“Berisha duhet të më jetë mirënjohës, jo unë atij” - Alibeaj: S’kam turp nga e shkuara, nuk jam përfolur kurrë për korrupsion

25 Mars 2025, 19:20Politika TEMA
“Berisha duhet të më jetë mirënjohës, jo unë

Deputeti Enkelejd Alibeaj, kandidat nën siglën e koalicionit Djathtas për Zhvillim në zgjedhjet e 11 majit, është shprehur se nuk i vjen turp nga e shkuara e tij, kur ka shërbyer si ministër nën qeverinë demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Ai tha se gjatë kohës që ka qenë ministër, por edhe gjatë gjithë aktivitetit të tij politik, nuk është përfolur kurrë për asnjë aferë korruptive.

Alibeaj tha gjithashtu se nuk është mirënjohës ndaj Berishës që e emëroi ministër, por përkundrazi sipas tij, ish-kryeministri duhet të jetë mirënjohës ndaj tij.

Kjo pasi sipas tij, ai ka performuar mirë gjatë kohës që ka qenë ministër dhe nuk ka qenë i përfshirë në afera korruptive. Ai shtoi se shumë herë e ka kundërshtuar Berishën gjatë kohës që ishte ministër, për çështje parimore.

“Nuk më shqetëson kur më thonë ish-ministri i Berishës. Mua nuk më vjen turp nga e shkuara ime. Unë kam qenë ministër në qeverinë e Partisë Demokratike dhe kryeministër në atë kohë ka qenë Sali Berisha. Do më vinte turp nëse në atë pjesë që kam qenë ministër të kisha dalë me faqe të zezë, të isha përfolur për korrupsion, të isha përfolur si i paaftë. Të isha përfolur si një njeri që ishte vendosur aty dhe të ishte shndërruar në një skllav të politikës siç rëndom ndodh.

Nuk dua të bëj gjykim të vetes, nuk është e udhës, por në publik të paktën nuk është treguar. Unë nuk kam qenë ministër klient i kryeministrit. Kjo është kultura e vjetër, kultura puniste komuniste. Ajo është një privilegj dhe përgjegjësi. Unë mund të kem qenë ministër i qeverisë Berisha në atë kohë, por për ata që e mbajnë mend unë kam dalë kundër për shumë gjëra, për çështje parimore.

Kështu që jo vetëm nuk e kam për turp, por e kam për krenari. Ekziston mundësia që edhe të jesh në politikë, të jesh në rangjet e larta të ekzekutivit dhe të mos biesh në kurthet e mëdha të korrupsionit, ose të mungesës së identitetit dhe pozicionit tënd politik për gjëra që ty nuk të shkojnë. Unë nuk kam qenë vetëm ministër, por edhe deputet dhe kam bërë beteja shumë të forta, edhe brenda PD-së.

Berishës nuk i jam mirënjohës që më emëroi ministër, por duhet të jetë ai mirënjohës ndaj meje. Një kryeministër interesin e tij më të madh duhet ta ketë që ministrat të kenë performacë të mirë dhe të mos bien në praktika paaftësie dhe korrupsioni”, tha Alibeaj për A2.

11 Komente

  1. G
    Gjithsesi i Urojme suksese...

    z. Alibeaj ngaqe vjen nga Familie e presekutuar nga Dikatura.....po mos te ishte perzier me kriminelin penecilina sali ! Zoteria Alibeaj mesiguri do te ishte Kantidati me i sukseshem ne te ardhmen.... nje mendim i thjeshte i imi...

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lindi

      Ti je ne rregull mosmirenjohes ndaj Berishes duhet te jene gjithe demokratet per faktin qe beri minister nje bukeshkale si ty

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pjerin

        Ke vënë gjoba dhe ke vjedhur prona z. Alibeaj-Xhaferrllari, si drejtor i korruptuar i Departamentit Antikorrupsion dhe si ministër qesharak e i pamerituar Drejtësie.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjithsesi i Urojme suksese...

        z. Alibeaj ngaqe vjen nga Familie e presekutuar nga Dikatura.....po mos te ishte perzier me kriminelin penecilina sali ! Zoteria Alibeaj mesiguri do te ishte Kantidati me i sukseshem ne te ardhmen.... nje mendim i thjeshte i imi...

        Përgjigjjuni
        1. i
          ilir

          kush ja vleresoi perfomancen ketij gabelit qe ben teater fjalesh kur flet.Minister te beri Saliu mor cope muti dhe nuk eshte se shkelqeve thjesht beje estrade kur flisje dhe trasformoje gjuhen shqipw vetem per tu dukur sa i zgjuar je por ne fakt je nje cope muti mosmirenjohes

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zeri I arsyes

            Mosmirenjohes si Sali non grata te cilin e mori Enveri nga shpella e Shiqeres dhe e beri njeri, nje cope mosmirenjohes sekretar i PPSH, qe shetiste me varke me femijet e Enverit

            Përgjigjjuni
          2. T
            Ton

            Mosmirenjohja nuk eshte virtyt...Alibeaj nivel mediocre...kur ishte drejtor antikorrupsioni nuk e di a beri ndonje pune.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dauti

              Mire qe u largua nga PD. Une votoj PD, nuk do e votoja me nje kandidat si ky. Nipi i Isa Toskes, eshte i pabese si Isaj. Ky ka kundershtuar Berishen? E kush e beson. Braktisi Berishen. Ia futi Bashes. Ky pabesine e ka ne gjak. Shyqyr qe ike, bile bashke me Dash Shehin, i cili, per 35 vjet eshte zgjedhur deputet nen krahun e Saliut.

              Përgjigjjuni
              1. m
                mira kola

                Ledin e njoh nga afer, Saliu dikur e konsideronte bir. Ka patur nje bashkeshorte dhe familje te mrekullueshme dhe e la per nje k. Mosmirenjohjen kryesore e ka treguar ndaj vatres se ngrohte familjare qe kishte krijuar dhe me vone shperfytyrimi shkoi edhe me tej me shoket e miqte qe e rrethonin dhe donin. Nuk eshte qelibar si pretendon!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mandi

                  I ke dhene ca licenca noteri te dyshimta, sigurisht nuk i ke dhene per bamiresi.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nje socialist besnik i revolucionit

                    Me kujtohet ky karagjozi kur filloi te ndryshonte intonacionin e zerit dhe gjestikulacionet per t'i ngjajtur Doktorit.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje