Meta audio-mesazh nga qelia: Programi ynë në interes të shqiptarëve, të përqendrohemi në fitoren madhështore

25 Mars 2025, 16:10Politika TEMA
Meta audio-mesazh nga qelia: Programi ynë në interes të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndonëse ndodhet pas hekurave me akuza nga SPAK për korrupsion, ndërsa aleati i tij Sali Berisha është i pandehur për aferën Partizani, shprehet i bindur se opozita ka një rrugë të qartë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Në mesazhin e tij, Meta e ka cilësuar fitoren e opozitës në zgjedhjet e 11 majit si të pashmangshme.

“Fitorja i zgjidh të gjitha. Për t’i dhënë zgjedhje historike për të ardhmen e Shqipërisë duke ndëshkuar pengmarrësit e demokracisë. Keqpërdori pushtetin për të shantazhuar drejtuesit e pozitës dhe që sot nxjerr lotë krokodili për primaret e PD-së të cilat janë si dita me natën me përzgjedhjet e tij personale në errësirë si Kryetari i Organizatës me anonimë pafund, shumica të rekomanduar nga banda të njohura…

Ai që në 2021 kandidoi i teti në Durrës dhe e kishte kopsitur rezultatin, me bandat dhe partnerin e tij të errësirës së 17 majit, tani është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me gjithë anonimët, që nesër s mund t’i kërkojnë llogari për humbjen…

Të gjithë të përqendrohemi në programin tonë të shkëlqyer që është në interes të të gjithë shqiptarëve. Të gjithë të përqendrohemi në një Fitore Madhështore”, – deklaroi Meta.

 

 

 

 

6 Komente

  1. C
    Cepani

    Vecse burgu tend, arnauteve te urte, u duket madheshtor.PL- pirdh se lirohesh.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipërinë e mori Saliu e i vu zjarrë.....

      Përfaqësuesi i hajdutëve dhe burgaxhinjëve bën fushatë

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Ky spiuni Agush me aleatin e tij te ngushte ne kerkim nderkombetar per zhdukje kufome ne resortin e droges Golden , Altin Hajrin me te cilin drekonte cdo jave ne 2017 kur Altin Hajri bleu votat e leshelise ne Shijak, Hardhishte, Pjeze dhe e nxorri lesheline force e dyte , po shkon i sigurte drejt fitores *madheshtore * qe i ka pergaditur sovrani me 11 maj 2025, ne gropen septiko politike te leshelise qe aktualisht ka vdekur. Me 11 maj 2025 do te jete gozhda e fundit mbi arkiviloin e leshelise qe ka vdekur me 14 maj 2023 por nuk eshte varrosur akoma se eshte ne gjendje kome.

        Përgjigjjuni
        1. l
          lexuesi

          Ne Shqiperi behen cudite me te medha ku hajduti dhe krimineli dhe nga burgjet con mesazhe heroji dhe shpetimtari .....te vesh duart ne koke dhe te ulerasesh dite e nate ....!!! Ky eshte rezultati i nivelit kulturor dhe politik i popullit.....Ku ke nje qeveri qe bene sikur lufton korrupsionin dhe le kryehajdutet kryetare partie (bandash) qe te vijne verdalle dhe ai vete ( kreyministri) te ngjan me nje pimp qe drejton grupet e nates...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dursakja

            Kur flet krye hajduti për programe partish, sa poshtë kemi rënë o njerëz! Organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre se në të kundërt le të lirojnë hajdutin madhështor dhe të zënë vendin e tij. Të zbatohet ligji, të gjithë të barabartë përpara ligjit, ky është ligj themeltar i kushtetutës së një republike.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dollibashi

              Epo Drejtësia alla shqiptarce përgjon Erion Velin se çfarë i thot gruas, dhe kjo më kujton prokurorët e komunizmit që i burgosnin burrin kot fare për agjitacion e propagandë se i kishin vën syn gruas së ditëziut që përfundonte në Burrel e në Spac.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje