VIDEO/ “Pse nuk bëni trena", Rama - komentuesit: Ne nuk kishim rrugë për të shkuar në aeroport, ç’më diskutoni hekurudha! E kishim buxhetin gropë

27 Mars 2025, 10:06Politika TEMA
VIDEO/ “Pse nuk bëni trena", Rama - komentuesit: Ne nuk kishim

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi në rubrikën “Sy më Sy” që i kërkoi linja hekurudhore, ndërsa theksoi se Tiranë-Durrës është drejt përfundimit.

Rama tha se kur kanë marrë qeverisjen e gjetën buxhetin gropë, ndërsa u kujtoi ndjekësve edhe transformimet që janë bërë, duke u thënë se nuk kishte rrugë për të shkuar deri në aeroport.

“Ne nuk bëjmë trena, bëjmë hekurudha. Tiranë-Durrës është drejt përfundimit, janë një sërë projektesh të tjera që janë pjesë e mandatit të katërt.

A ju kujtohet si ka qenë rruga nga aeroporti në Tiranë, a e mbani mend si ka qenë, nuk kishim rrugë për të shkuar në aeroport, më diskutoni tani hekurudha, e kishim buxhetin gropë, kompanitë rrinin me një këmbë si gjysmagjeli, se nuk i kishte paguar më qeveria për kontrata.

Ca po më thua nuk bën ti tre, hekurudhat i kemi nisur do ti bëjmë se kemi marrë financime nga Europa, bankat europiane”, tha Rama.

6 Komente

  1. r
    rrofte kumandari

    nuk jane pjese e mandatit te katert o kumandar, po pjese e investimeve te BE ne kete vend te dhjere me mut ! Leri pallavrat

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolegu i SPAK -ut

      33 vjet e ashtuquajtur demokraci nuk keni bërë dot as Tiranë -Durrës në hekurudhën ekzistente të paktën shtuar një korsi tjetër

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parajsa buz liqenit

        Po si te grabisin popullin ? Po beren hekurudha ska me taksa karburanti,ska me taksa rruge ,ska taksa trau.ska leke per oligarket......

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          Pikerisht. Nuk e le Kastrati te beje hekurudha se do udhetojne njerezit me tren pastaj, si gjithe Europa. I ngel Kastratit nafta pa shitur pastaj.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Detari

          Vend islamik ci doni trenat ne 2025 lol fatale…fqinjet bejne metro nen toke keta nuk vendosin dot dy pal shina treni. Dhe del xhiro me carter privat ramazoni ne per bote i veshur si arab.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zyko

            Buxheti grope para 12 vitesh. Tani buxheti eshte bere mal ne xhepat e qeverritareve hajdute e krimineleve. Popull Votoni partite e reja!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje