PDIU braktis Berishën: Qytetarët të mos votojnë Fredi Bejlerin

25 Shkurt 2023, 10:12Politika TEMA

PDIU braktis Berishën: Qytetarët të mos votojnë Fredi

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Vetë drejtuesi i kësaj partie, Shpëtim Idrizi ka bërë me dije se nuk do i bashkohet asnjërës nga partive të tjera në këto zgjedhje.

Madje Idrizi thotë se nuk është kontaktuar nga asnjë nga dy palët e PD-së për t’i kërkuar bashkëpunim.

Më tej ai bën thirrje që në zgjedhjet lokale të mos votohet Fredi Bejleri për Bashkinë Himarë duke e konsideruar si person të akuzuar për masakrën e Peshkëpisë si dhe të dënuar për dhunim të simboleve kombëtare.

“Bazuar në ndryshimet e fundit Kushtetuese për heqjen e koalicioneve, PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje.

Më duhet të theksoj që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj.

PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje, që ata që flasin në emër të demokratëve e kanë detyrë që të bashkohen e të sjellin një forcë solide në zgjedhjet që priten të mbahen.

Shqiptarët e Çamërisë e njohin mirë historinë e tyre dhe të të parëve të tyre dhe e dinë mirë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij dhe se si tentoi ti vriste për së dyti Enver Hoxha dhe komunistët, por po kaq e padrejtë është dhe intimidimi, indiferenca e Partive Politike kryesore në këto 32 vite. Çështja Ҫame do të zgjidhet kur të gjitha partitë politike me mbështetjen e aleatëve tanë SHBA, BE dhe Britani e madhe,  të vendosin të parin interesin kombëtar dhe jo partiak a të liderve të tyre.

PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha ti bëjmë thirrje shqiptarëve të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/ 26.12.2006, me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.

Shqiptarët nuk mund e nuk duhet të votojnë njeriun që bën edhe sot fushatë me flamurin e Vorio Epirit i cili advokon autonominë e Vorio- Epirit, që tenton të prekë tërësinë territoriale të Shqipërisë, atdheut tonë”- shkruan Idrizi.

3 Komente

  1. P
    Pellazgu

    Reofte Vorio Epiri i pavarur. Poshte kriminelet, trafikantet e droges, tutoret, hajdutet, islamistat. E dini vet ju se kush jeni...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      Po ti o grek muti o hale e Vorio_Epirit,je një frkacak e pederalst i ndyrë. Greku F Beleeri do fitoj piçkën e sëmës,sepse fshatrat e Labërisë do votojnë për kandidatin e PS. Posht Fred Bejleri ky armik i shqipëtarëve.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        N'a ka rru moti verioepiri o pellazgu, zoti Idrizi flet per trojet shqiptare e JO per ju kriminelet qe fshiheni nen petkun e PD-s me flamur grek, kjo eshte PD-ja,ky eshte pseudopatrioti sali berisha i rrethuar me kriminel, me kshilltarin spécial per siguri kombetare serbin fazlliq i kerkuar si kriminel lufte ne bosnie e me perfaqsues kriminel grek si ky bejleri qe Koken mban ne shqiperi e prapanicen ne greqi,kush voton bejlerin voton grekun,kush voton sali berishen voton krimin dhe serbine sepse keshtu do sllobodanka.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje