
Skender Muço është prezantuar sot me strukturat e degës, si kandidati për kryetar bashkie në Sarandë nën siglën e PD.
Prezantimi u bë gjatë një takimi në Sarandë nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili e cilësoi "Kampion për bashkinë Sarandë".
Muço është i njohur veçse si një sportist i madh, pjesë e një familje kampionësh në not, gjithashtu edhe për kontributin e tij qytetar.
Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe prej disa vitesh një biznesmen i suksesshëm.
Cbiznesmen i sukseshem na del Kenua ?? Nuk ishin keta Mucajt qe me nderhyrjen e Zef Brozit shkarkuan nje thes me para perpara kembeve te tij qe ai pikerisht te hidhte firmen qe Mucajt te mernin ne pronesine e tyre ish fabiken e miellit , nje fileto orane plazhit te ri ne Sarande ...Ja keta jane Mucajt e sukseshem , dhe ky eshte Zef Brozi qe sot nga Shtetet e Bashkara ne tregon ndershmeri dhe pasterti ne politike . Kurse sa per sportista te sukseshem nuk i ve njeri ne dyshim , vec jane dy gjera krejt te kunderta qe nuk duhen gershetuar njera me tjetren , se ke qene sportist i mire nuk te ben automatikisht te denje per Kryetar Bashkie , sot , te vesh Kenon Kryetar Bashkie eshte njesoj sikur ti varesh ne qafe melcit ujkut ....Pame dhe Mondi Gjoken , saranditin e vjeter dhe te denjin per Kryetar , dhe cberi ???? Pyesni popullin e Sarandes se cberi Gjoka per Saranden .....beri nje vrime ne uje , u pasurua si asnje tjeter dhe e ktheu qytetin e Sarandes ne Kandahar ....me mire ky e kemi , Gurma ndoshta nuk eshte i zhurmshem dhe me histori dhe mbiemer te madh , vec punoi dhe nuk iu degjua fjala per asnje afere koruptive ....