Agron Duka i zhgënjyer me Berishën: Një sms nuk më ka dërguar! Neve nuk na konsideron, vetëm Metën

24 Shkurt 2023, 09:22Politika TEMA

Agron Duka i zhgënjyer me Berishën: Një sms nuk më ka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehu haptas zhgënjimin e tij ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha duke deklaruar se ky i fundit nuk e kishte telefonuar asnjëherë për të tentuar që të sjellë bashkim në opozitë.

Ai tha se Berisha nuk i merr aspak në konsideratë krerët e partive të tjera opozitare, ndryshe nga konsiderata që ka për Metën.

“Një sms nuk ma ka sjellë. Nuk duhet të na çudisë kjo që Berisha nuk na thirr neve. Po këta që thonë se janë PD zyrtare, si nuk na thonë njëherë si do ja bëjmë me këto kandidatë. Situata është shumë kaotike.

Ne jemi vetëofruar për të qenë korrektë. Neve nuk na konsideron, Metën e konsideron. Mund të ketë të drejtë po le ta provojmë njëherë sesa do arrijmë në zgjedhje. 

Berisha është gjigand në politikë, por si ka mundësi, një njeri që merr vesh kaq shumë në zgjedhje, që ka shumë eksperiencë, sot nuk e bën dot t’i bashkojë. Dalim tek përgjigjia që ka probleme brenda PD-së më me rëndësi se bashkimi opozitar”-tha Duka.

5 Komente

  1. P
    Pal Melyshi

    Ky Duka nga Nivica e Tepelenes eshte njethundraku me i madh i miletit , beni nje prove Gjenerale jepi lapsin po diti te shkruaj emrin e tije ; ue vete varem ne litare te kuĺla e sahatit. E merrni vesht e milet kush ben politike e kete vend te mallkuar.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agrari po jo i partisë

      Nuk është kështu or ti Mëlysh ! Ai ka qenë sportist dhe agronom i mirë , por në politikë është injorant . Ai konstaton që Berishoviçi nuk ja vërshëllen fare , po nuk është në gjëndje të reagojë se nuk di se ç'duhet bërë për momentin . Ai nuk ka struktura dhe njerëz që të mbështesin kafshën e egër . Atij i është vetafruar vetëm katunari Tepelenës që ka ngelur rrugëve Arben Malaj . Në këto kushte që ai është , përse do ti duhet egërsirës ? Duka i krimit është i mbaruar si politikan , ndërsa ekonominë e ka në nivele të larta. Për vehte ok, për ca fshatarë që e mbështesin , vari teneqenë .

      Përgjigjjuni
    2. m
      mond

      Dmth ju hapni këmbët dhe ai nuk ju hedh sytë. Dhe ju në vend që të kaloni nga krahu tjetër (sa për ta fundosur në idenë se mbeti vetëm) vazhdoni ti luteni. Kjo tregon se nuk i duheni as njërit as tjetrit krah, dhe në fakt ashtu eshte,jeni sa për të prishur punë.

      Përgjigjjuni
      1. r
        raul

        O Gono ka ardhur koha te hapesh krahun dhe ti. Te jepet shansi i fundit ne politike me 14 maj. Hiq dore nga perbindeshi i Vucidolit qe te quajti Duka I krimit para gjithe parlamentit. Kalo majtas dhe fito reputacionin e duhur dhe ne Shijak se ke mbi 8 vjet qe po xhiron bosh ne politike. Koha e Hu Xhintaos se foltores dhe spiunit te pazarit te ri qe te keput ne mes ka mbaruar. Dhe hena te ulet ne toke foltorja dhe leshelija nuk vijne me ne pushtet. Ato te dyja jane kufoma politike qe 14 maji do tu jape shqelmin perfundimtar per ne gropen e plehrave te historise.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Universi shprsa ime

          147 pseudo parti për 1.8milion elektorat Turpin I botës .. vetëm tek ne ndodh.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje