Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, kandidati socialist për Tiranën në listën e hapur, ka marrë mbështetjen e komunitetit nga Librazhdi.
Kjo mbështetje iu konfirmua Hoxhës, gjatë një takimi me banorë të Njësisë Nr. 1 në kryeqytet, ku ishte i pranishëm Ministri i Shtetit, Taulant Balla, për shumë mandate i përfaqësues i Librazhdit në Kuvendin e Shqipërisë.
Taulant Balla deklaroi se objektivi i PS-së në Tiranë është mandati i 22-të, për ta bërë fitoren e qartë dhe të fortë.
"Ne jemi shumë, kjo është një pjesë e ajkës, sepse Librazhdi ka një komunitet shumë të madh në të gjithë qarkun e Tiranës, jo vetëm në bashkinë Tiranë, jo vetëm në Njësinë Nr. 1, por edhe në bashkitë e tjera, edhe në Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë. Unë jam shumë krenar, që në këto 20 vite anëtar i Kuvendit të Shqipërisë kam qenë deri në këtë mandat përfaqësues i Librazhdit në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë nder e padyshim edhe rezultatet që më keni dhënë, më kanë bërë të jem edhe më i fortë. Kështu do të doja që këtë mandat që ne fillojmë më 11 Maj, Partia Socialiste në Njësinë Nr. 1 Bashkia Tiranë, por edhe Ervin Hoxha si deputet i kësaj zone të kenë një mandat të fortë. Përse flasim ne për një mandat të fortë? Se besoj se të gjithë e dimë se nuk ka ndonjë diskutim apo dyshim që Partia Socialiste fiton në 11 Maj. Se shoh këtu na kanë ardhur edhe disa miq demokratë. Arsyeja që kanë ardhur të gjithë është që natyrshëm ju sot në atë kandarin e politikës nuk ka një forcë tjetër apo një ekip tjetër që të konkurojë Partinë Socialiste. PS e Shqipërisë vjen në këtë përballje para popullit shqiptar me një propozim konkret: Voto Partinë Socialiste që në pasaportën tënde në këtë mandat të shkruhet Republika e Shqipërisë, Bashkimi Europian në krye të pasaportës! Është një betejë që është luftuar pafundësisht gjithë këto vite, e tani jemi në momentin e fundit që të marrim vulën për të hyrë në BE. I ka të gjitha mundësitë Partia Socialiste të luftojë edhe për mandatin e 22-të në Tiranë, sepse e verteta është që Tirana është shembulli i transformimit të punës së Partisë Socialiste, i Edi Ramës. Ju falënderoj me shumë përulje edhe për mbështjen që më keni dhënë mua personalisht një pjesë prej jush, kur atëherë më keni votuar në Librazhd. Por, sot do e quaja për shumë faleminderit, shumë mirënjohje, që sot votoni për Partinë Socialiste nr. 5 dhe të votoni për Ervinin si deputet i Njësisë 1
Na vaftë mbarë!", u shpreh Balla.
Kandidati i mazhorancës, i cili drejton fushatën elektorale për socialistët në Njësinë 1 në Tiranë, Ervin Hoxha, shprehu mirënjohje dhe premtoi se do ta kthejë pas me punë mbështetjen e marrë.
"Ju falënderoj të gjithëve nga zemra për këtë takim kaq të zjarrtë, kaq shpirtëror.
Falënderoj me mirënjohje dikur eprorin tim, Ministrin tim Taulant Ballën, sot kolegun tim. Edhe të gjithë të pranishmit që keni ardhur për të më mbështetur në këtë sfidë, në këtë garë. Besoj bashkërisht do të jemi krah Partisë Socialiste, krah mandatit të 4-rt të Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën. Ne sot luftojmë për mandatin e katërt për mandatin më të fuqishëm të Partisë Socialiste, kur gjithçka që është bërë deri me sot, të bëhet edhe më mirë. Bashkërisht do të përmirësojmë të gjithë kapacitetet. Ne presim lajmin më të mirë, në 2027 të bëhemi anëtarë të BE-së. Unë ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, për pjesëmarrjen tuaj. Sot ishte një ditë kur ju mund të ishit me familjet tuaja, por keni ardhur këtu në këtë ditë pushimi, për të më mbështetur mua, Partinë Socialiste dhe Edi Ramën", tha Ervin Hoxha.
Ky esht antikapat komplet
Ky qe ti e ofendon ka nje Eksperience dhe ka Studiuar ne Universitetet me te mira te Policise ne vendet e EU.... ky si Minsiter i fundit te Puneve te Brendhshme..... eshte nder me te miret.... une sjam simpatitzant i PS por dreqi e mori, mos i hani hakun njerezve te ndershem dhe te mire ....Plus karieren e Studimeve qe ky zoteria ka....dhe as qe behet fjala qe od ta Votojne....se njerezit Familiaret duhan rregulla, qehetsi, pune dhe argetim.... nuk duhan anarkai dhe korruspion si ne vitet e komunsitit penecilines...qe i ka ardhur koha te nderoje pamperset.....ne Burg dhe jo i lire me gjate....
Ky qe ti e ofendon ka nje Eksperience dhe ka Studiuar ne Universitetet me te mira te Policise ne vendet e EU.... ky si Minsiter i fundit te Puneve te Brendhshme..... eshte nder me te miret.... une sjam simpatitzant i PS por dreqi e mori, mos i hani hakun njerezve te ndershem dhe te mire ....Plus karieren e Studimeve qe ky zoteria ka....dhe as qe behet fjala qe od ta Votojne....se njerezit Familiaret duhan rregulla, qehetsi, pune dhe argetim.... nuk duhan anarkai dhe korruspion si ne vitet e komunsitit penecilines...qe i ka ardhur koha te nderoje pamperset.....ne Burg dhe jo i lire me gjate....
Çere thu merjahu mos i merni te gjitha,por linii ven ene per Dash rakine si nji tironsi vjeter dhe shemell per pirjen e rikise me gjize e hudhra t'joma dhe mire po patì enne ni rrasht pule. Fola ne gjuhen e Dashit(tironse) ani se ne vet pre nahise tirones jom.postoni komentin,por jo mbas mest notes
Në mendimin tim si emigrant që jam,populli shqiptar duhet të bëj diferencën ,ndërmjet asaj qeverie PD që vrau dhe nuk u paraqitën asnjëherë në prokurori, DHE qeverisë e drejtuar nga PS, që drejtësisë i ka dhën pavarsi Duke çuar ministra,kryebashkiak, e shumë nëpunës të tjer në dor të drejtësisë. Pa mendoheni pak ,ndodhte kjo që po ndodh tani , Në qeverisjen e Sali kërmës,që mbasi vrau doli dhe tha do vrisja dhe 300, Se nuk i dualën 4 djem nënash,ktij gjakpirsit.apo Gërdeci,apo piramidat,apo 97 e zezë që do ngelet në histori. Kto mendoni Pastaj votoni.
Tani qe erdhe ti o Ervin Hoxha, Edi Rama do ja kaloje ENver Hoxha do mari mandatin e 50 se 20 eshte pak. Si nuk ju vjen turp nga vetja per kete nivel inteligjence. Vertet pushteti te ze syte po jo kaq fare se do bini dhe sdo mund te ngriheni dot me. Boll me keto pallavra e keto diskutime koti, si idioti i Fahri Balliut qe ben reklame per fushate qe tavolinat do mbushen plot po te vije ai ne pushte. Sa qesharake jeni bere te dyja palet, po ku kerrici i Fariut eshte fare po fare sa dhe te vetet po qeshin.
Kush te pyeti o Minister Shembullor se ke do te votosh ti. Vota eshte e lire dhe ti ske pse te imponosh ate mendjen e ndritur tende tek te tjeret. Sa per studime ky Ministri deri ne Polic shkon nuk shkon me tutje.