Deputetët britanikë takojnë Lindita Nikollën: Po u ndaluan gomonet, nis emigrimi i ligjshëm

24 Shkurt 2023, 16:20Politika TEMA

Deputetët britanikë takojnë Lindita Nikollën: Po u ndaluan

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti deputetët e Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, z. David Jones dhe z. Bob Blackman

 Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi sot një takim pune me anëtarët e Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, z. David Jones dhe z. Bob Blackman.

 Gjatë takimit u diskutua mbi intensifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar si edhe mbi çështje të tjera të bashkëpunimit mes dy vendeve.

 Kryetarja Nikolla vlerësoi “Mbështetjen e Qeverisë dhe Dhomës së Komuneve të  Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e Procesit të Berlinit,  bashkëpunimin e qeverive  për mbështetjen e emigrimit legal të qytetarëve shqiptarë në Britaninë e Madhe për studime, punë e biznes,  dekurajimin e flukseve të parregullta dhe shmangien e rënies së qytetarëve shqiptarë në rrjetet e trafikantëve dhe krimit të organizuar si edhe qëndrimet e vendosura të Mbretërisë së Bashkuar për integritetin e politikanëve, funksionarëve publikë dhe biznesmenëve.”

 

Deputetët, z. David Jones dhe z. Bob Blackman, shprehën vlerësimet e Dhomës së Komuneve për vijimin e bashkëpunimit me Kuvendin, progresin e gjithanshëm të Shqipërisë, avancimin e reformave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përballimin e sulmeve të terrorizmit kibernetik, mbrojtjen e paqes e të sigurisë, mbështetjen e refugjatëve iranianë e ukrainas si edhe mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës kundër agresionit të Rusisë. Ata nënvizuan se lufta kundër trafikimit të emigrantëve është rruga për të mbështetur emigrimin e ligjshëm të qytetarëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

3 Komente

  1. R
    Realist

    Ne fakt eshte e kunderta. Nese ju ofroni kushte normale dhe ligjore per emigrim, atehere ndalohen gomonet. Sa do qe UK ose cdo shtet tjeter te behet fortese ligjore, njerezit nevojtare do gjejne rruge joligjore te futen ne vend. Ky eshte nje absurd qe i ben mire vetem shokeve biznesmene te deputeteve UK (qe lobojne tek ta), te cilen shfrytezojne krahun e punes ultra te lire te paligjshem... Dokrra me angleze me pak fjale...

    Përgjigjjuni
    1. 2
      2 Mister Bin ne Oborrin e Shtetit Shqiptare !!

      Po pse mer humoristet e talentuar ne duart e parlamentit Shqptare jane Gomonet ? O mashtrues e te pafytyre eshte Politika juaj ajo vs Shqiperise qe ka cuar ne kte gjendje , duke strehuar Kriminelet si Kumbaro e mos lejuar qe te behej Drejtesi ne Shqiperi sepse ju shkonin ne Burg Frankensteinet qe ju mbeshtete ne 32 -vjet ne Shqiperi salih berishen dhe ilyer metaj - qe Videon e Dritan Priftit nga e nxoret Montim - kjo eshte Lidhja juaj me Krimin Politike ne Shqiperi ,duke mos lejuar Shtetin Shqiptae te funskionoj e ndertoje Demokracine dhe zhvillohej si pasoje ,mungesa e punesimit .ben qe populli te sakrifikoje e kerkoje rruge te tilla Mbijetese . ____He na Rruaci Hipokritte te ndyre .ktej mbeshtesni Krimin Politike ne Shqiperi e vini ne Shqiperi e takone kryeparlamentaren me demek _la lini Dopigjashten ne dore Shtetot te soten Shqiptare pasi Ju e krijuat kte gjendje ne Shqiperi Maskarenje

      Përgjigjjuni
      1. U
        Universi shprsa ime

        Je shum naive moj çupkë. Kriminela dhe band kriminelash jeni ju politiķanët e këtyre 32 vjet shkerdhatokraci. Ju shoftë fare. Rac hajdutash e kriminelash

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje