
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të shqiptarit, Gazmir Korbi i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të autobuzit në Kroaci.
Në reagimin e bërë, Begaj shprehet se po e ndjek me shqetësim ngjarjen ku kanë mbetur të plagosur edhe disa shtetas të tjerë shqiptarë. Ai siguron familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme duke komunikuar me ambasadorin shqiptar në Kroaci.
Presidenti i garanton familjarët e të gjithë pasagjerëve te lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre.
Një autobus me targa shqiptare u aksidentua rreth orës 23 e 45 minuta të së shtunës në një autostradë në drejtim të Zagrebit në Kroaci. Sipas mediave kroate, një pasagjer 41-vjeçar ka humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.
Mes të lënduarve është edhe shoferi i autobusit, një 58-vjeçar shqiptar i identifikuar si Adem Rexha. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë dhe disa ambulanca.
Autobusi ka bërë një devijim të fortë dhe më pas është përplasur me barrierat ndarëse derisa është përmbysur. Të plagosurit, të gjithë shtetas shqiptarë ndodhen në spital ndërsa autostrada qëndroi për disa orë e bllokuar për shkak të aksidentit
Nji nder Faktoret kryesore ne Aksidenetet e shqiptareve ,brenda ose jashte vendit jane , Gomat e konsumuara dhe kryesirja sepse ne Dimer nuk eshte bere Ligje si ne Europe qe ne Mai e Nentor te behet nndyrshimi i gomave per Vere e Dimer . Un nuk arrij te kuptoj se me cafr merret ne ate e ashtuquajturra Polici Rrugore ! Apo me shetit rrugeve dhe vu gjoba vetem . ______Ngushelime Famikjes se se ndjerit ____________por shqiptaret duhet te mesojne se nqs injoron Rregulllat kudo ato duhen ne jete , injoron Jeten tende .
President...me ngushëllimin tuaj bashkohemi... ngushëllime familjareve. Ore behet mdonje ndonjë kontroll nga strukturat përkatëse per gjendjen teknike te mjeteve qe licencohen per jashtë shtetit..po per drejtuesit e tyre...hidhni nje sy mjeteve ne linjat nderkob te transportit te udhëtarëve...pastaj kapardisur.. .