Ashtu siç tashmë e ka bërë traditë, kryeministri Edi Rama ka nisur rubrikën ‘Sy m’sy’ me ndjekësit në rrjete sociale.
Rama në komunikimin e sotëm me qytetarët u ndal tek reforma në drejtësi dhe deklaratat e kreut të PD Sali Berisha se do të shkrijë SPAK pas 11 majit.
Kryeministri Rama u shpreh se opozita, e gjitha, ishte kundër vettingut duke përdorur edhe kërcënimet me bojkot të zgjedhjeve apo zbritjes me çadra në shesh vetëm që të mos votohej reforma.
“Ata janë penguesit dhe armiqtë e reformës në drejtësi. Janë ata që morën peng për një periudhë kohe dhe erdhën me çadër në bulevard për të mos votuar vettingun dhe kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve. Të gjithë bashkë.
Ishte Luli në krye por Luli ishte kukulla e bufit të kënetës, ndërsa bufi e thotë shumë qartë sot se me votën e 11 majit do të shkrijë SPAK. Ky është kërcënimi real që është sot por mund të jetë edhe më vonë nëse nuk hyjmë në BE.
Në momentin që hyjmë e bëhemi pjesë e BE, është pa diskutim e vetmja rrugë e jonë, kurorëzimi i një historie të gjatë luftërash poshtërimesh, rrëzimesh që kemi në dorë në 11 maj që ta realizojmë”, tha ai.
Po se opozita e ka fajin we nuk ka gjyqtare e te fillosh nje seance do 10 vjet...e di ti qe ke apeli administrativ po trajtohet 2017? Kjo eshte per qamet....