Avokati: Meta do të arrestohet nga SPAK për aferën “CEZ-DIA’, ja prova që e fundos

25 Shkurt 2023, 13:23Politika TEMA

Avokati: Meta do të arrestohet nga SPAK për aferën

Avokati Idajet Beqiri ka paralajmëruar zhvillime tronditëse në politikën shqiptare. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai shprehet se afera “CEZ-DIA”, një histori privatizimi dhe abuzimi që i kushtoi vendit 414 milionë euro dëm do ta fundosë ish-presidentin Ilir Meta.

Sipas avokatit, dëshmitarët okularë do ta çojnë pas hekurave. Idajet Beqiri shprehet se këto zhvillime e kanë nxjerrë jashtë shinave Metën dhe pas kësaj afere do të nisin hetimet dhe për 42 dosje të tjera që implikojnë familjen Meta-Berisha.

Gjithashtu avokati shprehet se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit pritet të zhdukë nga politika shumë zyrtarë të njohur. Ai zbulon dhe dy pseudonimet e Sali Berishës në shërbim të UDB dhe ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas avokatit, dosja e “21 janarit” do e çojë Berishën në burgim të përjetshëm.

-Zoti Beqiri, Ilir Meta u thirr pak ditë më parë në SPAK për të dëshmuar për aferën “CEZ-DIA”, ku akuzohet se është përfshirë. Si e shikon këtë zhvillim dhe a ka sipas jush prova që implikojnë kreun e PL në këtë skandal?

Ilir Meta u thirr në SPAK për të dhënë deklarimet e tij lidhur me aferën ‘CEZ-DIA’, e cila u ka kushtuar financave të shqiptarëve miliona euro. Këto miliona i vodhi Ilir Meta, Shkëlzen Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij. SPAK ka prova të mjaftueshme për të marrë të pandehur Ilir Metën, Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, Kastriot Ismailaj etj.

Pas kësaj deklarate SPAK do t'i komunikoj Ilir Metës dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aferë të rëndë korruptive akt akuzën, sikurse do të kërkoj edhe kthimin në buxhetin e shtetit të milionave të eurove që kanë vjedhur Ilir Meta, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha etj. Fakti që ka një bashkëpunëtor të drejtësisë, sikurse është ish kryetari i LRI, i cili me dëshminë e tij si dëshmitar okular, e varros shtatë pash nën dhe Ilir Metën, është arsyeja e vetme pse Ilir Meta dhe sot ka dalë tërësisht nga shinat dhe është bërë si i çmendur.

Ai e di mirë që pas kësaj maje ajsbergu, janë edhe 42 aferat e tjera të rënda korruptive që ka bërë veçmas apo në bashkëpunim me Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, Kastriot Islamin etj, etj, të cilat janë tmerrësisht të rënda dhe të paimagjinuara...

-Cilat janë lidhjet e Metës me Kastriot Ismailajn?

Kur u fut në SPAK Meta tha do shkoj të bëj disa denoncime, një pafytyrësi, që të kesh qenë President dhe të thërrasë SPAK dhe të dalësh të mashtrosh të gjithë shqiptarët është turp. Na vjen turp që e kemi pasur President. Ndërkohë që ata thërrasin për të bërë deklarim për krimet që ka bërë dhe ai vajti atje dhe ka bërë deklarime për aferën e rëndë korruptive CEZ-DIA-s.

Dha shpjegime sepse është ai i korruptuari kryesor, Shkëlzen Berisha dhe familja e tij. Kastriot Ismailaj donte t'i merrte me vete gjërat por e tradhtoi dhe bashkëshortja e vet. Aktet që ka dërguar juristi i CEZ vetë janë dokumente tamam që flasin për një nga aferat më të rënda që iu është bërë taksapaguesve shqiptarë. Erdhën dhe në mënyrë korruptive përfituan një shumë të jashtëzakonshme që duhet të ishte në buxhetin e shtetit 414 milion eurot. Me ndërmjetësinë e Metës dhe familjes Berisha i morën dhe pjesën e ‘luanit’ e mbajtën për vete dhe pjese tjetër e morën çekët nga pasuria dhe energjia jonë elektrike.

Ky është deficit dhe e kemi në ngarkim ne ndërkohë që është futur në xhepin e tyre dhe për këtë pati dhe një komision hetimor parlamentar. Është një vend që për 32 vjet që jetojmë këtu fatkeqësisht kemi jetuar në një klasë politike që ka menduar nga mëngjesi deri në darkë se si të pasurohen vetë, si të pasurojnë familjet e tyre dhe bashkëpunëtorët e tyre. Mirëpo këto dosje për t'i formësuar, goditur duhet t'i përgatisë policia e shtetit shqiptar.

Edhe këto gjëra që thash unë policia duhet të kontrollojë si u bë privatizimi i bankës, pse donte Ilir Meta dhe organizoi vrasjen e Tom Doshit, për çfarë arsye Tom Doshi mobilizoi një ushtri të tërë nga jashtë shtetit për të zbuluar kush donte ta vriste.

Por policia e shtetit nuk ka dërguar asnjë dosje në SPAK, këto dosje janë dërguar ose nga gazetarë investigativë, ose qytetarë ose avokat mes të cilëve dhe unë. Policia është autoriteti më i lartë dhe fuqiplotë që ka fuqinë e zbulimit dhe luftën kundër krimit, por policia nuk ka dërguar asnjë aferë të tillë, pse nuk e çoi dosjen e Gërdecit, vjedhjen e floririt, CEZ-DIA.

-Në Kuvend diskutohet nisma që bashkon PS dhe fraksionin Alibeaj për hapjen e dosjeve, mendoni se ka fakte që implikojnë Ilir Metën me ish-Sigurimin e Shtetit?

Në bazë të akteve që ka në dorë Autoriteti i Dosjeve, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve okularë, të cilët e kanë rekrutuar Ilir Metën si spiun të sigurimit, me aktivitete dëmsjellëse për shokët e vet student, ai është spiun me dosje dhe do flaket jashtë politikës.

Jashtë politikës do të qërohet edhe i vdekuri i pakallur Sali Berisha, ose "Penicilina" për Sigurimin e Shtetit në Shqipëri, që ka marrë në qafë me spiunimet e tij disa intelektualë shqiptar, apo me pseudonimin "Intelektuali" në shërbim të UDB së Serbisë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

-Mendoni se rrezikohen të tjerë zyrtarë të lartë me dosje spiuni që të përjashtohen nga sistemi me ndryshimet e reja që po diskutohen nga PS dhe PD?

Ka edhe politikanë të tjerë me dosje sigurimi, si spiun të këtij Sigurimi, me veprimtari të dënueshme, të cilët do të ikin të turpëruar nga postet që kanë në politikë apo në institucionet e shtetit.

-Po sa i takon çështjes se 21 janarit a besoni se do hapet dhe a është i përfshirë Sali Berisha ne këtë çështje?

SPAK bëri fajin e rëndë që kallëzimin penal kundër Sali Berishës, Lulëzim Bashës dhe bandës së tyre kriminale, ia kaloi për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në një kohë që është SPAK që e ka në kompetencë çështjen e vrasjes shtetërore të 4 qytetarëve në 21 janar 2011.

Kallëzimi penal i bërë nga familjarët e këtyre viktimave drejtuar SPAK, ia ka futur këmbët në një këpucë këtij organi, i cili tashmë është i detyruar të regjistrojë procedimin penal kundër Sali Berishës dhe bandës së tij kriminale dhe të çojë në gjyq këtë urdhërues, organizator dhe zbatues të këtij krimi shtetëror, për 4 vrasje të cilësuara që kanë si masë dënimi burgimin e përjetshëm.

Do apo nuk do Sali Berisha, vetëm për 21 janarin ai do vdes në burg...Mirëpo për 30 vjet Sali Berisha ka bërë aq krime, aq vrasje dhe aq afera korruptive ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, sa diapozitivi i vendimit të gjykatës për dënimin e tij për çdo krim që ka kryer, do të jetë "gines" botëror për numrin pambarim të faqeve kompjuterike të shkruara...

-Revolucioni i Berishës dhe Metës?

Revolucionin e bën populli shqiptar. Fakti që Berisha do të bëjë revolucion për të mbrojtur veten nga korrupsioni i lartë shtetëror që ka bërë, nga vrasjet e shqiptarëve, duke future familjen e vet dhe familjet e shumta në një gjak pa kufi që edhe nipi e stërnipi nuk e shlyen dot me gjakun që kanë derdhur familjet e shqiptarëve.

Ai dhe Iliri i bëjnë vetëm për të larguar goditjen që do marri nga organet e drejtësisë dhe që këto organe duan apo nuk duan do ta dënojnë këtë krim sepse nuk ka rrugë tjetër as për të ecur Shqipëria dhe shqiptarët, as për të hyrë në BE. Sepse nuk hyjmë dot kështu me këto krime dhe këtë kolaps nga krimi i organizuar.

22 Komente

  1. H
    Hasan Spahiu.

    Respekt per Ju ,zoti avokat.por...as Likeflori Iliri,as Saliu,as Zeno nuk do te denohet.SPAK eshte ASPAK.Jane po' ATA Prokurore qe lulezuan ne epoken e llumit te drejtesise se mbjelle ne Shqiperi nga Saliu,Iliri,Kreshnik Spahiu.Kaluan Vetingun?Si ato kurvat qe kur Duan te martohen shkojne e qepjen,rivirgjerohen te gjinokologu.Ne drejtesi ky virgjerim quhet veting.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mese e vertete ,Qytetaret do ti ndimojne .

      Mese e vertete...Tani cfare do Ju ngelin Si vajzeri do ti kene parasysh Qytetaret e thjeshte dhe do te kontribojne per qepjet.....

      Përgjigjjuni
    2. F
      FUTJA KOT FRROK

      per idajetin e spartakun e frrokun meta e berisha kishin ken deri tani me nga 5 vjet te kryera lereni mo idajetin me edverin

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sita

        Kete artikull ka 10 vjet qe e pres ta lexoj dhe m’u kenaq zemra e shpirti. Pale kur te behet realitet ????

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari jo dixhidal

          Shpeshhere ,kur behej ndonje debat i madh,ja si ky i tashmi qe ka kapur vendin tone; jo Gerdeci,jo 21 Janari , jo spiuni i sigurimit e terci e verci jane vetetima dhe bubullima qe nuk bien jo vetem furtuna,por as shi. ato kalojne neper ajer duke shkreptimur e bubulimor.;por kurre shi. Shikoni dhe degjoni. Nje histori " BABALE" po bene kaq vite dhe 1 vit po bene Seljanji duke u shtyre vendimi per rreth 15 apo 20 here. Per seljanjin ,nje cope deputeti. Mendoni per Ftmir Mediun, Ilir Meten ,pa le per Saliun as qe u shkon ndermend per ta thirrur ne hetusi ,kurse per gjyqe te mos enderroni. Ai qe ta tregonte vendin edhe per nje zbrazje pushke, per vjedhjen e 50 lekeve te vjetra vdiq . Tani minjte hedhin valle se macoku ngordhi. Fol sa te duash ,o Idajet Beqiri ,mbase ke dhe te drejte,por drejtesia vidiq ne vendin tone. Edhe reforma qe nje flake kashte. Zoti na ruajt,por edhe nga ai nuk presim te beje rregullime, sepse ende po le ne kembe njeres si Sali Berisha e Ilir Meta.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Idajet Zhurmuesi

            E tha Idajet Beqiri që Ilir Meta do dënohet? Atëherë jam i bindur 100% se nuk do dënohet.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zeqine sallaksja gjyqtarja bjonde

              Ja tani po fillon tju mblidhet litari! Do ti shlyejne te gjitha te zezat qe i kane bete ketije vendi. Tju merren te gjitha leket dhe pronat qe kane vjedhur dhe te shkojne para drejtesise. Plerat

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

                provat jane aq te shumta per keta hajdute e kriminel 30 vjecar,por spaku nuk ka prova dhe pret nga usa

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Koli

                  Mos eshte kryetari i gjykates se Krujes ky qe flet?! Nje ish ngacmues seksual po flet per nje hajdut midis hajduteve te politikaneve shqiptare.

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fjala vjen

                    Koli, duket sikur te ka bere ndonje dem brenda ty, ky avokati; dhe po ta ka bere, valle mos ka hapur vrime tjeter?! Jo, ne ate qe ka bere perendia e ka bere. Prandaj thuaj sateme e kaloi orgazmen ne ato momente? Shiko, mos u ofendo se sot e kane per qejf dhe nder pune te tilla. te pakten kete e fituam nga demokracia gje qe ti e shrehe i pari.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koli

                      Lol

                      Përgjigjjuni
                  2. K
                    K

                    Hydajeti pasi i dha pafajsi Izet Haxhise dhe futi ne burg Berishen per vrasjen e Azem Hajdarit nga bijte komuniste do arretije edhe Meten. Hajde pyke hajde

                    Përgjigjjuni
                    1. g
                      goni

                      Ky u be si qen roje i mediave te shkruara e vizive.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dardani i Ri

                        Urime të përzemërta z. Beqiri! Jeni i lavdrueshëm.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          RAIFI

                          Nuk është e problem nëse dënohet Iliri apo Salihu nëse gjenden fajtor,por problem është "denimi" që i bëjnë mjetet e informimit e lloj-lloj halabaku pa filluar fare hetimet.Nuk bëhet fjalë për indivit të zakonshëm por për Kryetar Shteti që ka përfaqësuar shtetin për një kohë brenda dhe jasht shtetit.Apo doni t'i tregoni botës se jo vetëm që nuk keni shtet por as që do bëni ndonjëherë .Kjo është logjikë komuniste :të gjithë ata që nuk ishin komunist ishin tradhtar.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Ilirian Qelbaci

                            Ne fakt, c'ka ngrene neper gazeta ky Ido B...qiri deri tani kane dale te gjitha : Nga arrestimi i Saliut e deri tek lirimi nga burgu i atij qe ne 1996 e paditi se ja pati zbuti kurrizin ne dajak e qe pastaj u be Av Mbrojtes i tij, Izet Haxhia d.m.th.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              LIRIA

                              Pse ekziston SPAK? Shfryni inatin sa te doni por asnjeri nuk do te arrestohet, se nuk i le xhaxhi Edi. Jane nje treshe e fort, pa ata Shqiperia nuk ben dot. Mjerre vendi ne cfare kthetrash ka rene. Cfare fati paske patut moj zonje e madhe. Te mbuluan horrat e kriminelet. Zor se do shpetosh. Keqardhje per popullin fukara qe u telendis per nje cope buke dhe keta te tre e shume te tjere po e rrjepin vendin si mos me keq. I thirrje i bej popullit: Te ngrihet e te mos e leme kete farre te keqe te na marre frymen. Ti largojme nga banesat e tyre, ti nxjerrim ne rruge. Te mos presim me nga drejtesia, se ato mbushen xhepat e tyre dhe kerkojne vetem te padurohen. Vettingu nuk ishte asgje. Ne burg te perjetshem kjo bande gjyqtaresh e prokuroresh. Tju meret cdo qindarke deri ne fund. Te ngelen rrugeve si lypsar. Vetem atehere Shqiperia do te behet. Ngrihu o popull, cfarose te keqen. Po nuk e vrave tradhetine, buka te ngec ne fyt. Lufto per qetesine e femijve.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Drini

                                Fal fal fal, shqetesim, shqetesimi, shqetesim.....

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sicialisti

                                  Jo ! Ne nuk do e lem kure Ilir Meten ai eahte dhe ngelet i joni pjesa jon, Pse? Po te hiqet nje tul nga muri , ai shembet i gjithe, doni meper belului Burgosja eIlit Metes eshte fundosja jone Po u mbyt TITANIKU do i mare gjithe pasagjetwt mder vete

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Komunisti sot Socialist

                                    Jo ne socialistet nuk do lem Ilir Meten te futet ne Burg Se po u fut iliri shkon per lesh partia socilaistrshkatrojet totalisht bie qeveriaDo e mbrojme deri ne vdekje Politikanin ton te nderiat socislit Ilir Metaj

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Romano

                                      Sa te lezecem jane keta idajetet qe dalin sa here ka halle qeveria!!! Po kur thote " na vjen turp qe e kemi patur president"! Namik Hoti i viteve 2020! Ketij i vjen turp nga Meta po nuk i vjen turp nga Rama. Ik o idajet se nuk ngre peshe ti. As ti as ai ish deputeti nga lista valteri. Jeni psikopater qe per 10 mije lek shisni gruan. Skeni as shoke as identitet as integritet. Do vdisni dhe sso ju mbaje mend njeri. Te neveritshem

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        Iliri Macukull

                                        Shyqyr zotit që Shqipnia Ka djem si ti. Zoti të bekoftē.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje