
Avokati Idajet Beqiri foli nga studio e Euronews Albania në lidhje me marrjen në pyetje nga SPAK të Ilir Metës për çështjen CEZ-DIA.
Beqiri tha se reforma në drejtësi ka prekur folenë e grerëzave të politikës dhe tani po hetohet korrupsioni galopant i 30-viteve.
Avokati theksoi se Meta nuk duhet të hetohet vetëm për çështjen CEZ-DIA, por edhe për 43 afera të rënda korruptive.
“Foleja e grerëzave është prekur tani nga reforma në drejtësi. Grerëzat tani janë të detyruara të dalin nga foleja, në kuptimin që do të hetohen. Incenaratorët janë shumë pak, sa ka shumë tendera dhe koncesione janë dhënë që duhen hetuar.
Nuk është vetëm CEZ-DIA, Gërdeci apo 21 janari, pasi jemi një vend që jemi vjedhur në mënyrën më galopante. Është vrarë dhe varfëruar në mënyrë galopante ky vend nga klasa politike.
Meta nuk është problem se ka vetëm këtë, nuk është problem i vetëm CEZ- DIA për Metën.
Po çfarë do thotë Meta për florin? Janë 43 afera të rënda korruptive, duke filluar nga Banka e Kursimit, nga Profarma dhe mjetet shkollore etj…
Ai hidhet përpjetë se e di që pas kësaj janë dhe 43 të tjera”, tha avokati.
Ne Shqiperi nuk funksionon ligji eshte anarki e kaos me kete politikanet hajdut mbas sistemit komunist ne ate demokratike te brishte jane pasuruar qe kane bere pasuri marramendes ilegale qe nuk ia dijne skajin e pasurise sic eshte hajduti Ilir Meta me imun,priviligjuar i pa prekshem nga ligji qe me dekada vodhi pasurine e shtetit shqiptar dhe financiare ne vlere dhjetra miliona dollare te depozituar ne banka londineze (Britani e Madhe)?!
Ore Beqir o naiv?akoma nuk e ke kuptuar qe je ne vendin e qelbesirave?si mund te presesh mrekullira ne kete vend?Pse pak prova kane prokuroret kriminele te ketij vendi?
sapa-po zotrote ku e fut veten tek "qelbesirat", apo tek debilet? Me siguri duhet te jesh nga keta te fundit, mdryshe nuk ka si spjegohet qe fut ne nje thes politikanet e korruptuar me shqiptaret qe punojne e sigurojne jetesen me djersen e ballit.
Fol Idajet te lumte goja, se ne SPAK filloi loja!