Fushatë me bukë, presh dhe lakër!

26 Mars 2025, 09:50Politika TEMA
Fushatë me bukë, presh dhe lakër!

Nuk ka rëndësi të kujt partie janë, tashmë gara e ethshme për të marrë vota i ka bërë politikanët shqiptarë të dalin nga kostumi i përhershëm dhe të sillen ndryshe nga sa i kemi parë këto 4 vjet.

Ndërsa ata në listat e sigurta duken më të qetë, listat e hapura po prodhojnë lloj-lloj shfaqjesh teatrale që po çudisin dynjanë.

Mimi Kodheli duke blerë bukë e duke folur me shitësen, Jorida Tabaku duke blerë presh e lakër në periferi të Tiranës, Agron Shehaj duke shitur bukë, Blerina Gjylameti duke postuar duar njerëzish që kanë zhgarravitur numrin 5 apo Ermonela Felaj duke përdorur një personazh të Big Brother-it – mund të jenë përfaqësues të forcave të ndryshme politike, por qëllimin e kanë të përbashkët: të mbledhin sa më shumë vota më 11 maj.

Strategjia që kanë zgjedhur në fakt nuk ka asgjë origjinale dhe në pjesën më të madhe është e stisur dhe pa shumë kuptim.

Nëse për 4 vjet me radhë je shfaqur në Kuvend apo konferenca duke folur për korrupsionin, varfërinë apo të mirat e qeverisë, të veshësh atlete, të shesësh bukë apo të bësh pazar me rroba shtëpie nuk është se ndryshon dot perceptimin e njerëzve.

50 ditët e mbetura vërtet mund të jenë të mjaftueshme për një fushatë derë më derë, por çfarë vlere ka ajo kur në çdo derë më shumë se qytetarë gjen kameramanë dhe fotografë?

Spotet televizive, fushata online sigurisht që kanë vlerën e tyre, por sa bindës mund të jesh kur befas një ditë kujtohesh se në politikë paska dhe fruta-perime, njerëz që shesin dhe halle që nuk raportohen vetëm nga salla e Kuvendit apo konferencat ndërkombëtare.

Shqiptarët nuk janë naivë dhe sigurisht që nuk miklohen kaq lehtë nga vizitat një herë në 4 vjet të politikanëve.

Sigurisht që shumë prej këtyre qytetarëve do t’i votojnë edhe pa pasur nevojë për këtë shfaqje të stisur, sepse në fund të fundit këto janë dhe alternativat.

Në një fushatë të sapo nisur pa thelb, pa program, por me premtime, pa frymë, por me akuza, pa debat, por me shkëmbime këngësh rap-i, qytetarët shqiptarë nuk është se kanë shumë mundësi për të zgjedhur.

Në këtë tollovi tallava politike gjithsekush do përpiqet të zgjedhë atë më bindësin mes teatrit të fushatës që sapo ka nisur seriozisht. (VNA.al)

6 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    Eh mojJorida.Prek prasin me dore,edi ku te shkon mendja.Gjej vendin dhe kenaqu.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arma Vlora.

      Kujdes me preshat,se e di hostorin e Lushnjes,ta trgon trsani,se akoma si ka dale,prandaj kujdes.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patriot

        Une e shikoje si nje hape poziteve te SPAK. Fushatat e me pareshme nuk I shikoje ne rruge sepse bridhnin me fugana me para dhe arme per te blere votat. Tani qe kane frike se mos takoin Meten me Velijan po na hiqen si shtepijake me pras e buke ne dore. Kjo nuk eshte nje sinjale I mire sepse ne mungese te nje platforme ekonomike I tregojne njerezve qe mbase zgjedhjeve, nuk ka rendesi kush do te fitoje, buke dhe ate te gjatin do te hani perseri. Pergjigja me e mire do te ishte te mos shkohet ne votime deri sa te votohet ligji I listave te hapura dhe partite te vendosin njeres me integritet dhe personalitet, STOP LISTAVE TE PREFERUARVE TE KRYETAREVE.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Preshin madheshtor do te merrni ne 11 Maj.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtari.

            O Jorid tani u kujtove per te bere pazar vete.Nuk ju shkojne keto gjera tani.Pazari edhe preshi qe ke ne dore aty ishin edhe dje edhe pardje.Petse nuk ke shkuar me perpara per te bete pazar.Apo te binte namuzi apk te binte llaku i tualetit.Ej kujdes ne preshin duhet gatuar mire qe te te shijoje o Jorid apo kohe fushate eshte ha ca te hash.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liqeni

              Suksese! Fitore Jorides! Nje shqiptare e denje per ne Kuvendin e Shqiperise! Votojeni! Une nuk e diskutoj: Do votoj Jorida TABAKUN. Dhe nuk me duhen komentet e portokallise.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje