
Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar këtë të enjte një takim me disa degë të Partisë Demokratike në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Alibeaj u ndal edhe te vendimi që pritet të marrë Gjykata e Apelit më 3 mars, në lidhje me vulën dhe logon e kësaj force politike.
Alibeaj iu drejtua grupit të Sali Berishës se e drejta do të fitojë dhe shtoi se nga ana juridike, ata nuk kishin të drejtë dhe prova që të shkonin në gjykatë
“Çdo të bëhet në datën 3? E drejta do të fitojë, ligji do të fitojë, kontributi do të fitojë, historia do të fitojë, e ardhmja e Partisë Demokratike do të fitojë.
Ndaj, qetësohuni sepse ajo që vjen pas datës 3, në çdo rast do të jetë një barrë më e madhe për demokratët, një peshë përgjegjësie më e madhe sesa sot për demokratët, për shqiptarët dhe për Shqipërinë.
Kjo është ajo e cila realisht më preokupon mua sesa teknikalitetet e vendimit. Doni për vendimin? As kanë të drejtë të shkonin ata në gjykatë, as kanë prova ata të shkonin në gjykatë.
Me një gjykatës, i cili, të gjithë e dimë, i korrputuar politikisht dhe në presionin e të gjithë atyre elementëve, edhe financiare dha atë lloj vendimi”, theksoi ai.
E drejta e ketij bujkut Alibajga do fitoje , lol , se kete e voton shpi e tij, se njeri tjeter kete shpifarak e primitiv nuk e voton
Nuk kam ndonje simpati per Berishen sepse ne rrugetimin e tij demokratik jane bere gabime te medha dhe piketat e korupsionit e te kontrabandes i hodhi ai se bashku me kolegun e tij Bode qe mbasi eshte majmur me para , ri si struci ne Bange. Drejtimin e Partise demokratike duhen ta kishin mare ne dore te rinjte. Te tre grupimet duhet te bashkoheshin dhe duhet tja benin te qarte Berishes: Do te perkrahim deri ne rezimin e Rames. Mbas fitores Berisha duhet te hape krahu dhe te dale ne pension te plote pleqerie. Grupi i Alibeut ne kete gjendje qe eshte nuk i sherben demokrateve, por eshte ne sherbim te Rames. N.se ky sherbim eshte i blere atehere me plot te drejte kemi per te thene se Alibeu rrjedh nga familje tradhetaresh dhe me te drejte regjimi i kaluar e paska pesekutuar.