“Berisha ka probleme me devijacionet psikike” - Spartak Ngjela: SPAK mund ta dënojë, ai thotë do e shkrij ë

24 Mars 2025, 20:50Politika TEMA
“Berisha ka probleme me devijacionet psikike” - Spartak Ngjela: SPAK

Avokati Spartak Ngjela shprehet se Sali Berisha, kreu i PD-së, ka devijacione psikike të njeriut nën akuzë. Në këtë kuadër, Ngjela shprehet se duhet t’ia durojmë të gjitha deklaratat që bën.

Duke folur për “Studio Live” në Report TV, Ngjela u shpreh se me ish-kryeministrin po ndodh e njëjta gjë që shkrimtari Kafka shpjegon te libri i tij “Procesi”.

Madje ai hodhi edhe dyshimin se mënyra se si po sillet kreu i selisë blu, tregon se ndoshta kanë shkuar me çanta në SHBA për të bindur presidentin Trump për t’i hequr ‘non gratën’ apo akuzat, me mendjen se ai funksionon si biznesmen.

“Ta gjej Saliu se kush e ka shkruar. Si mund të gënjejë njeriu për DASH-in. Por njeriut për hallin personal duhet t’ia durosh të gjitha, ka deviacion psikik, e njoh shumë mirë unë. Është në hall ai. Ai është “Procesi”, ai që ka shkruar Kafka. Ashtu është procesi i të hetuarit dhe të dënuarit që pret të dënohet me burg, kjo është psikika. Gënjeshtra, kuptohet se si duket kanë shkuar me çanta të blejnë Trump, biznesmen, e dinë presidentin amerikan të tillë, e di si veten e tij Saliu.

Etika njerëzore e tregon këtë, e mendon ndryshe, se nuk është as jurist, as prokuror. Është në delir, edhe i persekucionit, edhe i madhështisë, kalojnë nga njëri te tjetrit. Kur i kap deliri i madhështisë dalin e duket sikur do pushtojnë botën. E keni parë ju, SPAK e ka në dorë ta dënojë, ky thotë do e shkrijë. Por të shkrijë SPAK duhen 2/3 e votave, por e kuptoj është frika dhe deliri i personit nën akuzë”, thotë Ngjela.

Ai shprehu befasi edhe për mënyrën se si Berisha po sillet, duke diktuar gjithçka vetë dhe duke mos ia lënë avokatëve profesionistë që ta mbrojnë nga akuzat.

“Në botë individi në të tilla pozicione e ka nga natyra dhe shkollimet që ka bërë, besim të avokati, kurse këta drejtojnë avokatin, do marrin pafajësi me shprehje popullore. Ku e di ky çfarë është prova, akuza, fakti juridik dhe pafajësia, kështu që do ta durojmë”, shprehet avokati mes të tjerash.

9 Komente

  1. S
    SPAK dhe Zoti ...shqipatret jane ne pritje !

    Qe e ka mbushur kuben per krimet qe ka bere , dhe duhej te ishte Arestuar kjo pritet nga secili shqiptare.....se mos te harojme , pervece korrupsionit qe ka shitur dhe djegur nje shqiperi te tere.... Vetem urdherat per eleminimet , vrasjet , meritonte te kishte qene me kohe ne burg..... Mos te harojme dhe disa bashkepunues te ish PS kane bashkepunuar dhe bashkepunojne akoma ! le te shpresojme qe per kete kohe , do ju jene gjetur vrimat se ku i ka fshehur pasurite e vejdhura , dhe atyre biznesmeneve qe ka bashkepunuar ! jane strukur ne ankth nga frika , se ne te ardhmen, edhe atyre do ju dali koka dhe do te kene pergjegjesi ligjore mos themi dhe en burg do perfundojne nje pjese...Shqiptaret po presin ta Arestojne me burg !

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPAK dhe Zoti ...shqipatret jane ne pritje !

      Qe e ka mbushur kuben per krimet qe ka bere , dhe duhej te ishte Arestuar kjo pritet nga secili shqiptare.....se mos te harojme , pervece korrupsionit qe ka shitur dhe djegur nje shqiperi te tere.... Vetem urdherat per eleminimet , vrasjet , meritonte te kishte qene me kohe ne burg..... Mos te harojme dhe disa bashkepunues te ish PS kane bashkepunuar dhe bashkepunojne akoma ! le te shpresojme qe per kete kohe , do ju jene gjetur vrimat se ku i ka fshehur pasurite e vejdhura , dhe atyre biznesmeneve qe ka bashkepunuar ! jane strukur ne ankth nga frika , se ne te ardhmen, edhe atyre do ju dali koka dhe do te kene pergjegjesi ligjore mos themi dhe en burg do perfundojne nje pjese...Shqiptaret po presin ta Arestojne me burg !

      Përgjigjjuni
      1. z
        z

        Qenka bere edhe mjek psikiater Taku rrumbullaku.Sa te paguan Rama per keto diagnoza o Taku? Vazhdo Taku s'ke faj ,nuk po i rrit Rama keto dreq pensionesh e duhet me i shtue dizka ne te zeze.

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          A e degjuat mbreme neonazistin , mjejercjapincimpordha,qenefi,nazi,tv qe fliste si bandit tek media me e urryer ne planet per shqiptaret qe ka mbledhur llumin e gazetareve . Nje funderrine si mjekercjapi cimpordha arrin e i thote kryeministrit me te sukseseshem ne 113 vjet shtet , palaco. O cim pordha , o pleher e ekranit shqiptar , helmin qe nxjerr cdo dite ne ekran me nazitv tende te felliqur do ta nxjerrim nga hunda me 11 maj 2025 duke e derguar vampirin e vividolit ne pension te perhershem fizik e politik. Cfare do thuash me 11 maj o pleher, se po fluturon me pras ne bythe keto dite, cfare do thuash o monster e peshtire ne 11 maj ora 22.00 kur te dale rezultati elektronik i qarkut te Tiranes, sondazhi Piepoli dhe Zaloshnja qe do konfirmijne perkrahje rreth 60% per Edi Ramen kurse per vampirin e vicidolit as 25 %. Duro o monster bashke me ate shpifarakun e ekranit tend kokpalarin shkullakun , butakun kokberdunga bunga bunga , gunga gunga , bashke me neonazistin Blendi koka se dhe 6-7 jave jane. Nuk do dijsh te gjejsh deren e syripordhes per te dale kur te lexosh rezultatin.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Muli i shkopit

            Dakort plotesisht me Ngjelen . Po te shikosh veprimet me trup dhe fjalimin e fundit te tij ne takim me shqiptaret e Napolit , ai duket komplet i shperfytyruar , te ngjan me Hitlerin kur bertiste neper mitingje me popullin gjerman . Saliu per momentin ka disa shqetesime madhore . I pari , proçesi i hapur dhe te tjera te pa hapura me SPAK-un . I dyti , fushata zgjedhore dhe endera per te marre perseri pushtet dhe i treti , Luli qe po i behet ortak me demokratet dhe ka frike mos i merr dhe primatin e opozites . Ka kohe qe ka harruar ta therrase Lul brava . E shqeteson shume loja me vidio e me meme qe ben me Ramen e gjate . Ai do te shkoje ne ate bote , duke bertitur rrugeve si i marre . Atija e qofte .

            Përgjigjjuni
            1. M
              Messerschmitt

              Avukat kur te hodhi rrugve si qen athere fillove te hapesh gojen kunder atij......

              Përgjigjjuni
              1. S
                Strukture ineficente.

                Dumanin do futet ne burg para Berishes(nese futet ndonjehere)...Fakti qe e lane te lire s jep shprese fare...po te shohesh zvarritjet me gjyqin e Mediut pastaj te ze koka...

                Përgjigjjuni
                1. j
                  ja ke fut kot plako

                  Sala po perdor strategji , keshtu i con sinjale Rames qe votat e mia i ke gati kurdo per shkrirjen e SPAK Pra tani topin e ka Rama ose PS . Pra mundohet ti veri te gjithe PS e korruptuar kundra Rames per ta detyruar te pranoje te shkrijne SPAK

                  Përgjigjjuni
                  1. j
                    ja ke fut kot plako

                    Sala po perdor strategji , keshtu i con sinjale Rames qe votat e mia i ke gati kurdo per shkrirjen e SPAK Pra tani topin e ka Rama ose PS . Pra mundohet ti veri te gjithe PS e korruptuar kundra Rames per ta detyruar te pranoje te shkrijne SPAK

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje