VIDEO/ Balla: Mjaft më radhëve në porte dhe aeroporte! Duhet të marrim pasaportën Europiane

26 Mars 2025, 17:19Politika TEMA
VIDEO/ Balla: Mjaft më radhëve në porte dhe aeroporte!  Duhet

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët, duke theksuar se një mandat i katërt i Partisë Socialiste deri në vitin 2030 do t’u sigurojë të gjithë shqiptarëve “Pasaportën Europiane”.

Përmes një videomesazhi Balla sjell në vëmendje përvojën e emigrantëve shqiptarë ndër vite, të cilët pavarësisht lirisë së lëvizjes pa viza, ende përballen me radhë të gjata dhe kontrolle të rrepta në kufijtë e BE-së. Ai theksoi se pasaporta europiane do t’i japë fund kësaj situate dhe do t’i vendosë shqiptarët në të njëjtën pozitë me qytetarët e vendeve të tjera të BE-së.

"Sa herë zbresim prej tridhjetë e pesë vjetësh në një aeroport në Itali, Gjermani, Greqi apo kudo tjetër në BE, na tregojnë me gisht një korridor, ku duhet të shkojmë të futemi në radhë. Ndërkohë, europianët kalojnë në korridorin e tyre, pa radhë, dhe dalin matanë sa hap e mbyll sytë. Ne vërtet s’kemi viza për të lëvizur në Europë, po ama s’kemi as të drejtë për të qëndruar në një vend të Bashkimit Europian përtej 90 ditëve. Prandaj, kur arrijmë në kufijtë e BE-së, na fusin në radhë dhe na marrin në pyetje me policë, të cilët, teksa na e kthejnë mbarë e mbrapsht pasaportën, pyesin ku po shkon, sa të holla ke me vete, me kë je shoqëruar, kush të ka ftuar, kur do ikësh që këtu, e me radhë," deklaron Balla.


Por çfarë do të sjellë pasaporta europiane për shqiptarët sipas Ballës? Pasaportizimi europian i Shqipërisë do të thotë:

- Lëvizje e lirë pa kufizime –Shqiptarët nuk do të kenë më nevojë të japin llogari për qëllimin e udhëtimit dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në BE.
- E drejta për të jetuar dhe punuar në BE – Çdo shqiptar do të mund të punojë pa leje pune në çdo shtet të BE-së, duke përfituar nga të njëjtat të drejta si qytetarët vendas.
- Mundësi të barabarta për studentët – Studentët shqiptarë do të studiojnë në universitetet europiane me tarifa të njëjta si bashkëmoshatarët e tyre europianë.
- Siguri më e lartë ligjore – Shqiptarët do të gëzojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre në çdo institucion dhe gjykatë të BE-së.
- Përfitime më të mëdha sociale dhe shëndetësore – Do të mund të marrin shërbime sociale dhe shëndetësore njësoj si qytetarët e vendeve të tjera të BE-së.

Balla theksoi se zgjedhjet e 11 Majit janë vendimtare për këtë projekt ambicioz dhe u bëri thirrje shqiptarëve të mbështesin Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për një mandat të katërt edhe më të fortë. Sipas tij, vetëm kjo mazhorancë mund të bëjë realitet ëndrrën europiane të shqiptarëve brenda kësaj dekade.

"Ne mund ta mbyllim përfundimisht këtë histori poshtëruese dhe të mos na ndajë më askush nga tufa e bashkudhëtarëve tanë europianë. Të mos hyjmë më në radhë. Të mos i japim më llogari një polici në aeroport se përse po hyjmë në një vend të BE-së dhe se sa do rrimë. Ne mund t’i sigurojmë çdo shqiptari e shqiptareje Pasaportën Europiane të Shqipërisë 2030. Ne i kthyem Shqipërisë dhe shqiptarëve krenarinë në përfaqësimin tonë ndërkombëtar, duke bërë të harrohet koha kur kryeministrit të asaj kohe, qesharak nuk i hapej dera asgjëkundi."

Ai ftoi zgjedhësit të votojnë numrin 5, Partinë Socialiste në fletën e votimit.
"Prandaj, kush e do pasaportën e BE-së duhet të votojë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, numrin 5, sepse askush tjetër nuk i pajis dot shqiptarët me pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade deri në 2030-ën. Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar e shqiptare do të fitojë të drejtën të votojë dhe të kandidojë në zgjedhjet lokale kudo ku jeton brenda BE-së dhe për Parlamentin Europian gjithashtu, ndërkohë që edhe Shqipëria do të jetë pjesë e zgjedhjeve europiane dhe do të ketë përfaqësuesin e saj në qeverinë e BE-së, Komisionin Europian, si edhe plot djem e vajza në administratën e Brukselit. Me pasaportën e BE-së, Shqipëria bëhet e madhe sa Europa dhe Europa bëhet e vogël sa Shqipëria. Prandaj më 11 maj votoni për pasaportën e Bashkimit Europian! Votoni Partia Socialiste, Edi Rama, numri 5 në fletën e votimit," përfundoi Balla mesazhin e tij.

15 Komente

  1. m
    mbajeni Preshin ne by,vet e fluturoni

    populli s'ka nevoj ,pre Preshat qe mbjell Shallavar Talibani PS . Ju jan errur syt nga mashtrimet qe prodhoni e s'di me ke t'i hidhni opinionit . Qe ta dini gjith ju Mazllumat e Pordhitikes Shqipcare, qe te Marresh Pass_EU do te thot qe ti si Shtet te ngrihesh ne Nivele Europiane ,nderkoh ti ke nji Nivel e Standarte = Mut qe te hashe - nji Nivel Banane Republik ,ku nuk bie asgjekundi era Shtet por Hajdutash te paskrupull qe i shiten atij populli per Politikan,por qe ne Realitet ,jane Kriminele qe e kan vjedhur vrare Shpartalluar ate vend per 34-vjet - nji Drejtesi qe vec Emertimit s'ka asgje te perbashket me Drejtesin e Vertet si ajo EU ;ku Banda Prokuroresh i sherbejn Kryekrimit . Shembull te tille shteti gjen vetem ne Afrike . Prandaj boll u bet qesharak para Botes o te pafytyre . Skeni nevoj te mashtroni ,beni ato qe Premtuat me 2013 o bythshkerdhyer dhe jepini Fund Karagjoslleqeve ,mjekermutit

    Përgjigjjuni
    1. .
      .......

      Preshin e mbajte kryetari PD ne Lushnje dhe çfare preshi bile! Tani çfare ka thene gabim Balla?! Veçse spjegoi ate qe do ngjaje po te votohet PS, por sikur te ndodhe te votohet Saliu, qe nuk egziston kurre, Shqiperise dhe shqiptaret nuk besoj se do jene ndonjehere antare me te drejta te plota e BE_se. Koken mbi shpatulla dhe jo ne bythe, mendjen ne koke dhe jo si keta injorantet ketu dhe votoni PS se shansi nje here te vjen. Votoni per te ardhmen e te rinjeve edhe ketyre palaçove qe duan dobiçin e Sheqere kurves!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Patriot

      Mr Balla kushe te ka thene ty qe me pashaporten qe reklamoni ju ne 2030 nuk paska rradhe. Mqs ti shkone per ti kerkuare voten me arsyetimin e pashaportres, mgjth emigrantet e kane ate, si hyjne ato neper dogana pa rradhe??. Ti ngaterron pashaporten e sherbimit ose dipllomatike qe mbani ju pushtetaret dhe kaloni ne Zandt VIP. Nje avion ka 300-400 pasagjere si do te kalojne keto njekohesist pa rradhe?? Nqs ke ndonje ide na e shpjego dhe ne te paditurve.

      Përgjigjjuni
      1. f
        flase

        Patriot, une kam pasaporte europiane dhe kur shkoj tek sporteli as dhjete minuta nuk vonohem, ndersa ne te ardhme nuk do kete radhe fare se çdo gje do te jete e e regjistruar sa te hyje ne aeroport. Se dhe sot aeroprtet kontrollohen, pa trenat qe nga Kopenhagen, Hamburg e deri ne Bruksel, Paris, Lisbone apo Rome nuk ka asnje kontroll fare. Kontrolle ka vetem Zvicra qe nuk i perket zones BE. Prandaj kur nuk i dini gjerat, mor disinformoni njerezit, megjithese qe sot nuk ka shqiptar i çfaredo lloj moshe qe nuk e ka bredhur Europen, Ameriken, Australine e deri dhe vende te tjera. Inteligjenca natyrore e shqiptarit, me perjashtimin e dembelave dhe genjeshtareve , eshte ne lartesine e kohes.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kalec Dega

        Tualeti do coi trenin te porti e aeroporti!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Pashaporta me stampen e BE'se do te ndihmoje edhe shqipetaret jashte Shqiperise, sepse mbas kesaj mundet edhe ata te marrin pashaporten shqipetare.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Plehre

            Po kush thote qe po nuk fitoi Balla me Ballukun dhe Ramen, nuk hykemi ne Europe!! Me ke tallen keta. Partia e tij ka udhehequr vendin nga 1997 deri ne 2005 dhe pastaj nga 2013 e deri ne 2025 dhe vijon!!! Pra 19 vjet nga 35 vite pluralizem. Rama 12 vite kryeminister dhe 9 vite kryetar bashkie!! 21 vite ne pushtet Rama!!!! Dhe ka surrat del kerkon voten e ketij populli???

            Përgjigjjuni
            1. .
              .......

              PLehre, ashtu si ke pseudonimin , ashtu duhet te jeshe. Me Sali Berishen apo ndonje tjeter, Shqiptari nuk do shkoje dot as ne nevojtoret e Aeroportit te Vlores e Rinasit. Ndersa ne Kakavi e Kapshtice, radha do te jete si e keni pare. Te tjerat inatet e Rames , i nxirrni duke lehur !

              Përgjigjjuni
            2. Z
              Z. Balla vetem perpara suskese..

              Une sjam Socialist por nuk mund te mohojme punet e mira qe ka bere PS ! Nuk e di nga vjen kjo urretje kundra PS ! cfare kerkoni juve qe jeni kundra " Anarki ? lufte vellazerore apo lufte civile si ne 97 ! ne vend te luftoni kriminelet e Politikes qe shkateruan nje shqiperi te tere ! dhe keta dihen se kush jane , jane ata qe kishin Testeren e PPSH, mbanin uturakun e te cmendurit Diktatore ! shetisnin me Diktatorin, mblodhen Miliardat me Firmat e Piramideve , zhveshen nje popull lakuriq nga Finanzat.... shiten gjithcka, u pasuruan vete me Vila dhe me Miliarda ne Bankat , mos flaism me theset e mbsuhur plote, qe edhe nuk dihen mbase se ku i kane fshehur...por te vraret rreth 3000 njerez nga Armet e Depove qe u hapen ! me urdher te Serbise dhe Rusise dhe zbatuan keta kriminelet qe flasin shqip ! ndersa ADN e kane Serbe ! po te varet me 21 Janar i haruat ! apo qe jeni kundra mireqenjes qe ka sjelle PS, jeni gjalle , dhe sju Intereson per te tjeret...Verini pake gishtin kokes, jo kokes poshte se ajo si duket ju komandon dhe pjata e Supes qe merni ...

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Z. Balla vetem perpara suskese..

                Une sjam Socialist por nuk mund te mohojme punet e mira qe ka bere PS ! Nuk e di nga vjen kjo urretje kundra PS ! cfare kerkoni juve qe jeni kundra " Anarki ? lufte vellazerore apo lufte civile si ne 97 ! ne vend te luftoni kriminelet e Politikes qe shkateruan nje shqiperi te tere ! dhe keta dihen se kush jane , jane ata qe kishin Testeren e PPSH, mbanin uturakun e te cmendurit Diktatore ! shetisnin me Diktatorin, mblodhen Miliardat me Firmat e Piramideve , zhveshen nje popull lakuriq nga Finanzat.... shiten gjithcka, u pasuruan vete me Vila dhe me Miliarda ne Bankat , mos flaism me theset e mbsuhur plote, qe edhe nuk dihen mbase se ku i kane fshehur...por te vraret rreth 3000 njerez nga Armet e Depove qe u hapen ! me urdher te Serbise dhe Rusise dhe zbatuan keta kriminelet qe flasin shqip ! ndersa ADN e kane Serbe ! po te varet me 21 Janar i haruat ! apo qe jeni kundra mireqenjes qe ka sjelle PS, jeni gjalle , dhe sju Intereson per te tjeret...Verini pake gishtin kokes, jo kokes poshte se ajo si duket ju komandon dhe pjata e Supes qe merni ...

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Baba

                  Do na e japesh ti o motershqym.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Ton

                    Hahahahaaaaaaaaaaaa........

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kris

                      Me 12 maj neqoftese fiton Don Rama dhe Sanco Balla ne do jemi ne europe dhe europa do ta ndjeje veten te fuqishme

                      Përgjigjjuni
                      1. n
                        noname

                        ik mer katunar kokcepsh te qifsha ropt.....

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Liqeni

                          Po Shqiperia eshte para Europes ne mez te zemres te kesaj qe sot thirret Europe, more Z.Balla! Europa eshte nje nga perendite e paraardhesve tane - e ilireve apo ilirjaneve tane. Ju te PS nuk keni kauze... as prioritete, program.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje