Bashkëqeverisje pas zgjedhjeve? Roland Bejko: Ramës i intereson më mirë një si Lul Basha që ka marrë prova luajaliteti

25 Mars 2025, 10:54Politika TEMA
Bashkëqeverisje pas zgjedhjeve? Roland Bejko: Ramës i intereson

Ish-deputeti i PD-së, Roland Bejko dhe deri vonë përkrahësi i Lulzim Bashës, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, hodhi idenë se Rama dhe Basha mund të jenë bashkë pas zgjedhjeve, ku parashikohet se PS merr më pak se 70 mandate dhe Ramës i intereson më mirë Lulzim Basha që ka treguar se është luajal.

“Mendoj se edhe Basha e ka kuptuar se votuesi duhet të të ndjejë sesa të të kuptojë. Vitin e kaluar u miratua programi i partisë që kishte Basha se kishte ende vulën dhe nuk i kushtoi njeri vëmendje. Tani erdhi rasti, nuk e di a e kanë të negociuar me Ramën, por nëse e ka, duhet të marrim analizë pse ka dashur Rama ta bëjë.

Mund të vërtetojë gjë tjetër koha. Përshembull, sondazhet nuk e nxjerrin Ramën mbi 50%. Mund të ndodhë të japë mandate më pak se 70. Mund të duhen koalicione. Me këta të tjerët e ka mbledhur mendjen, sepse janë shprehur, partitë e vogla. Të bëjë një qeverisje me Berishën, kompromenton veten. Por Ramës i intereson më mirë një si Lul Basha që ka marrë prova luajaliteti.

Njerëzit e kanë një ide për figurat e vjetra ku bën pjesë edhe Basha, kurioz jam për të rinjtë. Por, ajo që e ndihmon Bashën, ai doli dhe hyri, mund të përfitojë te brezi i ri, që e quan gallatë këtë.

Basha në çdo rast humbje nuk ka, sepse nuk ka ku shkon më poshtë”, tha ai.

4 Komente

  1. S
    Shaqo

    ...shko mbill floket, se te kane avulluar trute.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Gjith fantasia jeni ju pd-istat prandaj ju kane rene floket , vetem luli e ka me flok koken kjo tregon se nuk ka farà brenda , mos u lodhni kot nuk fitoni , lulushi e ka vendin ne burg .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Titi

        Luli koalicion me PS........... Perla e dites....... Me shum mundesi mer mandat Kujtim Gjuzi sesa Lulushja

        Përgjigjjuni
        1. K
          KROI MBRETIT

          Tullac budalla.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje