Selami Jenishehri largohet zyrtarisht nga koalicioni i Sali Berishës, dorëzon kërkesën në KQZ

26 Mars 2025, 14:57Politika TEMA
Selami Jenishehri largohet zyrtarisht nga koalicioni i Sali Berishës,

Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenishehri, siç kishte deklaruar edhe më herët, ka braktisur koalicionin e Sali Berishës, “Shqipëria Madhështore”.

Jenishehri ka depozituar zyrtarisht kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më datë 25 mars.

“Ju lajmërojmë dhe kërkojmë që subjekti zgjedhor Partia Bashkimi Popullor i Pensionisteve Shqiptar heq dore nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit 2025, për Kuvendin e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor dhe si pjese e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" e regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit 2025, ndërkohë që zgjedhjet e 11 Majit 2025 janë të paligjshme, të pavlefshme dhe madje antikushtetuese dhe nuk mund të mbahen, kur akoma nuk ka mbaruar shqyrtimi i gjithë ankimimit për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe kështu sipas Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nuk mund të ndahen mandatet, pasi janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor me të cilën mbajtën zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Për sa me sipër zgjedhjet e 11 Majit 2025 bëhen te pakuptueshme (nul) të paligjshme dhe antikushtetuese dhe gjithsesi deri me 25 Prill 2025 nuk mund te kryhet asnjë veprim për zgjedhjet e 11 Majit 2025”, thuhet në kërkesë.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë disa ditë më parë, Jenishehri tha se është mashtruar nga eksponentët e PD-së, madje shpërtheu dhe ndaj Berishës, për të cilin tha se ka hallin e SPAK. Jenishehri nënvizoi se njerëzit në listën e Berishës janë servilë! 

 

7 Komente

  1. S
    Sala dora vete

    na fiku pse sthoni

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Kari

      Dhimbje dhe humbje e madhe , ngushllime

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gaz

        Shqiperia nuk behet madheshtore me fekale si puna juaj dhe Sa lehu.

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          Priteni Salikermen kur te fajesoi Selamiun per humbjen

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arma Vlora.

            Nje mute me pak,.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Skraparliu

              Kete e morem veshe se do ndaheshin,te shohim me tej se sa TRIM do jete se eshte shprehur se do te beje denoncim per firmen qe thote nuk eshte e imja tek kualicionet qe dorzuan ne KQZ,te shohim sa trime eshte JENISHERI do ta coje ne SPAK apo jo vete ka thene.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qato Treska

                Ky eshte kulmi i mjerimit te politikes sone. Te merresh perdite me njerez pa asnje vlere intelektuale si Jenishehri, Gjuzi. Murrizi, D. Sula, Korreshi, djali i Fari Balliut, Mul Noka e plot te tjere, sic ben media jone, tregon se ne c'duar i kemi lene fatet tona dhe te ardhmen e ketij vendi. Ka dhe me keq? Mundet, por ka dhe me mire. Padyshim qe ka dhe me mire. Por duhet nje sistem perzgjedhjeje efikas, jo klientelist e jo sipas midese se kryetareve te partive, per te nxjerre ne pah njerezit e denje.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje