Kryeministri Edi Rama ka folur nga Shkodra dhe për drejtësinë.
"Ne ia dorëzuam shpatën për herë të parë drejtësisë. Tani ne duhet të ulim kokën për këtë? Përkundrazi, përtej të gjitha lajthitjeve që mund të ketë ky proces, në thelb është proces historik, i domosdoshëm, që do e mbështesim deri në fund.
Ata që s’do ta kenë asnjëherë në dorë e shikojnë SPAK si të vetmen shpresë që të kapin ndonjë gjë, sepse ndryshe nuk kanë se si të luftojnë fare me ne.
E shohin si aleat për të bërë politikë opozitare, është normale, puna e tyre.
Bufi i kënetës bashkë me kënetën thonë do ta shkrijmë më 12 maj. Ne jemi garantët për këtë dhe jemi shumë krenarë, e kemi të qartë vijë: Kush është këtu për qëllimin e përbashkët është i nderuar, kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme mbas shpinës tonë të shkojë atje ku ka vendin.
Është e thjeshtë, s’ka asnjë gjë për të pasur dyshime dhe dilema", tha ai.
Me Ju lumte Atdhetar i Mbare-sa thua per mbare shqiptaret... Me atdheun dhe per Atdheun-Dhimbie e madhe Popull!
Amon moooos...se po na bon te kjajme... Ngriji nje monument Saliut, se ate qe i kere ti shqiperise me burimet njerezore, e sidomos PS, s ja ka bere as vet zoti ! Po ti e ke bere PS taraf e orgji, mor faqezi...aq sa ke ministre me mesataren me te keqe se tenden ! Nuk t i ka dhene njeri me zor; vet i ke gjetur ata qe po mbushin burgjet ...dhe ata qe i jane nisur asaj udhe ! Beji duva atij funderines,pa ti s meriton asgje ; ti je turp i asaj zyre