Avokati Idajet Beqiri tha se ka ekzistuar një listë me emra personash, të cilët do të pushkatoheshin në jug të Shqipërisë, me urdhër të Sali Berishës në vitin e mbrapsht të 1997.
I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati përmendi disa emra, mes tyre Skënder Gjinushi dhe Gramoz Ruçi. Ai theksoi se në “listën e zezë” ka qenë dhe emri i tij, ndërsa tregoie dhe planin se si do të vritej bashkë me një person tjetër.
“Ka ekzistuar një listë me emra konkretë që do vriteshin në jugun e Shqipërisë, gjasme do të pastrohej territori nga rebelët. Ishin politikanë, ishin dhe kolektivë.
Emra si Skënder Gjinushi, Sabit Brokaj, Gramoz Ruçi, unë isha në listë që do vritesha. Vrasja ime dhe Hajredin Shytit, ishte planifikuar ndryshe, do na hidhnin në malin me gropa”, tha ai.
Nga gjithë këto vepra penale që ka kryer SB, përsëri merr përsipër të kakarris gjatë gjithë kohës në rrugët e Shqipërisë. Ku është drejtësia, çfare bën SPAK? A e vutë re se çfarë u bë në Greqi dhe në Serbi për humbjen e jetës të bashkatdhetarëve të tyre? Protesta masive në të gjithë vendin, me javë të tëra. Po ne çfarë bëmë për 15 marsin në 2008,po mbas këtij në 21 janar 2011se viti '97me 98 viktima në det u harrua fare? Po sa kohë do të vazhdojmë kështu, si të heshtim për këto makabritete, çfarë kërkojmë të na ndodhë që të reagojmë? Mungesa e reagimit për të mbrojtur jetën tonë ka sjellë kapardisjen e politikës, shtypjen e qytetarit deri në marrjen e jetës së tij. Deri kur kështu më?