Kush fiton nga lista e hapur e PS në Tiranë? Braçe: Kjo është garë e pabarabartë. Majko: Po se bëmë ne, kush do ta bëjë?

25 Mars 2025, 19:57Politika TEMA
Kush fiton nga lista e hapur e PS në Tiranë? Braçe: Kjo

“Lista e mbyllur e Tiranës është bunker”, kështu e quajti kryesocialisti Edi Rama skuadrën e Tiranës drejt 11 Majit.

E ndërsa në listën e mbyllur me një mandat të sigurt drejt parlamentit janë 12 kandidatë socialistë,  beteja e fortë zhvillohet në listën e hapur ku janë vendosur 3 ministra dhe 15 deputetë me 1 apo më shumë mandate.

Pritshmëritë e socialistëve sipas sondazheve të tyre të brendshme sugjerojnë 20 mandate në Tiranë.

Në garën e Tiranës duken të avantazhuar ministrat Blendi Gonxhe dhe Ervin Hoxhaj sikurse edhe deputetët Orlando Rakipi dhe Xhemal Qefaliaj nëse shikojnë numrin e  votave personal të këtyre dy të fundit, e në parlamentaret e 2021.

Xhafaj i madh Fatmiri kur u prezantua skuadra socialiste, gjuha e trupit e tregoj jo fort komod, ndryshe nga Xhafa i vogël Etieni, i shfaqur i qeshur, me besimin se do të jetë zgjedhje e parë e socialistëve të Baldushkut, Petrelës dhe Farkës

Për Fatmir Xhafën ky do të jetë testi i dytë në Njësinë 10, pas thyerjes së hersit në 2021 duke u futur nga dritarja në Parlament.

Por një garë brenda listës së Tiranës do të ketë edhe mes zonjave socialiste, ku nga lista e hapur duke respektuar gjininë e përfaqësimit, pritet që pragun e Parlamentit ta kalojnë vetëm dy prej tyre nga lista e hapur.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu u takua në terren me deputetin senator socialist Erion Braçe.

Paçka se zemrën dhe mendjen e ka në Divjakë, Erion Braçe e gjetëm në një lagje të njësisë 5 ku ai është duke bërë fushatë e shkuar për të nëntën herë në Parlament.

Gazetari Muhamed Veliu: Sa komod ose jo komod është Erion Braçe në këtë sfidë të re, në këtë detyrë të re në njësinë 5?

Deputeti Erion Braçe: Kjo është puna që unë kam bërë, nëse të tjerët kanë bërë punë të tjera dhe vijnë tani për të kandiduar për deputet me ide të ndryshme, për të kontribuar, për t’u bërë ministra në rastin më egoist apo për të marrë një status, unë këtë punë kam bërë, pavarësisht se më parë kam bërë edhe punën tënde, kam bërë edhe punën e financierit e me radhë, gara është e drejtë jo se ka një listë të hapur apo të mbyllur, në rastin tim unë kam vetëm 6 javë këtu, kolegë të tjerë kanë nga 4 vite, 8 vite, këtu vij për herë të parë, nga kjo pikëpamje për shkak të kohës së ngushtë dhe të pamjaftueshme për të bërë fushatë, unë zakonisht bëj fushatë 3 muaj, nuk bëj fushatë ato 30 ditët që ka.

Ish kryeministri socialist Pandeli Majko i fundit deputet prej grupit të deputetëve ’92-’96 në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu tha se synon të marrë të nëntin mandat në bastionin e demokratëve, Kavajë.

Deputeti Pandeli Majko: Fushata është në qytetin më të vështirë të politikës. Do të thotë jo vetëm për Partinë Socialiste, por edhe për të tjerët. Arsyeja është se ky qytet e ka filluar politikën kur politika nuk kishte filluar akoma, në sensin e asaj që erdhi pas demokracisë, në vitet ’90. Kjo dhe për më shumë arsye, besoj se kjo është një kërkesë që hesht duke folur dhe e kundërta.

Gazetari Muhamed Veliu: Përmendët vështirësinë. Cila është vështirësia e dytë, pasi edhe në zgjedhjet e shkuara, ju ishit në një qark relativisht të ri për ju. Pse Pandeli Majko i duhet të përballet nga njëra vështirësi në tjetrën?

Deputeti Pandeli Majko: Sepse jam deputeti më i vjetër i Partisë Socialiste dhe po nuk e bëra unë, pyetja është: kush do e bëjë?

Deputeti Pandeli Majko: Mendoj se ka një dallim shumë të rëndësishëm midis listave të PD-së dhe PS-së, por cilësia më e rëndësishme është që ne po luajmë në sulm. Pala tjetër po bën të kundërtën. Të shohim kush do të jetë fituesi i vërtetë. Një gjë ka shumë rëndësi të thuhet, PD nuk respektoi votën e Primareve të veta. Nëse një parti nuk respekton votën brenda partisë së vet, pikëpyetja më e madhe është sa do ta respektojnë ata votën e 11 Majit.

10 Komente

  1. F
    Fshatar, mender jush!

    Lutem, ( pasi unë vij pak si i vonuar, si të thuash i papjekur) a mundet kush t'më zbërthejë këtë fjali të zotit Majko, krenaria e PS në vlera, intelekt dhe përulësi :"Arsyeja është se ky qytet e ka filluar politikën kur politika nuk kishte filluar akoma, (fjala është për Kavajën) në sensin e asaj që erdhi pas demokracisë, në vitet ’90. Kjo dhe për më shumë arsye, besoj se kjo është një kërkesë që hesht duke folur dhe e kundërta." Tani or vëllezër, sa t'a çkoqisë unë këtë fjali, kam frikë se kanë mbaruar zgjedhjet dhe mund të bëjë një kabim të pafalshëm, në vënd të votonjë për Majkon shkoj dhe votonj për Braçen. Ndihmoni, ju kam rixha, të gjejë zgjidhje nga ky labirinth ku shoku Majko pamëshirshmërisht na ka futur për t'a çkoqitur.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtori i patronazhisteve

      300.000 € kishte paguar Lali fiku atë avokatin amerikan o Mero

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo

        Kryu punë Mero me lalin, është kthy nga Bela tani.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtori i patronazhisteve

          Hahahaha iku lali dmth

          Përgjigjjuni
      2. L
        Lala

        Gara e pa barabarte ishte deri dje kur Buburreci ose sic thone bujqerit zhuzhaku i Majt qe ushqehet me lulet e pemeve trutore duke e lene pemen pa fruta ishte kur Brrace nuk i duheshin votuesit....e garantonte Partia. Tani morri , pleshti , tartabiqa , cimka , urithi i bimeve , nusja e lales , kunadhja , derri e dosa e shume emertime insektesh qe demtojne bimet jane Brracja , Majko , Gjylametia e Gylistanit , etj. nuk marrin asnje vote ata e shohin qe votuesit e P.S i neverisin jashte mase...!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lala

          Gara e pa barabarte ishte deri dje kur Buburreci ose sic thone bujqerit zhuzhaku i Majt qe ushqehet me lulet e pemeve trutore duke e lene pemen pa fruta ishte kur Brrace nuk i duheshin votuesit....e garantonte Partia. Tani morri , pleshti , tartabiqa , cimka , urithi i bimeve , nusja e lales , kunadhja , derri e dosa e shume emertime insektesh qe demtojne bimet jane Brracja , Majko , Gjylametia e Gylistanit , etj. nuk marrin asnje vote ata e shohin qe votuesit e P.S i neverisin jashte mase...!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ermal

            Te dy andikapatet e ps, te dy hajdut: majko hajdut i skrapit, konia hajdut xhepash. Do shkojme per te nenten here ne parlament thone, a thu se kane bere vezen kto vemje ka 30 vjet, a thu se s'ka shqiperia djem e vajza t'i zevendesojne....

            Përgjigjjuni
            1. V
              Visi

              Shkoni pirdhuni me gjithe te rinj e te vjeter se i keni borxh qe nuk shlyhet ketij vendi! Keni bythe dilni e i thoni punes miremengjes si gjithe te tjeret!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Këtu "deputetllëku" është kthyer në zanat a thua se kanë diplomë si psh "mësues gjeografie". Habiten pastaj që nuk janë në lista se helbete, nuk dinë të bëjnë punë tjetër!! Prandaj duhen zgjedhur nga populli që të riciklohen.

                Përgjigjjuni
                1. j
                  joel shkodra

                  Edhe ne tituj vazhdoni me gabime drejtshkrimore. Si nuk mesuat nje here! "... po se beme ne": ajo "se" ka kuptimin "nuk e", prandaj kerkon patjeter apostrof: "... po s'e beme ne ...".

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje