Arlind Qori: Nga unë nuk do dëgjoni na u vodhën votat, aktivistët tanë do i mbrojnë

25 Mars 2025, 20:41Politika TEMA
Arlind Qori: Nga unë nuk do dëgjoni na u vodhën votat,

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se është i vendosur të mbrojë çdo votë të qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, duke denoncuar njëkohësisht fenomenin e blerjes dhe shantazhimit të votës në Shqipëri.

Në një intervistë për MCN TV, Qori shprehu shqetësimin për raportimet se njerëzit detyrohen të votojnë nën presionin e humbjes së vendit të punës dhe se votat shiten e blihen.

 “Të dyja këto janë vepra penale dhe të gjithë ata që kërcënojnë apo blejnë votat duhet të përgjigjen përpara drejtësisë,” theksoi ai, duke shpresuar për veprime konkrete nga SPAK në javët e ardhshme.

Megjithatë, ai tha se nuk e vendos besimin e tij te institucionet, por te aktivistët dhe mbështetësit e Lëvizjes Bashkë.

“Unë jam i sigurt se nuk do të na vidhet asnjë votë. Jo se nuk do të tentojnë ta bëjnë, por sepse nuk do t’i lejojmë ta bëjnë,” u shpreh ai.

Qori theksoi se Lëvizja Bashkë do të ketë vëzhgues në çdo qendër votimi dhe numërimi, të cilët do të qëndrojnë deri në fund të procesit për të garantuar transparencën.

“Dy vite më parë, si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, mora 13,852 vota dhe asnjë votë nuk na u vodh. Do të sigurohemi që e njëjta gjë të ndodhë edhe në këto zgjedhje,” shtoi ai.

Sipas tij, organizimi i Lëvizjes Bashkë do të jetë i tillë që çdo votë e hedhur për këtë parti do të numërohet si e tillë, duke mos lënë vend për manipulime. “Nuk do të dëgjoni kurrë nga unë që më kanë vjedhur votat, sepse nuk do të mund t’i vjedhin,” përfundoi Qori.

5 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    Sipas eksperiences time ne KZV , KZZ që nga viti '91deri ne 2009,nuk vjedh dot vota po nuk u korruptuan komisioneret, sikur dhe njeri të mos jetë dakord nuk bëhet. Voten nuk e ndryshon dot, popullin nuk e kontrollon dot, po i erdhi ne maje te hundes te hedhe me sumë perpjete. Keto perralla janë justifikime për ata që nuk arrijne dot objektivin.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sadiu

      Po ti po nuk qeve i zoti të mbrosh një qeskë me vota kot sa je kryetar. Pa llapa dhe ai thurja janë bosh fare. Po e pate mirë me atë të thurjes thoj tja ndryshoj emrin partisë se në gjuhën dogançe fjala thurje është fjala më me turp në gjuhën shqip.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sheqeri

        Ik or koqe. Ty nuk kan cfare te vjedhin se nuk ke vota.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dekani

          Arlindi do tl fitoj atë që i takon dhe do ta fitoj me siguri. Ai nuk është Gon Shehaj që i blen votat, apo Llapaj që i vjedh për të mos folur për Panon e pa larë, si thot Fan Noli pranë dijes i pa nxënë pranë detit i pa lare, e shumë të tjera. Obobo Pano ik lau o djal se je zhul ose dukesh zhul. Shiko Arlindin duket si drita po dhe kur flet me gjuhë të elaboruar. Ai ka një difekt që nuk e ka provuar kurrë vehten … vetëm profesor ka qënë.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saranda

            ky eshte loqe komplet Shpreson te marri nje grusht votash nga njerez medioker

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje