Basha: Berisha nuk ka më çfarë t’i japë demokratëve, kush voton PD-në voton Ilir Metën dhe rrangallat e korrupsionit!

26 Mars 2025, 09:22Politika TEMA
Basha: Berisha nuk ka më çfarë t’i japë

Lulzim Basha u shpreh se Sali Berisha nuk ka çfarë t’i japë më Partisë Demokratike dhe demokratëve.

Në argumentin e tij, kreu i Koalicionit Euroatlantik, teksa bëri thirrje të votohej numri katër i partisë që përfaqëson në zgjedhje, tha se kush voton PD-në më 11 maj, voton Ilir Metën dhe rrangallat e vjetra të politikës.

“Mos t’i mbajmë demokratët me gur në trajse dhe t’i themi të vërtetat ashtu siç janë. Berisha nuk i shërben më PD-së dhe nuk ka çfarë t’i japë më demokratëve. Ky është momenti që të zgjohen dhe të afrohen me Koalicionin Euroatlantik, se këtu nuk do gjejnë njerëz që kanë ngritur kartona për të liruar të korruptuar dhe mbyllur lista.

PD-ja tani nuk është më ajo që e duan të gjithë. Të votosh PD-në tani, do të thotë të votosh Ilir Metën, të korruptuar dhe të arrestuar. Do të thotë të votosh Jozefina Topallin që bashkoi më 2021 votat me Edi Ramën në Shkodër.

Vota për Sali Berishën është votë për Metën dhe rrangallat e korrupsionit. E vetmja votë është për Koalicionin Euroatlantik dhe numrin katër”, tha ai në studion e “Repolitix’ në Report Tv.

Në fund ai tha se SHBA-të nuk kanë hequr dorë nga Shqipëria dhe mbështetja e luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe Prokurorisë së Posaçme.

Teksa bëri një rezyme të bashkëpunimit të tij me partnerët ndërkombëtarë si kur ishte në pozitë si ministër, ashtu edhe në opozitë, shtoi se ndihma ndërkombëtare do vijonte.

“SHBA mbështesin luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, të mos nënvlerësohet heshtja momentale e tyre për shkak të tranzicionit momental”, shtoi Basha. 

6 Komente

  1. a
    astrit

    Berisha nuk i duhet as Tropojes por Shqiperise jo e jo. Per mu ata qe e duan Berishen ne PD ta gezojne eta konservojne po deshen une do hidherohesha kur do perpiqen tja japin drejtimin e Shqiperise ketij deshtaku ish komunist

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      O Lul brava ahahahahaha (ku ta ka gjet maloku ket) kur do deshmosh per 21 Janarin po leji pordhet

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gazja me mjeker e mustaqe

      Kete radhe duhet besuar Luli , se eshte hera e pare qe nuk genjen .

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Po me krricin e faros si model i ecjes perpara drejt shqiperise madheshtore foltorja e vicidolit do shkoje nga fitorja ne fitorje dhe ne 11 maj 2025 do marre noc rrokun.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjinakriqi

          Po ti Luli çfarë do ti japësh popullit këtë herë që më duket se do të dalësh si rruar dhe qethur,pa asmë të vogëlin dyshim Po more tre apo katër deputet ti do të jesh faktor politik dhe parlamentar por jo faktor qeverises sepse Rama me gjasa nuk do të ketë nevojë për aleat për të qeverisur, natyrisht po e votojë populli ,.Ndërsa Saliu si zorë do ta ketë të të besojë , por dhe ky po mori një numër deputetësh që do ti duhet të bëjë aleanca që të formojë qeveri .Historia politike e PD është që me përjashtim të vitit 1992 që ka marë mbi 50% në asnjë legjislaturë tjetër nuk i ka bërë qeveritë pa kualicione me shumë partiçka të tjera dhe me LSI e skrapaliut Ilir Meta . Mirëpo për këto zgjedhje më duket utopi që në këtë derexhe që është katandisur Opozita t'i Qesh buza të hajë kulaç thotë populli.Kështu që ju zoti Luli mos u mprihëni për të bërë kauzë në këto zgjedhj sepse je kaq shumë i deformuar ,sa ska kovaçanë që ju bie në islla.Por sinqerisht, pavarësisht nga oshilacionet që ke pësuar në jetën politike do të uroja që ju ti mernit një numër deputetësh që të kishit peshë në jetën politike dhe parlamentare. Por kjo ngel në planin e dëshrës dhe mbi të gjitha ,sa ju do të ngjitëni në zëmrat e zgjedhesve dhe të militantëve të ish PD me fushatën që do të bëni .Ky rezultat po u arrit do të jetë ogur i mirë për ta sikterrisur Sali banditin nga skena politike ,sepse për hesapet që ai ka me drejtësinë kjo është tjetër llogari që koha do ta tregojë.O Luli djali mundohu të po grumbullosh rreth programit tënd shumë votues që janë shpërndarë në pyllin e fshatit si bagëtia kur bie ujku në to .Po munde ti bindesh të trëmburit ,të qejmbeturit nga Saliu, të pa vendosurit të shgënjyerit ,shumë intelektual që nuk kanë qënë të angazhuar , të rinjtë ,studentët etj ,atëhere ke shanse për të të qeshur buza Ngritja politike kulturore përvoja politike ,mënyra e komunikimit me shtresat pse jo edhe njohja ndërkombëtare nuk të mungon.Këto janë kredite që ti ngrënë vlerat dhe i afrojnë njërzit.Të vaftë mbarë për të mirën e të djathtës dhetë opozitës në tërësi.Më mirë të jesh ti se banditi plak në Parlament,

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vigjilenca

            Të gjithë së bashku ja keni shtrënguar lakun në qafë këtij mileti se ja keni marrë edhe jetën, por vazhdoni se ai përsëri hesht, ai është i vdekur se të gjallët reagojnë, por edhe sa kohë do të funksionojë kështu?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje