Gati arrestime te PD? Flamur Noka dhe Gjunkshi kapen në përgjime, presion kandidatëve "Euroatlantik" të tërhiqen nga gara!

25 Mars 2025, 15:00Politika TEMA
Gati arrestime te PD? Flamur Noka dhe Gjunkshi kapen në përgjime,

Pas shpërthimit të “papritur” të “Koalicionit Euroatlantik” me një startim që ka përfshirë vëmendjen dhe simpatinë e miliona shqiptarëve, duket se pas tentativave të dështuara për ta injoruar dhe defaktorizuar, kanë nisur kundër-masat në terren.

Jo në kuadër të luftës politiko- elektorale, por me mënyra dhe veprime antiligjore. Alfapress.al nëpërmjet burimeve të sigurta ka mësuar se Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka dhe kandidati për deputet i po kësaj force në Qarkun Dibër, Xhemal Gjunkshi, janë kapur në përgjime duke u bërë presion dhe shantazh për t’u tërhequr nga gara, kandidatëve të “Koalicionit Euroatlantik”.

Sipas të njëjtave burime, të dy rrezikojnë arrestimin pas hetimeve. Kujtojmë se këto zgjedhje përveçse nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare, po monitorohen në mënyrë të rreptë nga ndërkombëtarët. Përfshirja e Flamur Nokës dhe ish-gjeneralit Xhemal Gjunkshi në veprimtari të jashtëligjshme duke u bërë presion kandidatëve të një force rivale në garën zgjedhore, futet te nenet më të rënda të Kodit Penal dhe Zgjedhor për krimet zgjedhore. Duket se shndërrimi i “papritur” i Xhemal Gjunkshit nga “bashist” në “berishist” në prag të Primareve, ka qenë i kalkuluar për të goditur dhe përçarë “Euroatlantikët” në Qarkun e Dibrës, gjatë fushatës elektorale.

Gjunkshi edhe pse nuk e kaloi dot pragun te Primaret, me urdhër nga lart, (Flamur Noka), u katapultua në Listën e hapur të PD në Dibër, edhe pse ngjalli kundërshti dhe zemërim te ata që e kishin ndjekur Berishēn që nga shpallja non grata. Sekreti i katapultimit të Gjunkshit mund të ketë lidhje me rolin e tij tepër aktiv si shef shtabi i Forcave të Armatosura në dosjen e Klubit Partizani. Por t’u bësh presion kandidatëve për t’u tërhequr nga gara, është një guxim i madh i cili të çon direkt në qeli

Tashmë është e qartë se kjo fushatë zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit ka dalë nga “shinat” e vizatuara prej Edi Ramës dhe Sali Berishës. Pas çertifikimit në KQZ të kandidatëve të “Koalicionit Euroatlantik”, të cilët garojnë në listë të hapur, si dhe pas shpërthimit të “papritur” të fushatës së tyre të udhëhequr nga drejtuesi politik, Lulzim Basha, skenari i paracaktuar nga, Rama-Berisha, është prishur totalisht.

Mashtrimi politiko-mediatik me realitete që nuk ekzistojnë ka rënë, ndaj duket se po detyrohen të ndërhyjnë me metoda ekstraligjore. Blerja, presioni dhe shantazhimi i votuesve, komisionierëve dhe kandidatëve për deputet, faktikisht ka qenë një normalitet gjatë këtyre 3 dekadave pluralizëm, duke përfshirë edhe zgjedhjet e fundit lokale të 14 majit. Por që kjo të vazhdojë të përsëritet në mënyrë flagrante, (Si po bëjnë Noka&Gjunkshi, etj), edhe në zgjedhjet e 11 majit, ose je kamikaz, ose je budalla që nuk ke informacion dhe nuk kupton se çfarë po ndodh!

35 Komente

  1. Q
    Qerosi

    paska hedh lek te madh luli te mero

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Ore që do arrestohen do arrestohen por, hë përhë nuk ka kush ti arrestojë.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Duka

        E bukur kjo qe paska ...."startuar koalicioni euroatllantik"......hahahhaha! Paska startuar luli me hu ne tajare! Luli esht nje gojors o merush!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti.

          Nuk mund te arestohen Noka dhe Gjunkshi nqs nuk i jep urdher Sali Berisha SPAK-ut. Tani dihet qe drejtesine ne shqiperi e ka zotnia Sali.

          Përgjigjjuni
        2. O
          Oficeri dulles

          Po Muli budalla eshte i varferi

          Përgjigjjuni
          1. L
            Labi nga Bregu

            po ku kaputur ndonjehere mend ai(Muli) aman...

            Përgjigjjuni
          2. x
            xha Kasemi nga Çepani

            Asgje nuk ka per te ndodhur! Presion do bejne,edhe do paguajne dhe ku qe drejtesia ? Hic gjekundi .... Krisma nuk pati, presion nuk pati ,te rroje rezultati. Pse ende nuk e dini qe Paria Demokrastike ka vetem dhunen ne plan te pare.... Me thoni nje fjale qe ka fplur Noka dhe nuk eshte dhune.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Pordhe drejtesie e cila eshte vene totalisht ne mbeshtetje te banditeve berishist ne veprimtarine e tyre mafioze duke kercenuar rivalet. Fashizem I gjalle.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luli

                Koalicionit Euroatlantik” me një startim që ka përfshirë vëmendjen dhe simpatine e miliona shqiptarëve, ... Ca thu ere debil? Po 2.6 milion jemi gjithsej me kalamoj e me pleq laj thaj. Nga keta gjysma as gjysma nuk e morin mundimin me votu, e tina thu miliona shqiptare pelqejne lul braven.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Po Rama c'pune ka qe permendet ketu? Keta deshtaket Euro-Atlantik, njesoj si deshtaket e PD'se se Saliut duan te behen te rendesishem vetem duke perlyer Ramen, kur ai as nuk do te dije per keta, pervevc se kur i tall.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    GISHTI MESIT

                    O NUL MOKA! MEZI PO E PRES ATE DITE DHE DO TE DERGOJ GISHTIN E MESIT QE JA BERE SOCIALISTEVE, I MADH E I VOGEL, BURRE APO GRUA...PIS BURRE!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      astrit

                      Njerez refuzohen berishizmin! Berishizem = antikombetar

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        U shkrinë me shakatë e Saliut si malok vrasës

                        Mos bëni shaka si Luli,drejtësia është në shërbim të Saliut dhe këtyre të dyve që janë dru me pre,njëri më i trashë se tjetri dhe të implikuar në korrupsion,këto dy mushka maloke nuk po arrestohen për korrupsion e jo për këto kërcënime......

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Analisti

                          Drejtesia thone .Po ajo ka lindur e vdekur.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sadiu

                            Këta idiotët e PD janë themeluesit dhe vazhdusit e vjedhjes së votave dhe e kërkojnë atë tek të tjerët në vakum. Sa turp është ky veprim nga këta njerzit pa turp të nongrates dhe vrasësit të Gërdecit e 21 janarit. Humbje të sigurt dhe skandaloze.

                            Përgjigjjuni
                            1. m
                              mirel

                              Xhemal Gjunkshi o figura me e paster m histori t ushtris m Shqipni. Ai asniher sun ka mor lek per t çue horrat e Salihit m Afganistan n kuader te trupave t NATOS qy runin paqen aqe, ai ka mor vetem auro ne dallare.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Populli

                                Komisar Xhejmsi eshte njish

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                                  flamur. muti noka eshte kriminel. dopjo. sali kerma berish. qe gjuan. policet e shtetit. dhe garden. I ze per fyti. po te kishte. drejtesi te drejt flamur mutin noka. do ta kishte futur ne biruc

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Noci

                                    Asgjë nuk do bej spak dhe Dumani se janë të përkushtuar ke dosja e 21 janarit,e Gërdecit,e aferës partizanit ????????????????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dajti

                                      Damian GjiknurIt e Ulls Manjes ja botoi BILD ato pergjimet ku urdheronin shefa Policie ne Diber per masaker zgjedhore e as nuk u thirren nje here ne SPAK. E sa per ate "... KOALICIONI EUROATLANTIK ka perfshire vemendjen e simpatine e miliona shqiptareve..." keni flliqur vehten se kete budallallek nuk ua beson as vete Lyli Euroatlantiku 7x7=42 !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Pal Vata

                                        Gjunkshi hajdut me cizme mori miljona nga trupat qe dergonte ne misione paqeruajtese , tipik Dibrane servil bythelepires i pa bese qen fare.. Rrnofte Sali NonGrata Vicidoli

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pal Vata

                                          Gjunkshi hajdut me cizme mori miljona nga trupat qe dergonte ne misione paqeruajtese , tipik Dibrane servil bythelepires i pa bese qen fare.. Rrnofte Sali NonGrata Vicidoli

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Pal Vata

                                            Gjunkshi hajdut me cizme mori miljona nga trupat qe dergonte ne misione paqeruajtese , tipik Dibrane servil bythelepires i pa bese qen fare.. Rrnofte Sali NonGrata Vicidoli

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Na myten

                                              “ ka përfshirë vëmendjen dhe simpatinë e miliona shqiptarëve…” Ku jame keto milionat aman?! Si filma e Kinostudios ku vriteshin nga 3-4 mije gjermane ne film.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                Viktor

                                                Mos e merrni seriozisht pasi kemi kaq vite flasim per denime e arrestime te ish pushtetareve te PD,por shohim vetem te krahut te rilindjes qe Po mbushin burgjet!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. O
                                                  Opionisti

                                                  Ja futi luzimz basha shoke te sali berish dhe pd do filloje lufta brendshne pd do mari luizi big brdhe zogu elez biberaj izbete elezi

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Drejtesi e tredhur nga Berisha

                                                    Hahaha…. kush do ti arrestoje Altin Dumani ??? Dumani vertete po ndjek krimin zgjedhor por detyra e tij eshte te kape ndonje nga Partia Socialiste ! Jo nga PD sepse pastaj Berisha ….. e kercenon dhe atij i shpeton shu…a nga ai.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Lugu gjat

                                                      E more xhemal gjunkshi more skuth. Ky është një nga ata komisarët e komunizmit që të kafshojnë mas shpine,si atëherë akoma dhe sot. Eshtë fytyra më e qelbur që turpëron mijëra komisarë të ndershëm . Prandaj sekretari sali , gungaçi I Tropojës të tillë skorje mban rreth vetes

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Dule

                                                        Ymer gelbaza

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Leftercimmaliqhyska .

                                                          Jam ne nje Moshe qe nuk me lejohen pasaktesite . Sec demokrat eshte F. Noka , duhet ta kujtojne mire demokratet beratas . F. Noka , KY horr dhe hajdut ordiner , I vuri drune kryetarit te asaj kohe , Dritan Haznedari duke e zevendesuar me nje shokun e tij mjek , me nje vagabond komunist , me synim qe te pasurohesh duke vjedhur . Gje qe ia arriti qellimit . Vagabondi komunist u be kryetar dhe bashke me rrugac te tjere , qe sot Jane rreshtuar pa komunistit gerrdalle , dhe me nje fare Lefter Maliqi , vodhen , gjobiten e plackiten sa u deshi menderja . Vec amnezise nuk I shpetojne dot as beratasit e urte .

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Aliu

                                                            Te fusesh ne liste kete derdimenin gjunkshi ( me budalli I Dibres) eshte sikur te cosh gomarin te kullose ne livadh, kur ai do ferra. Dhe budalla fluturon me hu ne bythe ,se mungon prasi I titanic ne Diber.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. J
                                                              Jimi

                                                              Shakara SPAK-u te emetuar ne media !

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. s
                                                                sali. berisha. eshte. kriminel. ai duhet kalbur.

                                                                flamur. muti. noka. duhet. kalbur. ai eshte. njesoj si krimineli. sali berisha. ai eshte. njëri. shum. i ndyr. jy gjuan policeve. ju. gjuan punonjseve. te gardes. ai eshte nje malok injorant. po ku ka drejtesi. ne. shqiperi. qe ta kalbi flamur noken. dhe kriminelin sali berish

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. F
                                                                  Faiku

                                                                  Gjuknushi më i pështirë se muli. Dibrant me mend në kokë, duhet me qenë realistë për ata që votojnë. Aty në rradh të pare, votohet për njeriun, që duan ti përfaqespoi për hallet e problemet, pastaj vjen partia. Gjiknushi në yqmin e berishës, kujton se po mashtron dibranët, kështu që ma mir pa gja, se sa me nji budall ku mandej me na tall gjith mileti. Un abstenoj, as njanit e as tjetrit, kshu qi e kam ndergjegjen ma të qetë.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. L
                                                                    Lul derdimeni

                                                                    Po të ishte e vërtetë kjo Lulashi do të bënte namin, apo ka qenë i zënë me replika më Ramën.

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje