe garantuar barazinë përpara ligjit që është për herë të parë. Unë jam shumë krenar dhe ne socialistët dhe progresistët jemi ne ata që bëmë të pabesueshmen.

Dorëzimin e shpatës së drejtësisë. Sot ka edhe një lëvizje të paimagjinueshme në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtet, përtej të gjitha atyre që thuhen si të meta. Që të garantojmë barazinë para ligjit kjo nuk mund të jetë vetëm në dorë të një partie politike apo të një lidershipi sepse nesër vjen dikush tjetër dhe e kthen përmbys.

Disa forca duan të rikthen shpatën e drejtësisë në zyrën e të parit të qeverisë. Të gjithë ata si njerëz të degraduar rrinë dhe përsërisin burgu, burgu do të marrin një përgjigje me 11 maj”, ka thënë Rama.

1 Komente

  1. B
    Berati

    Ti e di mire se çte pret. Erjonin e ka marre malli. Sic ua beri Sala ne 2005-2009 por ma zi. Te gjitha bandat e te fortet e pane vrimen e semes. Kete radhe burgu per "cunat" do u duket lule.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje