Si gazetar i “Zëri i Amerikës” u përpoqa të intervistoj Adem Demaçin, i cili i kishte dal në krah Berishës kundër Ibrahim Rugovës. Problemi ishte se nuk e gjeja dot ku qëndronte. Përfaqësia e Kosovës në Tiranë nuk kishte asnjë informacion. Dinte vetëm se e kishte ftuar Sali Berisha.
Berisha donte siguri për temat e bisedës me Demaçin, kishte sidomos kuriozitet nëse ideja për intervistë ishte e imja apo e redaksisë. Pastaj më ofroi një roje të vet të më lidhte me rojet e Demaçit. Më në fund më thanë të shkoja te ish "Hotel Vjosa" (Miniri), një hotel i vogël në cep të sheshit “Skënderbej”. Aty më thatë se do të më japë një telefon dikush që të lidhem me Demaçin.
Qëndrova gjysmë ore, por askush nuk po vinte. Pyeta recepsionisten nëse kishte lënë dikush porosi për mua. Pasi pyeti për emrin më tha "po". Pas pak, një djalë i gjatë, nga siguria e zotit Demaçi erdhi në holl dhe më tha se do të më jepte një telefon, ku mund ta thërrisja zotin Demaçi pas gjysmë ore.
Telefoni që më dha ishte numër fiks, jo mobil. M’u duk pak si numër i njohur për shkak se i kishte disa shifra njësoj. Sapo djali u largua, i rashë telefonit dhe pash vajzën e recepsionit që kapi telefonin.
E kuptova. Adem Demaçi ishte në hotel, por mua po më krijohej një inskenim sikur diku ishte.
U ngrita me qetësi dhe i thashë vajzës së recepsionit të njoftonte zotin Demaçi se “sipas bisedës që keni bërë, gazetari i "Zëri i Amerikës" është në holl dhe po ju pret”.
Vajza me pa e hutuar dhe në panik.
- Kur folët? - tha.
- Kemi fol më parë. - i thashë. - Njoftoje pa problem.
Pesë minuta më pas Demaçi me dy roje zbriti në holl. Dukej paska i alarmuar.
- Si je djalë, si kalon. Ku e dite që jam këtu?
- Më tha Berisha. - i thashë.
U prish pak në fytyrë, por e kaloi.
- Më duhet një intervistë për “Zëri i Amerikës”. Do takoheni dhe me Berishën dhe duhet të kem disa komente tuaja rreth situatës në Kosovë dhe Serbi, nisjen e protestave të opozitës serbe, a duhet t’i mbështesni a jo? Pak a shumë këto gjëra...
INTERVISTA/Demaçi: Mbeshtetje per Berishen dhe protestat ne Beograd!
Si e pritët ju ofertën e Partisë Parlamentare të Kosovës, si një nga drejtuesit kryesorë në jetën politike?
- Oferta ka qenë bërë pak më herët nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie. Unë jam menduar mirë dhe duke parë se ngjarjet zhvillohen në mënyrë të pakënaqshme, atëherë e pashë të udhës që të inkuadrohem drejtpërsëdrejti në PPK. Tash jam anëtar i kësaj partie dhe flas si anëtar i saj me tendencë që të ngjitem më lart. Sa u takon forumeve të
kësaj partie, sa i takon anëtarësisë së kësaj partie, aderimi im në këtë parti është pritur shumë mirë, Madje edhe nga ata të cilët janë jashtë kësaj partie dhe ata kanë treguar gatishmëri që menjëherë të më kuptojnë në organet më të larta.
Por unë kam kërkuar që kjo të bëhet dalëngadalë dhe lë bëhet me njëfarë procesi të ngadalësuar.
Meqë jeta politike në Kosovë realisht dominohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sa mendoni që do të ndihmojë futja juaj në politikë në dhënien e më shumë ngjyrave politikës së Kosovës?
- Unë mendoj se pikërisht dominimi i partisë së LDK-së në jetën politike të Kosovës, ndoshta ka qenë një handikap dhe një mungesë e jetës politike, ndërsa forcimi i PPK-së, e cila përndryshe është e dyta me anëtarësi, me fuqi, organizim etj. Unë besoje se do të jetë
një element dinamizues i jetës politike dhe besoj se kjo do le ndikojë që edhe LDK-ja lë punojë më mire.
Nëse zoti Demaçi do të jetë kryetar i PPK-se, a do të kërkonte ai mbledhjen e Parlamentit le Kosovës?
-Patjetër.
Si do të ndikoni për këtë, ngaqë ju nuk e keni aktualisht Mandatin e deputetit të këtij Parlamenti?
-Partia jone ka 13 deputetëve dhe ka vende të zbrazëta nga pjesëtaret e kësaj partie, të cilët nuk janë brenda dhe gjenden jashtë dhe kjo nuk do lë jetë problem që të bëhem edhe anëtar i Parlamentit.
Kohët e fundit, shtypi zyrtar i Tiranës, por edhe politika zyrtare po u bën thirrje shqiptarëve të Kosovës t'i përkrahin demonstratat e opozitës serbe. A i bashkoheni ju këtij qëndrimi?
- Unë, siç e dini ju vetë, ua kam dërguar edhe një mesazh në formë përkrahjeje këtyre demonstratave, i cili ka hasur në një përkrahje dhe ka bërë një jehonë të Madhe, si në mes të demonstratave, ashtu edhe në mesin e inteligjencies serbe. Unë mendoj se këto demonstrata duhet t'i përkrahim, sepse demokratizimi i Serbisë është kusht i cili do të bënte që edhe Kosova të lirohej me një çmim më të vogël dhe me një shpejtësi më të madhe.
Hyrja e Adem Demaçit në politikë, do ta radikalizojë apo do ta bëjë më tolerante politikën në Kosovë, sidomos Marrëdhëniet shqiptaro-serbe?
- Unë kam hyrë në politikë që të mos na ndodh radikalizmi i politikës në Kosovë, sepse pavarësisht politikës së Rugovës, dalëngadalë është duke na lindur një shtresë njerëzish të pakënaqur dhe të mllefosur, të cilët kërkojnë një zgjidhje tjetërfare dhe për ta penguar një proces të këtillë, për ta penguar një mundësi të këtillë, unë kam hyrë që të artikulohet, që të kanalizohet, që të institucionalizohet metoda joviolente e veprimit politik. Me këtë qëllim kam hyrë në politikë dhe do të punoj në zhvillimin, në zgjerimin dhe në forcimin e Partisë Parlamentare të Kosovës. Do të bëjmë përpjekje që t'i tërheqim të gjithë ata të cilët janë të pakënaqur si brenda partive të tjera, si dhe ata, të cilët janë jashtë partive, që të na bashkohen neve, që ta bëjmë një luftë të civilizuar politike, luftë politike moderne të sotme, ashtu si e pranon këtë, si e kërkon bota, domethënë kundër çdo radikalizmi.
A mund të fillojë rezistenca aktive në Kosovë?
- Këtë do ta shikojmë së bashku. Unë tash jam anëtar i thjeshtë dhe me një mundësi që i ngjitem lart, por këto sende do t'i diskutojmë bashkë me të tjerët dhe kjo do të jetë një fryt i bashkëpunimi dhe i vendimeve të përbashkëta, të cilat do t'i bëjmë bashkë me anëtarët e tjerë dhe në forumet e tjera të partisë.
Ju po mendoni se rezistenca pasive që quhet aktualisht në Kosovë, po e radikalizon tepër gjendjen në mes të shqiptarëve dhe serbëve. A mendoni se do të japë fryte të kundërta rezistenca aktive?
- Únë mendoj se po. Kjo rezistencë do t'i neutralizojë të gjitha ato forca, të cilat meqë janë të demoralizuara, të zhgënjyera nga politika e rezistencës pasive të deritashme, kjo do të angazhojë forca, të cilat duke parë se kjo politikë do të japë rezultate ashtu edhe do të zbutet tehu i atyre të pakënaqurve, të cilët janë potencialisht të gatshëm që të kyçen në ndonjë politikë radikale.
A është menduar ndonjëherë në Prishtinë se Tirana ka bërë gjithmonë thirrje për të mos pasur rezistencë aktive në Kosovë?
- Nuk është e vërtetë se nga Tirana është bërë një thirrje e tillë. Këto janë vetëm arsyetime të atyre, të cilët kanë dashur të arsyetojnë politikën e vet.
A mos shikohet ndonjë ndryshim i politikës zyrtare të Tiranës ndaj diskursit të sotëm politikës në Kosovë?
- Politika e Tiranës ka qenë në mënyrë konstante në përkrahje të lëvizjes kosovare, në përkrahje të pavarësisë kosovare dhe kjo politikë ka pasur oshilacione shumë të vogla. Mirëpo, tash së fundi, politika shqiptarë, domethënë e shtetit shqiptar është kristalizuar krejtësisht. Deklaratat e fundit të zotit Tritan Shehu dhe deklaratat e fundit të presidentit Berisha, janë shumë të favorshme dhe janë ashtu si i duhen përkrahjes së lëvizjes shqiptarë.
(Intervistoi Mero Baze. VOA, 20 dhjetor 1996).
Menjehere pas kesaj interviste....hapen depot e armeve....shkaterohet ushtria shqipetare komplet qe mos kishte asnje mundesi ndihme ndaj Kosoves....U shiten armet kosovareve e mbushen xhepate e Berishajve.. Dhe se fundit ky I intervistuar natyrisht I tradhetuar perfundon ne kanal dhe Rugova ne hotelet Luksoze te Beogradit.
Shifi surratin, dhe s’ke nevojë të dish se kë mbron. Këta hale demaçësh, harruan se millosheviçin me naftë, e furnizonte ky miku i demaçit. Plera plerat do.
Po edhe Demacic , nisur nga mosha, nuk kishte si ti shpetonte rekrutimit nga UDB e Jugosllavise. Gelltit nje luge corbe te prishur dhe vill tere jeten.