Spahiu: Berisha 40 vjet që premton kthimin e pronave, nga tokat e “xanuna”! Qesharake

25 Mars 2025, 09:17Politika TEMA
Spahiu: Berisha 40 vjet që premton kthimin e pronave, nga tokat e

Juristi Kreshnik Spahiu tha se dy partitë e mëdha politike, PS dhe PD, kanë hapur thesin e premtimeve dhe se nuk kanë asnjë kontratë me popullin. 

Madje jo vetëm kaq, por bëjnë premtime absurde apo që janë fyerje e inteligjencës së qytetarëve.

“Unë mendoj që PD dhe PS kanë hapur thesin e premtimeve dhe nuk kanë një kontratë publike me popullin. Jemi një vend ku as 1% e popullit s’i lexon programet, sikurse është në Perëndim apo në Europë. Pra fokusohen në pika të programeve, si pagat, apo taksat psh.

Po lexoja premtimin e Berishës që thotë se do i japi zgjidhje përfundimtarë çështjes ë pronave në katër vjet. Pra i bie se do rrafshojë Kamzën dhe do ia kthejë pronarëve. Përmbajnë antagonizëm këto premtime.

Këto janë fyerje e inteligjencës. Nëse ka një çështje që nuk zhbëhet është ajo e kthimit të pronave. Nëse ka një dëm ndaj kombit shqiptar është keqpërdorimi i parimit që toka i takon atij që e pushton apo uzurpon e punon.

Cilat prona do kthesh kur 99% e saj e ke ndarë, kur ke vendos parimin e legalizimit para asaj të kthimit apo urbanizimit”, tha Spahiu në Report TV. 

 

3 Komente

  1. k
    k

    Zoti I mallkoftē tē gjithē ata qē kanē zēnē pronat e tjerve familjarisht pēr 7 breza. Mos paçin njē ditē tē lumtur nē jetē. Mos i qeshtē buza kurrē. Ju bēftē helm çdo kafshatē qē pērcjellin. Mos i zēntē gjumi kurrē me paqe shpirtērore.Ju haptē humnera nē çdo hap qē bējnē. I daltē ferri para syve dhe i qērroftē. Mos ndjefshin kurrē njē pērkedhelje njerēzore. Sytē e tyre tē njohin vetēm lotē hidhērimi. Zemra e tyre plastē pērpara çdo pronation. Jeta e tyre tē jetē mē e zezē se vdekja. Pērjetēsisht.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saliu i Serbise i boni sallate pronat e ktij vendi

      Kreshnik, berishistet ushqehen vetem me llomotitjet e Saliut, u ka mbet ora ne regjimin e kaluar. Ka rrethe 30% idioter e tarallake ky vend, shume jane por jo aq sa te na thejne pas. Ajo me interesantja eshte se ky llum debilash drejtohet ne ata te listes se mbyllur te 11 majit qe jane komunista dhe ish bij te sigurimsave dhe spiuneve te tyre para 1990.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dursakja

        Nuk na the ndonjë të re ore Kreshnik. Këtë e kupton çdo shqiptar se u mësua me mashtrimet e Berishës, por atë e voton ai që grabiti pronat, ai që përfitoi nga firmat piramidale, ai që përfitoi nga kaosi i viteve 1992 _2013ku gjithë pasuria kombëtare u grabit nga ata që brohorisnin "me ne fitojnë të gjithë" dhe "ne do të qeverim me duar të pastra" Për të përfituar ishin po ata dhe duart jo vetëm që nuk ishin të pastra, por i lyen me gjakun e shqiptarëve të ndershëm. E vërteta doli me ngjallen e tij, e vërteta nuk bëhet, ajo është shkruar me gjakun e Arben Brocit, me gjakun e Remzi Hoxhës me gjakun punotorëve dhe fëmijëve që humbën jetën në Gërdec, me gjakun e 4 dëshmorëve në bulevardin"Dëshmorët e kombit"e rënë në Shqipërinë demon_kratike. Kjo është e vërteta e shoqërisë shqiptare e këtyre viteve, histori e shkruar sërish me gjak edhe pse në paqe. Sa jetë shqiptarësh po i kushton ky tranzicion i dhimbshëm i vendit që për Njeriun e Zi shërbeu për katapultimet e tij në organet më të larta të vendit. Spaku, çfarë bën Spaku, për këto ngjarje tragjike të llahtarshme që janë krime të pushtetit mbi popullin? Mos vallë dhe një pjesë e tij është ose ishte përkrahës dhe mbështetës përfitues nga kjo veprimtari kriminale e pushtetit të dikurshëm qe qendror e vendor? Kjo duhet parë nga institucionet përgjegjëse.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje