1 vit luftë në Ukrainë, Rama: Rezistencë heroike, Rusia nuk mund të fitojë

24 Shkurt 2023, 09:11Politika TEMA
1 vit luftë në Ukrainë, Rama: Rezistencë heroike, Rusia nuk

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në 1-vjetorin e luftës në Ukrainë.

Nga Hiroshima e Japonisë, Rama u shpreh se shumë menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh, por në fakt nuk ndodhi kështu.

Rama e cilësoi heroike rezistencën e popullit të Ukrainës, nën lidershipin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndër të tjera, Rama nënvizoi se tanimë po bëhet edhe më e qartë se Rusia nuk mund ta fitojë luftën.

“Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh, por ja ku jemi këtu sot, 1 vit rezistencë heroike e popullit të Ukrainës nën lidershipin guximtar dhe të hekurt të presidentit Zelensky me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë për të gjithë se Rusia nuk mund ta fitojë luftën. 

Dëshiroj të shtoj që kam nderin ta bëj këtë mesazh këtu nga Hiroshima pas një momenti të gjatë dhe jashtëzakonisht të veçantë nderimi në memorialin e të zhdukurve nga goditja e bombës atomike dhe pastaj në muzeun e tmerreve të bombës atomike.

Shtoj që të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha vendosmërinë e secilit që ka respekt për lirinë, vlerat e demokracisë në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje të dështojë”, ishte mesazhi i kreut të qeverisë.

17 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    o dobiçi ynë nuk ta nxë goja fitoren e ukrainës??je gjithnjë me "të mos e poshtërrojmë bastardin e rusisë"??nuk ke faj,vëllai, vëllain e vret por kockën ja ruan?? nuk ta pranon mëndja që me humbjen,poshtërimin e putanës,sepse do të kesh pak mbështetje dhe ti si sivëlla i tij??sepse aq budalla nuk je që të mos kuptosh se pas putanës e ka radhën erdoqëni,vëllai yt shpirtëror,do ti humbë ekuilibri Xi-së që ti adhuron në fshehtësi??o pusht,po të rrëshket toka nën këmbë!!atë që ti e kopjove me shumë zell dhe ja kalove në një mënyrë fantastike,sali berishën,por e grijnë në makinën e mishit,dhe se do të të vijë radha dhe ty!!

    Përgjigjjuni
    1. O
      Olti

      Kan vuajtur vertet shum ama kurr nuk e dorzuan vendin e tyre

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kevi

        Me vjen vettet keq per cfare po kalojne

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adi

          Normal nuk do te fitojne pasi cdo vend ukrainen po mbeshtet

          Përgjigjjuni
          1. t
            titi

            e ka then tamam rezistenc heroike

            Përgjigjjuni
            1. t
              tosi

              uroj te mbaroj sa me shpejt kjo luft e tmerrshme

              Përgjigjjuni
              1. y
                ylli

                shqiperia si gjithmon do paqe ne bote

                Përgjigjjuni
                1. y
                  ymeri

                  kjo lufte duhet te perfundoje sa me shpejt

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ani

                    Shpresojm te mbaroj sa me shpejt

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eno

                      Nje luft e cila ka dhene pasoja ne te gjithe europen

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mondi

                        Ukraina po e perballon me se mire kete lufte ndaj Rusise ki ka nje vit qe po i reziston me se miri

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          anti25642654censurë

                          tufa e zagarëve të dobiçit me pseodonime tre shkronjësh??? sa janë??9 copë!! o hajvan që shkruan me pseudonime të ndryshme,përse je kaq idiot sa të mbash të njëjtin prototip pseudonimi,dhe postime seriale me sekonda njëri pas tjetrit??

                          Përgjigjjuni
                          1. g
                            goni

                            forca kampion

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              aliu

                              Perhere nga qeveria tregohet deshira e madhe per paqe

                              Përgjigjjuni
                              1. p
                                poli

                                Nuk ka asgje me te mire sesa ti vijme ne ndihme sepse janr te pafajshem ata qe po humbasin jetet

                                Përgjigjjuni
                                1. g
                                  gezim

                                  Keshtu duhet te jemi perhere drejte se mires dhe drejte harmonise

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    I PABUKSI

                                    Po nuk shkoi ne Ukraine per te luftuar ushtria Shqiptare eshte e veshtire fitorja kunder Rusise

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje