Vijojnë replikat në distancë mes Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.
Përmes një videoje të publikuar në facebook, Basha iu përgjigj Ramës i cili gjatë një takimi dje me një qytetar në një fabrikë që prodhonte vaj ulliri në Memaliaj, ky i fundit i kishte thënë se Basha nuk i kishte dhënë kompensimin që i takonte.
Ndërkohë Basha akuzoi Ramën se kur u largua nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës e la me borxhe këtë institucion.
“O Rame ke nisur të rekrutosh dëshmitarë të rremë. Kishe kapur njërin në Memaliaj që thoshte që nuk I kam dhënë lekët që kishe borxh ti. Po ti me Ramë pse nu kia pagove. Vetëm borxhe më le në bashki me Rame, e gropën e Hajdin Sejdisë, nevojtoren më të madhe publike në botë. 200 metra nga zyra jote.
11 vite në bashki e nuk e mbushe. Eh mor Ramë, kishe në mendje të mbushje gjërat e tjera. Ku I ke shokët mo Rame. Ku e ke lali Erin e mësove mirë por pësoi keq 7x7= 313 Rame”, shprehet Basha.
Kujtojmë se gjatë takimit në Memaliaj qytetari i tha Ramës se Basha, ishte sjellë shumë keq me të për një kompensim që i takonte, duke i thënë se këtë do ta marrësh vetëm kur të kthehet Rama në bashki.
“Nuk më jepte lekët. U soll keq me mua, nuk donte të m’i jepte. Më tha kur të vij prapë Edi Rama në Bashkinë e Tiranës do t’i marrësh ato lekë. Më quajti komunist dhe u soll keq.
Më erdhi keq për gocën, se sa kishte filluar punë pedagoge dhe s’doja t’i prishja punë, por do ia kisha veshur me shpullë surratit”, tregoi qytetari, duke shtuar se vetëm pas 5 vitesh i kishte marrë ato para që i takonin.
Rama duke ironizuar Bashën tha: “O Lul, po ç’ke bërë kështu, edhe këtë e ke bërë? Ke bërë dhe nga këto? Jo se ato faqet e tua na duhen! Qenka dhe mistrec! E Lul të shkuara të harruara. Po ku i çove lekët mo Lul?!".
Ky Basha eshte komplet idiot i lindur. Me keq akoma kur mundohet qe te flase me dialekt te Shqiperise se mesme dhe perdor ne mes ndonje fjale malokesh. As njeren dhe as tjetren dialekt nuk di te perdore. Faji eshte edhe i Gatzetes Tema qe na i sjell idiotesite e Bashes si lajme te rendesishme. E dime qe Mero Baze e ka pike te dobet Bashen, por ketu duket intelekti i te dyve. U pershaten njeri-tjetrit. I bashkon edhe provincializmi i theksuar qe kane te dy.
Leri dialektet, po shiko brendine. E rendesishme eshte qe nuk thote genjeshtra
eh mer lul mbaj fatura se perfundove te dumdumi
As mua sma dha 5000 lekshin e lindjes se djalit, i hengri kunati.
Po nuk di dialektin Luli se ka lindur dhe eshte rritur ne Tepelene , tani qe ka ardhur ne Tirane po e meson . Kur te vije ne Tirane deputet edhe vete shoku Termet me fitore publiçitare do mesoje dhe ai tirançe.